Yakutia, Qershor 1993 –
Ky botim sponsorizohet nga Fondacioni “Fëmijët e Yakutia (Sakha)”.
Në qershor të vitit 1993 z. Behgjet Pacolli, president i MABETEX Group nga Lugano ka krijuar Fondacionin për Fëmijët e Yakutia (Sakha). Fushëveprimi i Fondacionit është krijimi dhe forcimi i marrëdhënieve të mira ndërmjet Republikës së Sakhasë dhe Kantonit të Ticino-s të Zvicrës.
Fondacioni ndihmon fëmijët me shëndet të dobët nën 15 vjeç, që vuajnë nga sëmundje të trashëguara dhe të tjera, që për disa arsye nuk mund të kurohen në vendlindje dhe kërkojnë ndihmën e specialistëve në nivel ndërkombëtar.
Fondacioni promovon shkëmbimet kulturore midis Republikës Sakha dhe kantonit të Ticinos në çështjet mjekësore dhe sanitare, në arsimin social, sferat e shkencave teknike dhe humane. Me përpjekjet e Fondacionit, shumë fëmijë Jakutianë morën ndihmë të kualifikuar mjekësore dhe u kthyen të shëndetshëm në shtëpitë e tyre.
Ja teksti i letrës dërguar nënës së z. Pacolli nga zonja Anastasia N. Bojedonova, kryetare e Komisionit për familje, grua dhe politikë demografike në shtator 1993.
Në vazhdim lexoni përmbajten e letrës:
E nderuara zonja Nazmie Pacolli,
Fillimisht më lejoni t’ju falënderoj për edukimin e mrekullueshëm që i keni dhënë djalit tuaj Behgjet Pacolli. Ne e admirojmë aktin e tij bujar të sponsorizimit të programit të kujdesit shëndetësor për fëmijët Yakut.
Jemi të informuar për ndihmën e tij të mrekullueshme në vendin e tij të lindjes, dhe ju sigurojmë se periudha e shkurtër që ai kaloi në Jakuti ishte mjaftueshme për ta bërë atë të ndjejë simpatinë dhe ndjeshmërinë për fëmijët e vendit tonë. Origjinën e një personazhi kaq madhështor e shohim në faktin se djali juaj lindi në një familje të madhe, me shpirtin plot dashuri, e respekt për prindërit, për ndihmë reciproke, që u mboll thellë nga ju, si nënë në atë familje.
Populli jakut i vlerëson në mënyrë të veçantë nënat e familjeve të mëdha, veçanërisht ato nëna, që kanë arritur të edukojnë fëmijët e tyre në frymën e veprave fisnike dhe bujarisë.
Këtë vit me një dekret të posaçëm të Presidentit tonë, festa zyrtare e nënës festohet në tetor. Ju urojmë shëndet zonja Nazmie Pacolli, jetë të gjatë dhe shpirt optimistë. Do të jeni gjithmonë të mirëpritur në Tokën e Jakutisë.
Presidenti i Komitetit për familjen, gratë dhe Politikën Demografike nën Presidentin e Republikës së Jakutisë (Sakha)
A.N. Bojedonova,
8 shtator 1993,
Yakutsk
