Argjira Shala është vajza e cila pas dy vitesh luftë me sëmundjen e leokimisë akutet është shëruar dhe këtë falë ndihmës së themeluesit së Fondacionit “Behgjet Pacolli”.
Për Argjirën ishte kërkuar ndihmë nga qytetarët shqiptarë, por pa ndihmën e themeluesit të Fondacionit z. Behgjet Pacolli nuk do të kishte mundësi për shërimin e saj.
Edhe pse për këtë rast kurr nuk kishe folur z.Pacolli, madje këtë e konfirmon përmes letrës falenderimit nga familja Shala, ku shkruajnë se z.Pacolli, ka preferuar që asnjëher kjo ndihm mos të bëhet publike.
Letra e plotë e familjes Shala:
Si Behgjet Pacolli shpëtoj jetën e një vajze Prishtinase?
Ishte tetori i vitit 2013 kur nga mjekët në QKUK-ë e morrëm lajmin se motra e vajza jonë Argjira Shala është e smuar nga leokimia akute, ndryshe siq njifet si kanceri i gjakut. Argjira kishte kohë që kishte gjakëderdhje në hundë edhe ndihej e plogësht, por kurr nuk kemi menduar se një ditë do të ballafaqohemi me një smundje aq të rrezikëshme siq është leukemia.
Pas analizave, mjekët na treguan se Argjira ka numër shumë të lartë të leokociteve dhe duhet urgjent të trajtohet. Mjekët na këshilluan se shkaku i mundësive, më së miri është që Argjira të dërgohet në shërim jasht shtetit. Ne mbetëm të shokuar dhe filluan të qarat. Nuk dinim cfar të bënim si familje pasi kuptuam se shërimi për leukimi jasht shtetit ishte shumë i kushtueshëm.
Ne ato momente të mërzisë na erdhi një telefonat sikur të ishte dërguar nga vet zoti. Një i afërt i zotëri Behgjet Pacollit na kontaktoj dhe na informoj, se z. Pacolli kishte qenë në rrugë për ne Zvicër kur kishte dëgjuar për rastin e Argjirës. Ai kishe anuluar vizitën në Zvicër dhe kishte kërkuar që urgjentisht Argjira të dërgohet në Aeroportin e Prishtinës. Në Aeroport e Prishtinës na prisnin njerzit e tij, që na lajmruan se z.Pacolli kishte përdorur lidhjet e tij dhe kishte kontaktuar Ankaranë dhe se ata do ta pranonin Argjirën për të ja stabilizuar gjendjen.

Argjira u nis për Ankara me aeroplanin privat të z.Pacolli. Në aeroport të Ankarasë na priste ambulanta për ta dërguar Argjiren në Spital Shtetëror të Ankaras. Në Ankara përkohësisht mjekët arritën të stabilizojnë gjendjen e Argjirës. Por aty kuptuam një tjetër te hidhur, se gjendja e Argjirës ishte aq e rëndë dhe se duhet transferuar dikund tjetër për shërim. Transferimi duhet të ndodhëte mbrenda dy-tre muajsh, aq sa mjekët besuan se mund ta mbanin situatën e saj stabile.
Pas këtyre informatave filluam të kontakjtojmë spitale prej Italisë deri në Amerikë. Trajtimi prej spitalit në spital sillej më qindra mijra euro, e në disa raste kalonte një milion euro. Por pas shumë kontakteve gjetëm Spitali Univerzitar në Munster të Gjermanisë që pranonte të trajtonte Argjirën për shumën 250 000 euro. Babai i Argjirës vendosi të shiste shtëpin me shumë më ulët se vlera reale në shpresë se do të shitej shpejt, dhe filluam fillimisht të kërkojmë ndihmë nga të afërmit.

Por duke e parë se jemi larg nga shuma që kërkohej, edhe shpija nuk shitej pasi që blerësit kuptonin arsyen pse shtëpia shitej aq lirë, vendosëm ti drejtohemi popullit për ndihmë. Mundë të them se populli Shqipëtarët janë një popull shumë, shumë bujar. Nuk mund të besonim sa ishin të mobilizuar për të na ndihmuar, aq sa kishin mundësi. Edhe në këtë rast i falenderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar për Argjirën. Mundë të them me siguri, sikur të kishim edhe pak kohë në dispozicion, do mblidheshin të gjitha të hollat. Por koha ishte armiku jonë më i madh.
Koha ecte edhe gjendja e Argjirës filloj të keqësohej dita ditës, kurse neve na mungonin edhe një shumë e konsiderushme e të hollave për transferimin e Argjirës për Gjermani. Nuk do ta harroj kurr momentin, kur ishim rrugës prej Pejës për Prishtinë me babain e Argjirës.
Ishte një ditë e gjatë pasi shkuam në Prizren, Gjakovë edhe në Pejë për të kërkuar ndihmë. Gjatë rrugës babai I Argjirës e morri një telefonatë, dhe duke folur filloj të qajë sikur te ishte një fëmijë. Ishte vet zotri Pacolli që kërkoj informata se sa të holla janë mbledhur, pas përgjigjies, kërkoj që Argjira menjëher të transferohej për Gjermani pasi ai do mbulon pjesën e mbetur. Ashtu ndodhi.
Sot Argjira është e shëruar mbas betejës dy vjeqare me leukimin. Po mos të ishte ndihma juaj e posaqërisht e zotri Bexhet Pacolli, fati i Argjirës do ishte krejt ndryshe.
z. Pacolli kurr nuk na ka lejuar që të përmendet ndihma e tij për Argjirën. Por për ne falenderimi ndaj zotri Pacollit ka mbetur një kapitull i hapur edhe kurr nuk e kemi ndier vetën se ju kemi falenderuar mjaft. Prandaj, “Zotri Behgjet Pacolli, familja Shala edhe Argjira do të jemi përjetë falenderues për cfar keni bërë për ne dhe Argjiren. Kurr nuk do ta harrojmë edhe dera e familjës sonë do jetë pergjithmonë e hapur për ju.”
Familja Shala.
http://www.panorama.com.al/historia-e-vajzes-prishtinase-si-ma-shpetoi-jeten-behgjet-pacolli/