Kontribut financiar për rimëkëmbjen e Trepçës

Menjëherë pas përfundimit të luftës Fondacioni “Behgjet Pacolli” sponsorizoi një konferencë për rindërtimin e Kosovës në Lugano të Zvicrës (ku mori pjesë edhe Qeveria e Kosovës).

Në këtë konferencë Fondacioni ka sponsorizuar një punëtori se si të bëhet privatizimi në Kosovë.

Ekspertët nga Polonia ishin të pranishëm dhe qëndruan katër ditë në Kosovë. Sipas konkluzioneve të këtij takimi, ekspertët thanë se Pa investime milionëshe, kombinati metalurgjik “Trepça” në Kosovë, nuk mund të rimëkëmbet dhe vështirë se do të mund të funksionojë tutje.

Fondacioni kishte marrë përsipër verifikimin e gjendjes në të gjitha fabrikat e Kosovës dhe tekniko-financiare me mbështetjen e kompanisë “Mabetex” dhe me angazhimin e tridhjetë inxhinierëve për gjashtë muaj.

Mjete financiare Fondacioni “Behgjet Pacolli”, kishte ndarë edhe për ndërmarrjen “Trepça”.