đđšđ§đ€đš đ„đ€đšđ§đšđŠđąđ€đž đŹđ©đšđ§đŹđšđ« 𝐱 K.F. Trepça 89

Një nga ambasadoret më të mirë të vendit tonë, pa dyshim se është dëshmuar se është edhe futbolli, andaj për ngritjen e mëtejme të kapaciteteve nevojitet mbështetje institucionale.

Banka Ekonomike ka vendosur të mbështes edhe një nga klubet me tradite në futbollin kosovarë, KF Trepça 89 nga Mitrovica, klub ky i cili zhvillon garat në ligen e parë të Kosovës dhe është aktualisht kampion vjeshtor i grupit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, Kryeshefi Ekzekutiv, Shpend Luzha theksoi se përmes kësaj mbështetje, synojmë të ndihmojmë klubin e Trepçës 89 dhe të rinjtë e qytetit të Mitrovicës të kenë mundësi më të mira për punë dhe zhvillimin e talentit të tyre si futbollist.

Banka Ekonomike do të vazhdoj të ofroj kujdesin institucional për sportin dhe rinin.
Banka Ekonomike

20 vite – Besim dhe Partneritet![/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]