Ekipa e fondacionit “Behgjet Pacolli”, erdhi nga tereni dhe nuk po dinte si të ma jepte informatën për rastin që kishin pa. E vrejta se ishin tronditur dhe nuk po gjenin fjalë si të shpjegonin. U ula afër tyre dhe po kërkoja të kisha edhe unë informatën.
Filluan të rrëfehen, se si një ish-luftëtari të UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës), i cili ishte edhe me aftësi të kufizuara për punë, Rifat Iberdemaj, me gruan dhe katër fëmijët, po jetonte në kushte tq rënda dhe pa kulm mbi kokë.
Në momentin që mora informatën rreth gjendjes së Rifatit dhe kushteve në të cilat ai po jetonte, ndjeva një përgjegjësi të veçantë dhe një thirrje të thellë për të ndërhyrë. Eksperienca ime si themelues i Fondacionit, i angazhuar në projekte humanitare, shpesh shpërthen me ndjenjën e detyrës për të ndihmuar ata që kanë dhënë aq shumë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Gjatë kohës së marrjes së informacionit, ndjeva një lidhje thellë emocionale me ngjarjen dhe një dëshirë të fortë për të sjellë ndryshim pozitiv në jetën e familjes së ish-luftëtari të UÇK-së. Përjetova një proces reflektimi intens, duke analizuar nevojat e tyre dhe përpjekur të kuptoja në mënyrë të thellë sfidat që ata kishin përballuar.
Ky moment i kthimit te njerëzit e nevojshëm në vend të tyre më shtyu drejt një vendimi të vendosur për të ofruar ndihmën e nevojshme. Si lider dhe njeri që ka përjetuar momente të ndryshme në jetë, ndjeva një barrë emocionale, ajo u shndërrua shpejt në një motivim shtesë për të vepruar.
Vendimi për të ndërtuar një shtëpi për Ibërdemaj nuk ishte vetëm një zgjidhje praktike, por një shprehje e solidaritetit dhe një përpjekje për të shndërruar dhimbjen dhe sfidat në një mundësi të re për një fillim më të mirë. Kjo periudhë shpërthimi emocional shndërrohet në një mision humanitar dhe një angazhim thellë për të përmirësuar jetën e atyre që kanë bërë një kontribut të jashtëzakonshëm për shoqërinë tonë.
Dhe tani kjo është shtëpia e re ish-luftëtarit të UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës), e cila u ndërtua nga fondacioni “Behgjet Pacolli”. Rifat Iberdemaj tani jeton me gruan dhe katër fëmijët. Fëmijët tani po luajnë me gëzim sepse u ka dhënë shtëpi të re Fondacioni.
Rifat dhe Jasmina më falënderuan Pacolli për rindërtimin e shtëpisë së tyre.
“Falënderoj nga zemra Behgjet Pacollin, i cili në vetëm një muaj ndërtoi një shtëpi të re ku mund të jetoj i lumtur me familjen time. Unë nuk do të mund të ndërtoja një shtëpi të tillë…” tha Rifat Iberdemaj ndërsa lotët i rridhnin në fytyrë.
“Unë jam me aftësi të kufizuara tani,” thotë Rifat, duke kujtuar ditën kur të gjitha ëndrrat e jetës së tij u shkatërruan. Ai ishte duke punuar në një pikë karburanti kur një ditë erdhën hajdutë dhe qëlluan drejt tij për t’i vjedhur kasën.
“Ata tani janë të lirë dhe unë tani jetoj si invalid me të ardhura vetëm 70 euro në muaj. Që nga ajo ditë nuk kam mundur të punoj.” “Sot nuk ka drejtësi, – thotë Rifat, – e njoh hajdutin, por gjykata e la të pafajshme.
Ai ka katër fëmijë, Alketa 13, Gentiana 12, Arlinda 11 dhe Arianit 7. Ai falenderon sërish Behgjet Pacollin për ndërtimin e shtëpisë së tij të re. Tani ai mund të ndihet rehat edhe këtu.