Gjenevë, 28 Qershor 2024-
Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe bashkëshortja e tij, Maria Pacolli, janë dekoruar me titullin “Doctor Honoris Causa” dhe respektivisht, “Master Honoris Causa”, për meritat e jashtëzakonshme në krijimin e miqësive të Kosovës me shtetet e botës dhe kontributin humanitar ndërkombëtar.
Shkolla e Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Gjenevë (Geneva School Of Diplomacy & International Relations), në praninë e qindra pjesmarrësve, kryesisht akademikë, ambasadorë dhe autoritete zvicerane, dekoroi dhe nderoi ish-preisidentin dhe ish-shefin e diplomacise kosovare, z.Behgjet Pacollin, me çmimin “Doctor Honoris Causa”. Një çmim i ngjashë (Master Honoris Causa) i’u dha po ashtu edhe bashkëshortës së tij, Maria Pacolli, presidente e Fondacionit zviceran “Ibrahim Kodra”. Këto çmime zakonisht i’u jepen personaliteteve botërore për rolin dhe kontributin e tyre për paqe, dialog dhe humanizëm në vendin e tyre si dhe në rajon.


Prof. Dr. Colum Murphy, themelues dhe president i Shkollës së Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Gjenevë (GSD), tha se krenar duhet të ndihen kosovarët, shqiptarët dhe zviceranët me çiftin Behgjet dhe Maria Pacolli. Prof. Dr. Colum Murphy, fillimisht para të pranishmëve foli për veprën në fushën diplomatike, të biznesit dhe humanitare të Behgjet Pacollit.
“Zotëri dhe zonja Pacolli janë një qift shembullor dhe inspirues për diplomaci, biznes, kulturë dhe humanizëm. Këta dy sot janë mysafirët tanë kryesore të organizuar nga Shkolla e Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Gjenevë. Zotëri Pacolli është një lobues i shkëlqyeshem në favor të njohjeve të Kosovës, njëherit, njëri ndër themeluesit e shtetit të Kosovës dhe nga nënshkruesit e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Pacolli është lider i AKR-së dhe biznesmen i njohur në botë, si dhe humanist në Kosovë dhe Ballkan. Thenë shkurt, z.Pacolli kurrë nuk e ka larguar shikimin nga të varfërit, fëmijët e dëshmorëve, invalidëve e njerzëve të tjerë me nevoja për të i’u ndihmuar. Bujaria dhe humanizmi i këtij burrështeti nga Kosova është bërë legjendare…“, deklaroi para të parnishmëve Dr. Colum Murphy.

Ne vazhdim Dr. Murphy, president i GSD-së tha se se zonja Maria Pacolli, si presidente e “Ibrahim Kodra Swiss Foundation”, ka merita të mëdha në fushën e kulturës dhe humanizmit.
“Maria e ka shëndërruar storjen e saj në legjendare. Znj. Pacolli është një grua e fortë e cila punon shumë por në heshtje dhe pa zhurmë. Për të më shumë flet puna e saj se sa fjalët. Ajo vlerësohet lartë me angazhimin e saj me vajzat/gratë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Puna e saj është shumë diskrete por me shumë peshë dhe bujari. Njëkohesisht, angazhimi i saj për fëmijët e braktisur është gjthashtu një mision humanitar dhe shembull i famshëm. Zonja Pacolli të gjitha këto i bënë me zemër e vullnet e asesi për aplaudime e as për reklamë. Thjeshtë, për humanizëm për popullin e Kosovës. Mbetemi me shpresë se Shkolla e Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Gjenevë do te vazhdojë të bashkëpunojë me zonjën Pacolli; e kjo na bën të privilegjuar”, ka përfunduar fjalën e tij Dr. Murphy.

Pacolli: Faleminderit luftëtarëve tanë dhe ndërkombëtarëve, sidomos SHBA-ve dhe NATO-s për lirinë dhe demokracinë që e gëzojmë sot!
Në fjalën e tij para të pranishmëve ish-presidenti, Behgjet Pacolli, u fokusua në situatën në Kosovë, para, gjatë dhe pas luftës, deri tek pavarësia e saj. Presidenti Pacolli, drejtoi akuza ndaj regjimit të gjakatarit Milosheviq për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë.
Në vazhdimin e fjalës së tij presidenti Pacolli, tha se Kosova në këto dy dekadat e fundit ka avancuar në proceset demokartike dhe në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit. Po ashtu, presidenti Pacolli potencoi se përparimi vërehet edhe në funksionimin e shtetit juridik, falë liderëve dhe qeverive të pas-luftës deri më sot. “Faleminderit luftëtarëve tanë dhe ndërkombëtarëve, sidomos SHBA-ve dhe NATO-së për lirinë dhe demokracinë që qytetarët e Kosovës e gëzojnë sot!”


Në cermenoninë e dhënies së çmimit të nderit “Doktor/Master Honoris Causa” të çiftit Pacolli morën pjesë, pos stafit nga Shkolla e Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Gjenevë (Geneva School Of Diplomacy & International Relations), edhe ambsadorë dhe përfaqësues nga Misioni Shqiptar në OKB, ambasadorë e diplomatë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nga Republika e Kosovës. Prezentë ishin edhe Vasilika Hysi, Ilir Neza, Teuta Agai-Demjaha, Rexhep Bajraktari, Adnan Beqiri, Bukurije Gjonbalaj, dhe Festina Kurteshi – vajza e posadiplomuar në këtë eveniment.



Pjesë e këtij organizimi, dhe pjesë e stafit akademik të shkollës, është edhe Adnan Beqiri nga Kosova. Për pothuajse 11 vite tani, z.Beqiri është ligjërues dhe Menagjer Akademik i Shkollës së Diplomacisë në Gjenevë. Kontributi i tij për këtë organizim të ceremonisë së diplomimit dhë ndarjes së këtij çmimi, si dhe për mbarëvajtjen e proceseve akademike ishte krucial. Ky kontribut i tij u vlerësua dhe u potencua disa herë gjatë fjalimeve të studentëve nga vende të ndryshme të botës.

Para Pacollit, çmimi “Doctor Honoris Causa” i’u kishte ndarë Nelson Mandelas, Ibrahim Rugovës, Sadaka Ogatas, Angela Merkelit, Kofi Annanit, dhe personaliteteve të tjera botërore që i kontribuan paqës, stabilitetit dhe avancimit të proceseve demokratike në botë.

Ju lutem, në vazhdim gjeni fjalimin e plotë të Presidentit Pacolli:
Të ndëruar Maturant,
I nderuari President Murphy, I nderuari komunitet i GSD, Te nderuar miq, zonja dhe zotërinj:
Është kënaqësi dhe privilegj për mua dhe gruan time që jemi këtu me ju, mes jush, në mes të këtij publiku të mrekullueshëm. Herë pas here, më kërkohet të them disa fjalë për veten time, për sukseset dhe per njerëzit tonë të përbashkët dhe përvojat e mia të jetës. Unë vij nga një fshat në malësinë lindore të Kosovës që në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë. Përvojat e mia si i ri në vendlindjen time zgjatën plot 17 vjet kur sfidova frikën time për t’i dhënë fund një që la gjurmë të pashlyeshme tek unë, një jete pa ujë të rrjedhshëm. pa televizor apo energji elektrike, pa libra, ose rroba te reja. Nga kjo situatë, Sfidova dhe e mposhta frikën për t’u përballur me një realitet krejtësisht të ri, tashmë me një mjedis, kulturë, gjuhë dhe qytetërim që nuk e njihja më parë. Gjithçka ishte kurioze për mua qe kërkonte eksplorim. Më vonë, si adoleshent, e pashë më qartë se si jetonte familja ime, komuniteti im, si jetonin njerëzit tanë, gjithmonë me frikën e uniformës së policisë, represionit të ashpër të regjimit të asaj kohe dhe shumë çështjeve të tjera ku diferencimi etnik dhe padrejtësitë ishin në krye. Si të rinj, ne kërkuam të drejta, por në vend të kësaj morëm dënime, burgime, lëndime, dhe madje vrasjet. Më kujtohet qartë kur në vitin 1969, në një protestë paqësore për arsimin e lartë në gjuhën shqipe, u plagosa rëndë nga një polic me bajonetë dhe nuk pata guximin të kërkoja ndihmë mjekësore sepse duhej të shmangëja burgun Perspektiva ime për jetën po pjekej gradualisht, ashtu siç bëri vendosmëria ime për t’i rezistuar padrejtësisë dhe për të ndërtuar botën time të arritjeve më pak të cenueshme.
Ndërtimi i diçkaje të fortë, diçka që nuk mund të dërrmohej nga shtypja dhe padrejtësia. Nga të gjitha këto fatkeqësi mësova se e vetmja derë e hapur për mua ishte ajo që thoshte: “ketu punojmë”. Kjo, kjo derë më kushtëzoi që të largohesha nga vendlindja ime, ku do të kerkoja kete dere dhe isha gadinte punoja çdo punë për të financuar studimet e mia dhe për të ndihmuar herë pas here prindërit e mi në vendlindje. Kështu, në vitin 1973 përfundova gjashtë semestra të arsimit të lartë në Hamburg të Gjermanisë, para se të kthehesha në Kosovë për të kryer shërbimin ushtarak dhe për të rifilluar kërkimi për të gjetur atë derë të etiketuar “Këtu punojmë” Gjatë gjithë viteve 1980, kam punuar në pozicione menaxheriale për dy kompani ndërkombëtare, ne Austri e Zvicer, (kam maxhistruar 1982 ne Zuerich) për të filluar biznesin tim në fillim të viteve 1990, këtu në këtë vend të bukur, në Zvicër. Në vitet 1990, edhe një herë, ne pamë spektrin e luftës në Evropë kur Sllobodan Millosheviç erdhi në pushtet në Jugosllavi. Koncepti i tij për Kosovën ishte një koncept i persekutimit, një koncept i shkatërrimit dhe i vrasjeve masive. Më kujtohet qartë kur në vitin 1969, në një protestë paqësore për te kërkuar arsimin e lartë në gjuhën shqipe, u plagosa rëndë nga një polic me bajonetë dhe nuk pata guximin të kërkoja ndihmë mjekësore sepse duhej të shmangeja burgun. Nga të gjitha këto fatkeqësi mësova se e vetmja derë e hapur për mua ishte ajo ku shkruente “këtu punojmë”. Kjo, (nevoja për te gjetur një derë të till) më kushtëzoi që të largohesha nga vendlindja ime, ku do të punoja çdo punë për të financuar studimet dhe për të ndihmuar herë pas here prindërit e mi në vendlindje. Kështu, në vitin 1973 përfundova gjashtë semestra të arsimit të lartë në Hamburg, para se të kthehesha në Kosovë për të kryer shërbimin ushtarak dhe për të rifilluar kërkimi për të gjetur atë derë të etiketuar “Këtu punojmë” Gjatë gjithë viteve 1980, kam punuar në pozicione menaxheriale për dy kompani ndërkombëtare.
Ne vitin 1982 kam mbrojtur maxhistraturen ne Zuerich dhe Businessin tim e kam filluar ne fillim të viteve 1990, këtu në këtë vend të bukur, në Zvicër. Në vitet 1990, edhe një herë, ne pamë spektrin e luftës në Evropë kur Sllobodan Millosheviç erdhi në pushtet në Jugosllavi. Koncepti i tij për Kosovën ishte një koncept i persekutimit, një koncept i shkatërrimit dhe i vrasjeve masive. Pas një suksesi të konsiderueshëm timin në një ane dhe shkatërrimeve të shkaktuara nga lufta në vendin tim, nga ana tjetër, nuk munda të qëndroja indiferente ndaj një situate të tillë. Jam kthyer në Kosovë për të ndihmuar kudo që kam mundur. E gjithë kjo u kurorëzua me nënshkrimin e Deklaratës se Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Mundësia që më ofrohet me nënshkrimin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës ishte arritja më e madhe për të cilën jam përjetësisht mirënjohës miqve tanë ndërkombëtarë që ndaluan gjenocidin në Kosovë dhe popullit të Kosovës që sakrifikuan gjithçka për të arritur këtu ku jemi sot.
Po, sot jam këtu me ju, dua të fokusohem në atë që do të thotë të ndjekësh suksesin në biznes apo politikë, duke mos harruar gjërat që kanë rëndësi. Me kalimin e kohës, me të drejtë, intensiteti i politikës po kalon te brezat e rinj, por intensiteti i biznesit po rritet dhe detyrimet e mia i ndjej më thellë, jo si një domosdoshmëri, por si një lloj trashëgimie ( kauze) që nuk mund të kalojë pa u vënë re. Vazhdimi i shtetndërtimit për Kosovën mbetet sfidë e madhe si per çdo ke, ashtu edhe për mua, duke pa nevojen për të ndërtuar një shtet modern me ekonomi të fortë dhe me shumë miq në mbarë botën. Së fundi, ajo që duhet t’ju them ju të diplomua, “Arsimi është thelbësor për progresin e vërtetë, por nëse harrojmë humanizmin dhe vlerat tona , atëherë suksesi mund të bëhët vetëm një fjalë boshe”. “Respektoni veten dhe gjithçka që është e juaja si parakusht për të dashur ose respektuar të tjerët”! “Bëni për të tjerët vetëm atë që dëshironi që të tjerët të bëjnë për ju” Një tjetër këshillë e qartë nga unë, së bashku me urimet e mia të përzemërta, është që “të mos harroni kurrë dhe të jeni gjithmonë mirënjohës ndaj atyre që ju sollën në këtë vend të lumtur sot” urime!
Faleminderit shumë!