Bursistja e Fondacionit “Behgjet Pacolli”, punësohet si profesoreshë në dy gjimnaze dhe punon instruktore programimi

Ndihma e dhënë për shkollim të gjeneratave të reja nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”, ka dhënë rezultatet e veta.

Besarta Pacolli, e diplomuar në Shkenca Kompjuterike në Universitetin AAB si bursiste e fondacionit, ka treguar se falë bursës nga z.Pacolli, për të cilin thotë se i është mirënjohëse gjithë jetën, asaj sot i janë hapur të gjitha rrugët për një të ardhme me perspektive.

Besarta tregon se ajo tani punon si arsimtare në dy gjimnazet e kryeqyteti dhe angazhohet edhe si instruktore programimi në shkollën digjitale.

Besarta Pacolli, e diplomuar në Shkenca Kompjuterike në Universitetin AAB si bursiste e fondacionit.

”Të qenurit student, në vete mbërthen shumë sfida. Fjalën sfidë po e përdor si një tregues për jetën studentore bashkë me të mirat dhe vështirësitë e saj. Kur jemi te kjo fjalë, në rrugëtimin tim ajo lidhet kyç me fondacionin “Behgjet Pacolli”. Semestri i parë i vitit 2015/2016 më gjeti me mbështetjen me bursë nga ky fondacion, mbështetje kjo e cila më ka mundësuar që brengë e vetme e imja të jetë studimi. Fakti që posedoja mbështetjen e fondacionit, kishte ndikim mjaft të madh në tejkalimin e kësaj faze, përveç që më siguronte lehtësim psiqik duke mos pasur shqetësim për sigurimin e mjeteve financiare, në anën tjetër këto më mundësuan qasje në një sërë burimesh akademike, si materiale shkencore, anëtarësim në kanale të ndryshme për mësim dhe literaturë online, nga ligjërues të ndryshëm të universiteteve me famë botërore. Teksa vij në përfundim të këtij përshkrimi, mbetëm tejmase falenderuese dhe mirënjohëse për mbështetjen e fondacionit ‘Behgjet Pacolli”që bëri të mundur këtë bursë për 3 vite me radhë, e cila jo vetëm që më ka mundësuar të ndjek ëndrrat e mia akademike, por ka pasur ndikim edhe në rritjen dhe mirëqenien personale, më ka dhënë frymëzim dhe motivim për të vazhduar përpjekjet për rezultate sa më të mira, e diturinë e fituar pastaj ta përdor për të ushtruar ndikim pozitiv në shoqëri. Ku kam përfunduar edhe studimet Master nga ai frymëzim që mora për shkollim nga z.Pacolli. Sot unë jam e punësuar si mësimdhënëse në dy Gjimnaze dhe e angazhuar si instruktore programimi në shkollën digjitale.”

Mbetem tejmase falenderuese dhe mirënjohëse për mbështetjen e fondacionit ‘Behgjet Pacolli”që bëri të mundur këtë bursë për 3 vite me radhë, e cila jo vetëm që më ka mundësuar të ndjek ëndrrat e mia akademike, por ka pasur ndikim edhe në rritjen dhe mirëqenien personale.