Kryetari i AKR-së dhe themeluesi i Fondacionit, Behgjet Pacolli, ka vendosur që gjithë pagën vjetore si deputet i Kuvendit të Kosovës, ta jap për sanimin e dëmeve nga vërshimet.
Kështu ka shkruar vetë Pacolli në rrjetin social facebook. Ai i ka bërë thirrje edhe kolegëve të tij që të veprojnë njëjtë.
“Nga kjo kam vendosur që, pos tjerash edhe paga ime vjetore e deputetit t’i kushtohet ketij fondi per sanimin e dameve te vershimeve. Ne kete rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit. Kjo është forma e duhur që ne si përfaqësues të popullit të jemi pranë qytetarëve tanë të prekur”, ka shkruar Pacolli.
POSTIMI:
