Thumane – Janar 15, 2021
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka falënderuar ministrin në detyrë të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit për dhurimin e 1 milion eurove për dëmet e shkaktuara në Shqipëri nga tërmeti 6.4 shkallë të rihterit.
“Rrofsh e qofsh me fëmijët, gruan, vëllezërit dhe kë të do e bardha zemër o Behgjet Pacolli”, ka shkruar Rama në Facebook.
Themeluesi i Fondacionit “Behgjet Pacolli”, ditën kur kishte ndodhur termeti në Shqipëri, kishte bërë publike shumën prej 1 milion euuro që dhuroi për ndërtimin e shtëpive të rrënuara.