Behgjet Pacolli hap fondacionin për t’i dalë në ndihmë familjes nga Peja

PRISHTINE, 25 qershor 2023 –

Themeluesi i Fondacionit z.Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ka hapur një llogari në platformën “GoFundMe” për t’i dalë në ndihmë familjes Ademaj, e cila humbi mbrëmjen e 24 qershor tragjikisht dy anëtarë pas vërshimeve në Pejë.

Pacolli përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje politikanëve, biznesmenëve të të gjithë atyre që kanë mundësi që të kontribuojnë.

Gjendja e një biznesi familjar në qytetin e Pejës pas vërshimeve që ndodhën natën e 24 qershorit.

“Sapo kam hapur një GoFundMe për të ndihmuar së bashku edhe financiarisht familjen Ademaj. U bëj thirrje politikanëve, biznesmenëve dhe të gjithëve me zemër dhe mundësi për të kontribuar. Çdo euro do të thotë shumë për familjen. Zoti ju shpërbleftë!”, shkroi Pacolli.

Një grua rreth të 30-ave dhe djali i saj 5 vjeç vdiqën mbrëmjen e 24 qershorit si pasojë e vërshimeve në Pejë.

Hapja e llogarive në platformën “GoFundMe” për t’i dalë në ndihmë familjeve nga vërshimet është e vazhdueshme nga themeluesi I Fondacionit z.Behgjet Pacolli.

Nëna dhe djali i saj që humbën jetën nga vërshimet në Pejë.

Kujtojmë se edhe në fillim të këtij viti vërshimet kishin shkaktuar dëme të mëdha në komunat e Mitrovicës, Skenderajt dhe Klinës. Me këtë rast Fondacioni “Behgjet Pacolli” në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, ka mbledhur mjete nga shumë bamirës dhe ka filluar ndërtimit e shtëpive për dhjetë familje në këto komuna.