Fondacioni “Behgjet Pacolli”, ka grumbulluar mbi 230 mijë euro për tu dalë në ndihmë familjeve të dëmtuara nga vërshimet e fundit që prekën disa komuna të Kosovës.
Vetëm 3 ditë pas involvimit Fondacioni grumbulloi 230 mijë euro (llogaria ka mbetur e hapur për kontribut). Themeluesi i fondacionit, Behgjet Pacolli, së bashku me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” do të fillojnë një fazë të ndërtimit të shtëpive në komunat e prekura nga vërshimet. Ndryshe, vërshimet e ndodhura gjatë muajit janar 2023 kanë prekur më shumë komunat si Mitrovicë, Skënderaj, Klinë, Pejë dhe të tjerat më pak.