Ambasador i Paqes nga autoritetet Filipineze

Komiteti i Çmimit të Paqes Gusi në Manila, Filipine ka vendosur t’i japë z.Behgjet Pacolli, Çmimin e Paqes Gusi 2011 për “përpjekjet e tij të palodhura, duke punuar për përmirësimin e jetës së njerëzve, për të gjetur zgjidhje paqësore për mirëqenien e njerëzve dhe si promovues i forumeve globale për paqen, pajtimin dhe prosperitetin.”

Manila, 2011 –

Grupi ndërkombëtar i Çmimit të Paqes Gusi ka vlerësuar Presidentin Behgjet Pacolli për përpjekjet e tij të pakursyera në lirimin e pengjeve në Afganistan.

Një nga laureatët e shquar të Çmimit të Paqes Gusi 2011 ishte edhe z.Behgjet Pacolli.

Në Filipine z.Behgjet Pacolli është shpërblyer me çmimin për paqe apo “GUSI PEACE PRIZE”, për kontributin që ka dhënë në lirimin e Shqipe Hebibit dhe disa personave tjerë ndërkombëtar që ishin mbajtur peng në Afganistan.

Komiteti i Çmimit të Paqes Gusi në Manila, Filipine ka vendosur t’i japë z.Behgjet Pacolli, Çmimin e Paqes Gusi 2011 për “përpjekjet e tij të palodhura, duke punuar për përmirësimin e jetës së njerëzve, për të gjetur zgjidhje paqësore për mirëqenien e njerëzve dhe si promovues i forumeve globale për paqen, pajtimin dhe prosperitetin.”

Në një letër të vitit 2011, Ambasadori Barry Gusi, kryetar i Bordit të Gusi Peace Prize International, i komunikoi lajmin për çmimin z.Pacolli, ku ndë të tjera shkroi – “Kontributet tuaja si President i Kosovës dhe themelues i Fondacionit Behgjet Pacolli, ju kanë bërë një paradigmë të gjallë që të tjerët të imitojnë, jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë Evropën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Azinë dhe komunitetin ndërkombëtar.”

Në mesin e 15 të përzgjedhurve që fituam “Gusi Peace Prize”

Shpesh i referuar si Çmimi Nobel për Paqen në Azi, Çmimi Gusi për Paqe është i mandatuar nga Proklamata Presidenciale Nr. 1476 – e nënshkruar nga ish-presidentja e Filipineve, Gloria Macapagal-Arroyo – duke shpallur çdo të mërkurë të katërt të nëntorit si “Çmimi i Paqes Gusi Dita Ndërkombëtare e Miqësisë”.

Këtë vit kishte më shumë se 1,300 propozime dhe Z. Pacolli ishte mes 15 të përzgjedhurve. Në fjalimin e tij gjatë ceremonisë z.Pacolli, se lajmi për çmimin ka ndikuar thellë tek ai. Ai tha se konfirmon faktin se ka njerëz në botë që vlerësojnë përpjekjet e atyre që janë të përkushtuar për të vazhduar kërkimin e paqes në një botë mjerisht të ndarë dhe problematike.

Shpesh i referuar si Çmimi Nobel për Paqen në Azi, Çmimi Gusi për Paqe është i mandatuar nga Proklamata Presidenciale Nr. 1476 – e nënshkruar nga ish-presidentja e Filipineve, Gloria Macapagal-Arroyo

“Jam i lumtur që jam këtu me ju, në këtë mbrëmje, dhe ju falenderoj përsëri. Unë vij nga Kosova, një vend i vogël, nga një qytet i vogël, por që është vendlindja e Nënë Terezës”, ishin fjalët e z.Pacolli.

Fjalimi i Presidentit Behgjet Pacolli në ceremoninë kur u shpërbly me çmimin “Gusi Peace Prize International”.

Çmimi i Paqes Gusi mban emrin e kapitenit të ndjerë Gemeniano Javier Gusi, i cili konsiderohet një hero në Filipine në mënyrën se si ai luftoi pushtuesit japonezë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas së cilës ai u bë një avokat aktiv i të drejtave të njeriut. (Ambasadori Barry Gusi është djali i kapitenit të ndjerë).

Sot Çmimi i Paqes Gusi përfaqëson një nga nderimet më të larta për individë të dalluar nga të katër anët e globit. Duke njohur shembujt më të shkëlqyer të atyre që punojnë drejt arritjes së paqes dhe respektit për jetën dhe dinjitetin njerëzor, Çmimi i Paqes Gusi synon të nxjerrë në pah arritjet, idealet dhe vlerat më të mira njerëzore.

Me njërin nga fituesit e “Gusi Peace Prize International”, duke shtrënguar duart në ceremoninë e organizuar.

Çmimet u jepen çdo vit individëve ose grupeve në mbarë botën që e kanë dëshmuar veten se janë shembuj të shkëlqyer të shoqërisë, si dhe kontribuues për paqen dhe të drejtat e njeriut. Fondacioni merr më shumë se 1000 propozime çdo vit – por komiteti prej 13 anëtarësh zgjedh rreptësisht vetëm 15.

Miq të shumtë duke më uruar çmimin “Gusi Peace Prize International”.