Banka Ekonomike sponsor i FC 2 Korriku

Për 20 vite, si Banka e vetme me kapital 100% vendor kemi qenë partner dhe mbështetës i shumë kategorive shoqërore, e një nga këto edhe sporti.

Duke parë nevojën për mbështetje të klubeve sportive, me qellim të krijimit të kushteve sa më të mira për punë, veçanërisht me talentet e rinj, së fundi kemi mbështetur edhe Klubin e Futbollit FC 2 Korriku, një nga klubet e vjetra dhe me traditë, veçanërisht në nxjerrjen e talenteve të rinj.

Sporti përveç shumë benefiteve tjera, ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në shëndetin fizik dhe mendor, andaj do të mbetet një nga fokuset tona edhe në të ardhmen.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, Kryeshefi Ekzekutiv i Bankës Ekonomike, Shpend Luzha ka përgëzuar klubin e 2 Korrik-ut për punën me talentet e rinj dhe në njëjtën kohë ka siguruar se mbështetja e Bankës Ekonomike nuk do të mungoj edhe në të ardhmen për projekte të cilat ndikojnë tek të rinjtë.

Banka Ekonomike
20 vite – Besim dhe Partneritet!