Fondacioni “Behgjet Pacolli”, së bashku me ekipin e tij, është angazhuar për lobimin e pavarësisë së Kosovës që nga viti 2004. Në këtë kohë Behgjet Pacolli ka filluar përkushtimin e tij për Kosovën në Uashington dhe në gjithë botën.
Zotëri Pacolli është angazhuar për lobimin e pavarësisë së Kosovës edhe kur ishte në opozitë si kryetar i partisë AKR-së, si zëvendëskryeministër dhe kur u zgjodh president i Republikës të Kosovës. Shpenzimet vetëm pë lobim kapin shifra milionëshe.