Prishtinë, korrik 2011 – “Unë vetëm mund të them së Afrika Qendrore nuk e ka vizituar asnjë prej institucioneve të Kosovës. Unë dy herët e fundit që isha në kontinentin afrikan jam takuar me njerëzit eksponentë të Afrikës Qendrore dhe si rezultat pasoi njohja”, ka theksuar Pacolli.

Gjatë lobimit në Afrikë z.Pacolli takon presidentin e Tanzanisë
Prishtinë, shtator 2011 – Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ka takuar presidentin e Tanzanisë, Jakaya Kikwete, me të cilin ka pasur një takim miqësor.
Presidenti Kikwete, bashkë me Pacollin biseduan për mundësinë e njohjes së shpejtë të Kosovës nga Tanzania, dhe mundësinë e njohjes në bllok nga vendet anëtare të SADC (Komunitet zhvillimor I vendeve të Afrikës Jugore), në të cilën bëjnë pjesë 14 shtete.
