Banka Ekonomike vazhdon mbështetjen për Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë

Edhe këtë vit, sikurse edhe vitin e kaluar, Banka Ekonomike në kuadër të përgjegjësisë sociale ka vazhduar me mbështetjen e kategorive shoqërore të cilat ndërlidhen me fëmijët, konkretisht edukimin dhe rritjen e mirëqenies së tyre.

Banka Ekonomike i është bashkuar kampanjës të inicuar nga Asociacioni Nacional i Autizmit Kosovë, duke e mbështetur iniciativën përmes blerjes së punimeve të realizuara me shumë dashuri nga fëmijët me autizëm, përmes së cilës synohet krijimi i kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve për fëmijët, sipas nevojave terapeutike.

Aktivitetet e përgjithshme të ANAK përfshijnë: identifikimin e fëmijëve me autizëm, vlerësimin e shkathtësive të tyre, përgatitjen e planeve të punës, trajnimin e prindërve në ato plane të punës, ofrimin e shërbimeve të qëndrueshme direkte ditore të nevojshme, rritje të vetëdijësimit mbi autizmin dhe për shërbimet e nevojshme.

Banka Ekonomike edhe në të ardhmen do të vazhdojë me mbështetjen për shoqërinë tonë, veçanërisht të kategorive të cilat kanë nevojë për përkrahje institucionale dhe të cilat rezultojnë me mirëqenie më të mirë për këto kategori.