Astana, 12 dhjetor 2007 –
Me rastin e 10 vjetorit të kryeqytetit të ri të Kazakistanit, Astana, Parlament i këtij shteti, me propozimin e presidentit Nursultan Nazerbajev, e dekoroi kryetarin e “Mabetex Group”, Behgjet Pacolli, me dekoratën më të lartë shtetërore “Qytetar nderi”.
Prej formimit të shtetit të Kazakistanit e deri më tani, me këtë dekoratë janë shpërblyer 17 personalitete.
Kjo dekoratë i jepet Behgjet Pacollit për kontributin që I dha këtij shteti dhe zhvillimin ekonomik të saj, e pikërisht ndërtimin e kryeqytetit Astana.
Sipas vendimit të Parlamentit të Kazakistanit të vitit 1994, dekretohet ngritja e kryeqytetit të ri Astana në një fushë të gjelbër, dhe vetëm pas 10 vjetëve nga fillimi I ndërtimit e deri tani, ky qytet ka mbi 700 mijë banorë.
Ndërrimi I kryeqytetit nga Almaty i lashtë në jug, në Astana në veri të Kazakistanit u bë për shkaqe politike – përr shkak të rrezikut për ndarje të pjesës veriore të shtetit, pasi atje dominonte nacionaliteti rus dhe nga Moska, pas pavarsimit të Kazakistanit, vinin zëra kërcënues.

