Banka Ekonomike sponsor i Klubit të boksit Gollaku

Boksi është një nga sportet luftarake më të popullarizuara. Për 20 vite, si Banka e vetme me kapital 100% vendor kemi qenë partner dhe mbështetës i shumë kategorive shoqërore, e një nga këto edhe sporti. Duke parë nevojën për mbështetje të klubeve sportive, me qellim të krijimit të kushteve sa më të mira për punë, veçanërisht me talentet e rinj, së fundi kemi mbështetur edhe Klubin e boksit Gollaku.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, Kryeshefi Ekzekutiv i Bankës Ekonomike, Shpend Luzha ka ri konfirmuar edhe njëherë se Banka do të vazhdoj edhe në të ardhmen mbështetjen e sportit në përgjithësi.

Banka Ekonomike

20 vite – Besim dhe Partneritet!