Prishtinë, 18 prill 2023 –
Fondacioni “Behgjet Pacolli” me organizatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit” të Halil Kastratit organizuan një iftar për qyetarët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Në iftar ishin të pranishëm ambasador nga kori diplomatik ndërkombëtar, deputet të Kuvendit të Kosovës, kryetar komunash, biznesmen nga të gjitha trojet shqiptare.
Përfaqësues nga shoqëria civile, ata nga organizatat që avokojnë për të drejtat e personave me nevoja të veçanta, student e shumë shtresa tjera të shoqërisë.


Ky iftar i shtruar për nga numri i pjesmarrësve 1200 persona është më i madhi që është shtruar ndonjëher në Kosovë.

Për këtë iftar ka shkruar në Facebook edhe themeluesi i Fondacionit “Behgjet Pacolli”.
Postimi i plotë i z.Pacolli në Facebook:
Sonte ishte një mbrëmje e mrekullueshme! Fondacioni “Behgjet Pacolli” me organizatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit” të Halil Kastratit organizuam një iftar për qyetarët. Ishim mbi 1200 pjesëmarrës dhe kaluam momente të mira. Ju falemenderit dhe ju dëshiroj agjërim të pranuar. Zoti ju shpërbleftë! Falenderoi te gjithe sponsorizuesit e kesaj mbremje, Besim Rexhepaj, Banken Ekonomike, Grupin e Mabetexit, Sigurin, MTeknologjine dhe IMK ne Ferizaj qe mundesuan kete Iftar.




