Prishtinë, 12 shtator 2011 – Nigeria ka marrë vendim ta njohë pavarsinë e Kosovës, ndërsa Afrika e Jugut ka dhënë garanci se do ta bëjë këtë së shpejti, ka njoftuar zv.kryeministri I Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili aktualisht ndodhet në një turne në disa vende të Afrikës.

Njohja nga Nigeria është e rëndësisë së veçantë edhe për faktin se ky vend ka një ndikim të jashtëzakonshëm në këtë pjesë të botës. Pacolli gjatë këtij turneu lobues, ka vizituar edhe Afrikën e jugut, ku ka marrë premtime nga presidenti i këtij vendi, Jacob Zuma, se Afrika e Jugut do ta procedojë me prioritet njohjen e Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

