Banka Ekonomike edhe këtë vit po vazhdon me mbështetjen e organizimit të 3×3 Prishtina International Tournament. Sporti inkurajon zhvillimin e vlerave të rëndësishme siç janë lojaliteti, këmbëngulësia dhe miqësia, si dhe ndikon drejtpërdrejt në shëndetin fizik dhe mendor.
Mbështetja për sportin është një dimension i veçantë për të cilin Banka Ekonomike ka qenë e përkushtuar gjithmonë dhe vazhdon të mbështes projektet sportive të cilat ndikojnë drejtpërdrejt tek të rinjtë.
3×3 Prishtina International Tournament do të zhvillohet të dielën, me 27 Qershor në Amfiteatrin e Gërmisë, duke filluar nga ora 15:00. Gjatë turnirit do të përballen gjithsej 12 ekipe nga Kosova dhe jashtë Kosovës.
Banka Ekonomike
Mendon për ty!