Federata Universale e Paqes emëron Ambasador z.Behgjet Pacolli

TIRANE, Nëntor 21, 2009 –

Momente nga emërimi Ambasador i Paqes të z.Pacolli.

Këshilli Kombëtar i Paqës në Tiranë që funksionon në kuadër të Federatës Universale të Paqes – që është një rrjet global i paqendërtuesve, ka emëruar Presidentin Behgjet Pacolli, Ambasador për Paqe.

Në hapsirat e Këshilli Kombëtar të Paqes në Tiranë, atmosfera ishte e mbushur me pritshmëri teksa hapi takimin zonja Lavdie Ruci. Ajo u pasua nga z. Alfred Moisiu, ish-presidenti i Shqipërisë, i cili vlerësoi rritjen e Universal Peace Feederation dhe u kërkoi pjesëmarrësve të marrin masa kundër gjakmarrjes që ende rrënon shoqërinë shqiptare.
Më pas foli z. Robert Williamson, përfaqësues rajonal i Universal Peace Feederation.

Më pas, emërimet e Ambasadorit për Paqe për disa njerëz të dalluar, përfshirë deputetin e Kosovës z. Behgjet Pacolli.

Klikoni në linkun e faqës zyrtrare ku është pasqyruar ceremonia e emërimit Ambasador i Paqës për z.Pacolli. https://www.upf.org/peace-ambassadors-reports/2881-albania-national-peace-council-elects-new-officers

Në Tiranë gjatë emërimit Ambasador i Paqës.

UPF-Albania atë ditë prezantoi pllaka të veçanta përkujtimore për dy Ambasadorët e Paqes që u ndanë nga jeta në vitin 2009. Publiku u emocionua teksa familjarët e atyre Ambasadorëve të Paqes ndoqën videoprezantimin dhe morën mirënjohjen.

Dy vite më vonë nga pozita e Presidentit z.Pacolli priti një delegacion të Federatës Universale të Paqes

Presidenti Pacolli në takim me kryesuesin e delegacionit Dr. Young Cheol Song.

Pas emërimit të zotëri Pacollit Ambasador paqe, ky i fundit u angazhua që të Inaugurohet Këshilli i Paqes edhe në Prishtinë. Me 18 mars 2011 në Prishtinë kishte arritur delegacioni Universal Peace Feederation të cilin e kishte kryesuar Dr. Young Cheol Song dhe dhe z.Tim Miller.

Delegacioni në Kosovë kishte ardhur për t’u takuar me zyrtarë qeveritarë dhe për të ndihmuar në inaugurimin e Këshillit të Paqes në Kosovë. I nderuari Hydajet Hyseni, deputet dhe kryetar i UPF-Kosovë, organizoi takimin e delegacionit me tre liderët më të lartë të Kosovës: Kryeministrin, Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit.

Në këtë përpjekje ai u mbështet nga Presidenti Pacolli, i cili kishte marr detyrën e tij vetëm tre javë më herët, priti delegacionin e FSHP-së në Zyrën Presidenciale.

Delegacioni i UFP në takim me Presidentin e Kosovës, z.Behgjet Pacolli.

Presidenti Pacolli i njoftoi mysafirët me gjendjen e përgjithshme në vendin tonë. Ai theksoi se Kosova, si një shtet i ri, është njohur deri tash nga 75 vende dhe është anëtarësuar në disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare, ndërsa synim kryesor është rritja e numrit të njohjeve dhe anëtarësimi në sa më shumë mekanizma ndërkombëtarë.

Përkundër faktit se kanë kaluar shumë vite nga lufta shkatërrimtare dhe është bërë shumë në rindërtimin dhe në zhvillimin e vendit, Presidenti Pacolli tha se Kosova ende nuk i ka shëruar plagët e luftës. Vendi ynë, tha ai, ka nevojë për përkrahje nga miqtë e saj të shumtë, në mënyrë që sa më shpejtë të futet në familjen e vendeve të përparuara.

Linkun që ju dërgon në faqen zyrtare të Presidencës së Kosovës, që pasqyron pritjen e delegacionit në Presidence nga z.Pacolli; https://president-ksgov.net/presidenti-pacolli-priti-nje-delegacion-te-federates-universale-te-paqes/

Drejtuesit e Federatës Universale të Paqes, pasi uruan Presidentin Pacolli për zgjedhjen në detyrën e re, thanë se kanë njohuri për të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në vendin tonë në të kaluarën dhe për zhvillimet e tanishme dhe se do të japin kontributin e tyre në drejtim të promovimit të paqes dhe të dialogut, si forma të zhvillimit e të përparimit të të gjithë popujve e shteteve.

Pritja e delegacionit të Federatës Universale të Paqes në Presidence nga z.Pacolli.

Më posht gjeni linkun që ju dërgon në faqen zyrtare të UPF-së, që pasqyron takimin e tyre në Prishtinë; https://www.upf.org/peace-and-security/balkans-peace-initiative/3518-kosovo-peace-council-is-inaugurated

Z. Pacolli ishte emëruar si Ambasador për Paqen në Tiranë në vitin 2009 dhe ishte i informuar mirë për UPF. Ishte kënaqësi që së bashku me delegacionin ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Lartë për Paqe, znj. Nafiye Gas, këshilltare e Zyrës së Presidentit për çështjet e pakicave.