Jordania përgatitet ta njohë pavarsinë e Kosovës

Uashington, prill 2009 –

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, i ka thënë Behgjet Pacollit se Jordania është duke “koordinuar njohjen e Kosovës me Egjiptin”, por ka shtuar se “njohja nga Jordania mund të ndodh veçanarisht nëse nuk arrihet ndonjë marrveshje me Egjiptin”.

Në kuadrin e një fushate lobuese shumë të fuqishme, që kishte zhvilluar presidenti i AKR-së në Uashington, ky takim ashtu si shumë takime të tjera të mëhershme rezulton i suksesshëm në drejtim të njohjeve të reja për Kosovën.