Banka Ekonomike sponsor i KF Llapi

Po vazhdon mbështetja e Bankës Ekonomike për sportin. Një nga ambasadoret më të mirë të vendit tonë, pa dyshim se është dëshmuar se është edhe futbolli, andaj për ngritjen e mëtejme të kapaciteteve nevojitet mbështetje institucionale.

Në këtë drejtim, së fundi Banka Ekonomike ka vendosur të mbështes edhe një nga klubet më të vjetra, KF Llapi nga Podujeva, klub ky i cili zhvillon garat në Super ligen e Kosovës dhe është fitues i kupës dhe super kupës në edicionin e fundit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, Zv/ Kryeshefi Ekzekutiv, Arijan Haxhibeqiri theksoi se përmes kësaj mbështetje, synojmë të ndihmojmë klubin e Llapit dhe të rinjtë e qytetit të Podujevës të kenë mundësi më të mira për punë dhe zhvillimin e talentit të tyre si futbollist.

Banka Ekonomike do të vazhdoj të ofroj kujdesin institucional për sportin dhe rinin.

Banka Ekonomike
20 vite – Besim dhe Partneritet!