Banka Ekonomike sponsor i FC Ferizaj

Futbolli është sporti më i popullarizuar, me ndikim të drejtpërdrejt tek të rinjtë, duke përmirësuar mirëqenien dhe shëndetin e të rinjve.

Në kuadër të mbështetjes për sportin, Banka Ekonomike së fundi ka vendosur të mbështes Klubin e futbollit Ferizaj, i cili aktualisht zhvillon garat në Ligën e parë.

Kjo mbështetje është në funksion të mbështetjes së klubit për organizim edhe më të mirëfilltë dhe krijim të kushteve më të favorshme për talentet e rinj dhe rinin e qytetit të Ferizajt.

Përmes mbështetjes së sportit, përveç tjerash synojmë të ndihmojmë masivizimin e mëtejmë të sportit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, Zv/ Kryeshefi Ekzekutiv Arijan Haxhibeqiri dhe Menaxheri i Degës së Ferizajt Bestor Syla, përgëzuan klubin për organizimin dhe rezultatet e këtij gjysmë stinori dhe në të njëjtën kohë konfirmuan vazhdimin e mbështetjes së bankës edhe në të ardhmen.