Prishtinë, korrik 2012 –

Në kuadër të angazhimeve shtetërore për lobim, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar në Adis Abeba të Etiopisë, udhëheqës të disa vendeve të Unionit Afrikan, që po marrin pjesë në konferencën e kësaj organizate.
Pacolli është takuar me presidentin Tanzanisë, Jakaya Kikwete, dhe ministrin e Punëve të Jashtme të këtij shteti, Bernard Membe, dhe ka kërkuar njohjen e Republikës së Kosovës nga Tanzania dhe vendet tjera të SADC (komuniteti zhvillimor I vendeve të Afrikës Jugore, ku bën pjesë edhe Tanzania).


Në takim me zëvendëspresidentin e Togos, Koff Esau, Pacolli ka argumentuar arsyet dhe nevojën që Kosova të njihet edhe nga ato shtete afrikane që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap.
Ka takuar edhe ministrat e punëve të jashtme të Kenias, Syvhelles, të Sudanit Jugor dhe të Afrikës së Jugut.

