Themeluesi i Fondacionit, Behgjet Pacolli ka shtruar iftar për 50 gra të shoqatës “Thirrjet e Nënave”.
Kjo nuk ishte hera e parë që z. Pacolli e bën këtë. Më herët ai kishte shtruar iftar për agjërues nga e gjithë Kosova. Në një postim në rrjetin social Faceebok z.Pacolli ka shkruar se është munduar sado pak të ua lehtësoja dhimbjen.
“Miqtë e mi, sonte pata nderin dhe kënaqësinë që ti pres për iftar, në shtëpinë time, mbi 50 zonja nga shoqata ”Thirrjet e Nënave”. Ne të gjithë e dimë dhe e kuptojmë dhimbjen dhe vuajtjet e tyre, por sonte jam munduar që sado pak, të ua lehtësoj dhimbjen e tyre për disa orë. Kemi pasur një mbrëmje të mrekullueshëm së bashku, dhe ju thash që janë gjithmonë të mirëseardhura në shtëpinë time, e cila është po ashtu edhe e tyre.
Të dashura Zonja, ju priftë e mbara. Unë ju pres gjithmonë në shtëpinë time.”