Kryetari i Mitrovicës falënderon Fondacionin “Behgjet Pacolli”

Përfaqësuesi i komunës së Mitrovicës ka falënderuar Fondacionin “Behgjet Pacolli” me rastin e festës së Fitër Bajramit për ndihmën dhënë 700 familjeve të varfra të komunës së Mitrovicës.

“Fondacioni ‘Behgjet Pacolli’ vazhdimisht ka treguar interesim për ta ndihmuar komunën e Mitrovicës. Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Fondacioni shpërndau pako me ushqime të ndryshme për 700 familje me gjendje të keqe ekonomike. Për këtë aksion humanitar unë në emrin tim personal dhe të qytetarëve të Mitrovicës, falënderoj Fondacionin ‘Behgjet Pacolli’, themeluesin e tij Behgjet Pacolli.

Kjo ndihmë është shumë e mirëseardhur për qytetarët e Mitrovicës, të cilët aktualisht janë në kushtet më të këqija ekonomike dhe sociale se kurrë më parë për shkak të problemeve të shumta me të cilat ballafaqohet komuna.

Falë kësaj ndihme familjet me gjendje të rëndë ekonomike do të mund ta festojnë festën e të bekuarit Fitër Bajramit, t’i gëzojnë familjet e tyre”, tha kryetari.