Prishtinë, dhjetor 2009 – “Kam pasur takime të rëndësishme në Guinenë e Re. Njohja ka qenë e sigurt që disa javë, por tani mund t’ju them me përgjegjësi që kjo ndodhi. Nota verbale do t’i dorëzohet MPJ-së në janar”, ka thënë Pacolli duke prezantuar njohjen e 65-të për pavarsinë e Kosovës.
Pacolli ka bërë me dije se në radhë për ta njohur Kosovën janë edhe disa shtete nga lindja e largët, vende tek të cilat ka zhvilluar aktivitet lobues.
