PRISHTINË, 15 KORRIK 2018 –
18 vjeçarja Aurora Krasniqi, vajzë nga Prishtina, e cila kishte komplikime shëndetësore pasi I ishte shfaqur një komplikim shëndetësor pas transplantimit të palcës kockore në vitin 2017, ku donator ishte vëllau i saj.
Familjarët e saj kanë shkruar se Aurora ka nevojë urgjente për ndihmë financiare për shërim jashtë vendit.
18 vjeçarja me autorizim ligjor aktualisht është nën kujdesin e tezes së saj, pasi nëna e saj ka ndërruar jetë para 10 vjetësh ndërsa babai i saj është pensionist.
Familja Krasniqi nga Prishtina, është duke kërkuar ndihmë për vajzën e tyre Aurora Krasniqin e cila vuan nga sëmundja (Leukemia Acute Lymphoblastice).
Pas komplikimit që iu është shfaqur Aurorës, duhet bërë pastrimi i gjakut lloji (Plasmafereze ose Fotofereze), të cilat trajtime nuk bëhen në Kosovë ndërsa kostoja e gjithë kësaj arrin shumën deri në 150 mijë euro, shifër kjo e papërballueshme për familjen.
Për rastin e saj, Deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri ka mbledhur para për të mundësuar shërimin e Aurorës jashtë vendit për shkak se në Kosovë nuk bëhet pastrimi i gjakut ose plasmafereza që i duhet asaj.
Tahiri përmes një postimi ka bërë të ditur se Ministri i Punëve të Jashtëm, Behgjet Pacolli ka dhuruar 20 mijë euro për shërimin e saj.
Lexoni më poshtë shkrimin e Tahirit:
Aurora Krasniqi!
Jam shumë krenarë me popullin tonë.
I jam shumë mirnjohës Z. President Behgjet Pacollit, dhe të gjithëve për ndihmën dhuruar Aurora Krasniqit.
Sonte, Z. Behgjet Pacolli, i’u bashkangjit aksionit për rastin e Aurora Krasniqit Sonte, Z . Pacolli, për atë vajzë, i dhuroi; shumën 20.000 EURO.
Tani janë të grbulluara 100.000 euro! Edhe 50.000 te tjera uroj qe gjate javes do ti tubojmë, edhe pse e kemi parasyshe se jeni nëpër pushime.
Respekt për ju, nga ana e të gjithë qytetarëve.
Labi