Ndihmë financiare për shërimin e vogëlushit Omer Mehmeti

Qytetarët e komunës së Kamenicës si edhe të komunave të tjera janë solidarizuar dhe kanë ndihmuar vogëlushin Omer Mehmeti për të cilin janë mblidhur fonde për shërim.

Vullnetarët e organizuar për të mbledhur fonde për shërimin e Omerit trevjeçar kanë bërë të ditur se për pak ditë janë grumbulluar rreth 16 mijë euro. Omerit i kanë dalë në ndihm edhe bashkatdhetarët kamenicas, Besim Rexhepaj, njëri nga ta I cili ka ndihmuar me 5000 euro.

Me nje vlerë prej 5 mijë euro ka ndihmuar edhe Fondacioni “Behgjet Pacolli”, i cili në vazhdimësi ka ndihmuar raste të tilla në tërë Kosovën.

Omer Mehmeti i shtrirë në QKUK dhe vuante nga sëmundja e tumorit në tru.