Abuja, qershor 2011 – Në kuadër të aktivitetit lobues në Afrikë për shtimin e njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës, zv.kryeministri Behgjet Pacolli, po qëndron në Nigeri.
Në kryeqytetin e këtij vendi, Abuja, Pacolli është takuar me Bamanga Tukur, liderin e Partisë Demokratike Popullore (CON), partia më e madhe në vend, e cila e qeveris aktualisht Republikën e Nigerisë.

Aeroplani i cili shfrytëzohej për turneun lobues nga ekipa e zotëri Pacollit.
z.Pacolli i ka falënderuar autoritetet e Nigerisë për mikëpritjen dhe për gatishmërin e treguar për të pasur takime të këtij niveli, ku diskutohet me prioritet mundësia e njohjes sa më të shpejtë të Kosovës nga Republika e Nigerisë.

Harta tregon disa nga vendet që vizitoheshin nga ekipa lobuese e zotëri Pacollit, shpenzimet e këtij ekipi të gjitha mbuloheshin nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.
