Letër falenderuese nga presidenti i Republikës së Jakutisë

Yakutia, 2 shtator 1997 –

Fondacioni “Behgjet Pacolli”, në republikën Saha – Jakutia, kishte dhuruar një shtëpi për strehimin e jetimëve gjerësisht fëmijëve me probleme fizike (të cilët shumëherë refuzoheshin nga prindërit e tyre dhe braktisëshin).

Kjo shtëpi kishte kapacitet prej 220 krevetësh me të gjitha orendit për jetesë, kuzhina dhe hapësira për qëndrimin ditor, hapësira rekreative, hapësira për kujdes midicinal, klasë mësimi e çdo gjë tjetër në shërbim të këtyre fëmijëve.

Kjo shtëpi ishte ndërtuar për një afat rekord dhe jetohej nga 220 fëmijë nga ku organizohej edhe trajtime medicinale si për brenda republikës ashtu edhe jashtë shtetit.

Shumë operacione u kryen nga spitalet Europiane si, San Raffaele në Milano dhe në klinika tjera Europiane, kosto të cilat i bartej nga fondacioni “Behgjet Pacolli”.

Letëra falenderuese drejtuar themeluesit të Fondacionit, Behgjet Pacolli nga presidenti i Republikës së Jakutisë;

Shkëlqesia juaj,
I nderuari
Zotëri, Behgjet Pacolli

Unë jam mirënjohës për këtë rast, i cili më jep mundësinë t’ju përgëzoj, mik i sinqertë dhe mbështetës i Republikës së Sakhasë (Jakutia), në datën e shënuar të ditëlindjes suaj.
Gjithashtu jam mirënjohës që më është dhënë mundësia të takohem me ju, një sipërmarrës
i rëndësishëm, i njohur në sferat më të gjera të biznesit ndërkombëtar, si dhe një person jashtëzakonisht interesant, i sinqertë dhe i denjë për t’u vënë në lëvizje, me zemër të sinqertë dhe pasionant, një
partner i besueshëm dhe mik I devotshëm.
Këtu në Jakuti, ne vlerësojmë shumë njerëzit të besueshëm, ata që mund të mbështetesh
në kohërat më të vështira. Dhe unë të kam njohur ty si një person të tillë për një kohë të gjatë.

Le të shërbejnë si dëshmi për këtë deklaratë shumë ndërtesa të mrekullueshme, të ngritura nga
punëtorët e kompanisë tuaj në kushtet e ashpërsisë së klimës veriore. Ato flasin vetë dhe do të jenë të
dobishme për popullin jakut për një kohë të gjatë.

Ju uroj, i nderuar zotëri Pacolli, gjithë të mirat për jetën tuaj, gëzim, lumturi, dashuri dhe
mbarësi të mëtejshme!

Presidenti i Republikës së Sakhasë (Jakutisë)
Mikhail Nikolayev
Moskë
2 shtator 1997

Letër falenderuese drejtuar themeluesit të Fondacionit, Behgjet Pacolli nga presidenti i Republikës së Jakutisë.