Këngëtarja e përmasave botërore Dua Lipa, në emër të Sunny Hill Foundation, ka ndarë mirënjohje për Fondacionin “Behgjet Pacolli”, duke çmuar kontributin e dhënë në organizimin e koncertit Sunny Hill Festival.
PRISHTINE, 9 gusht, 2016 –

Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në organizimin e Festivalit “Sunny Hill”, këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, personalisht është përkujdesur të japë Mirënjohje për Fondacionin “Behgjet Pacolli”, të cilën e ka pranuar Masha Pacolli, bashkëshortja e z.Pacolli.
“Sunny Hill Festival”, është iniciativa më e mirë për ta promovuar Kosovën. Kështu ka shkruar themeluesi i Fondacionit, z.Behgjet Pacolli, i cili ka përkrahur edhe financiarisht organizimin e këtij festivali në Prishtinë.
Ky festival organizohet në Prishtinë tash e disa vite nga këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa. E cila arrinë që çdo vit të sjell yjet me famë botërore në kryeqytetin e Kosovës.
“Është kënaqësi kur shohim sa kanë arritur të rinjtë shqiptarë. Nga Kosova kemi shumë talentë që bota sot i adhuron. Festivali ”Sunny Hill” në Germi, është iniciativa dhe mënyra më e mirë e promivimit të shtetit tone, që duhet përkrahur! Dua Lipa, Action Bronson dhe Martin Garrix janë vetëm disa nga yjet botëror që do të jenë mysafirët tonë në Prishtinë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Presidenti Pacolli, është treguar i kujdesshëm duke dhënë kontributin e tij që ky festival të promovojë Republikën e Kosovës në mënyrën më të mirë.



