Lobimi për njohje edhe në Sao Tome dhe Guinea Ekuatoriale

Pristhinë, nëntor 2011 – Në kuadër të angazhimeve institucionale për lobim, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Pacolli, është takuar në Sao Tome me kryeministrin e këtij shteti, dr.Patrice Emeny Trovoada, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Manuel Salvador Dos Ramos.

Këto vizita z.Pacolli i realizoi pas një misioni lobues që kishte në Kamerun.

Nga autoritetet e këtyre vendeve z.Pacolli ka marrë konfirmimin për njohjen e shtetit të Kosovës.