Banka Ekonomike në bashkëpunim me Klubi Alpin Prishtina surprizojnë fëmijët e shtrirë në Kliniken Pediatrike

Banka Ekonomike së bashku me klubin Alpin Prishtina ka organizuar aktivitetin e
lëshimit me litar nga objekti i Klinikes Pediatrike, me qellim që gjatë lëshimit anëtarët
e grupit Alpin Prishtina si dhe disa punonjës të Bankës Ekonomike të veshur si
fsuperheronjë të surprizojnë fëmijët.

Gjatë lëshimit me litar, përveç argëtimit të fëmijëve, janë ndarë edhe disa dhurata
modeste për ta.

Banka Ekonomike gjatë këtij aktiviteti poashtu ka dhuruar donacion për organizatën
Care for Kosovo Kids, i cili do të destinohet për blerje të medikamenteve dhe pajisjeve
të nevojshme për Kliniken Pediatrike.

Ky aktivitet nuk është aktiviteti i parë, pasi që edhe në të kaluarën kemi mbështetur
Kliniken Pediatrike, por nuk do të jetë as i fundit.

Zvl Kryeshefja Ekzekutive e Bankës, znj. Hamide Pacolli Gashi në emër të bankës
falënderoj organizatorët dhe shprehi gatishmërinë e bankës për mbështetje edhe në të
ardhmen.

Banka Ekonomike
20 vite — Besim dhe Partneriteti[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]