Banka Ekonomike mbështet konferencën e Bsides Prishtina

Konferenca një ditore e sigurisë kibernetike u organizua për herë të parë në Kosovë si pjesë e frameworkut të Security Bsides me seli në Amerikë, me qëllim që të mblidhen entuziastët e sigurisë kibernetike që të shpërndahet dija përmes prezantimeve. Gjatë konferencës përveç prezantuesve nga Kosova, pati prezantues edhe nga Amerika, Bishop Fox, Microsoft, SpecterOps si dhe Mandiant.

Një nga prezantuesit ishte edhe Arian Sheremeti -Zyrtar Kryesor për Çështje të Sigurisë & Teknologjisë të Informacionit në Bankën Ekonomike, i cili prezantoi “Të kuptuarit e kërcënimeve dhe sfidave të sigurisë kibernetike në mbrojtjen e infrastrukturës kritike”.

Banka Ekonomike vë theks të veçantë në sigurinë kibernetike duke qenë se bankimi çdo ditë e më shumë gjenë shtrirjen në platforma digjitale, prandaj do të mbesim përkrahës aktiv në aktivitete që i kontribuojnë avansimit të sigurtë të digjitalizimit.

Banka Ekonomike
Mendon për ty