Tetovë, 24 Mars 2011 –
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, është pritur nga kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti.
Pacolli pasi ka rikujtuar ndihmën që ky qytet dhe rrethina i dhanë Kosovës në ditët më të vështira, ka thënë se Tetova dhe kjo anë e Maqedonisë është pjesë përbërëse e të gjitha zhvillimeve shoqërore, kulturore dhe politike të rajonit.
Me këtë rast, kryetari i komunës së Tetovës nderoi presidentin e Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli me mirënjohje për kontributin e tij në kultivimin dhe afirmimin e vlerave të përbashkëta kombëtare dhe për avancimin e vlerave moderne evropiane.