Më 19 korrik 2007 në Afganistan shpërtheu kriza e pengjeve koreane. 23 persona të një misioni kishtar u morën peng nga talebanët në provincën Ghazni të Afganistanit. Ata u rrëmbyen nga autobusi i cili I transportonte.
Dy burra nga ky grup u ekzekutuan, ndërsa dy gra ishin liruar. Për fatin e 19 pengjeve të tjera më tepër spekulohej sesa thuhej e vërteta.
Pothuajse çdo orë vinte nga një informatë e ndryshme nga pararendësja. Po ashtu, kishte spekulime që qeveria koreane ishte duke trajtuar me talebanët këtë çështjeje por, si rezultat i këtyre thashethemeve, vazhdonte të rrezikohej edhe më tutje jeta e 19 pengjeve koreane.
Për lirimin e pengjeve koreane ishte angazhuar edhe ambasadori Waheedullah. Ai kishte telefonuar z.Behgjet Pacolli, për t’i kërkuar ndihmë në lirimin e pengjeve koreane. z.Pacolli dhe ambasadori Waheedullah njiheshin pasi ky i fundit kishte punuar në misionin e UNMIK-ut në Kosovë.
Për lirimin e pengjeve koreane z.Pacolli kishte marr telefonatë direkte edhe nga Sekretari i OKB-së në atë kohë, Ban Ki Moon, i cili i kishte kërkuar z.Pacolli të shkonte në këtë mision. Kjo i kërkohej z.Pacolli pasi që kishte një histori të njohur për menaxhimin e krizave të pengjeve.
