Prishtinë, 27 korrik 2023 –

I lumtur të dorëzoi një veturë dinjitoze, një Mercedes, të përgatitur enkas për të lehtësuar lëvizjen dhe punën e organizatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Në vazhdën e ndihmave për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, themeluesi i Fondacionit “Behgjet Pacolli”, i ka dorëzuar një veturë dinjitoze drejtorit të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

Donacioni i dhuruar është Mercedes VITO me kilometra zero dhe e përgatitur enkas për të lehtësuar lëvizjen dhe punën e organizatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

z.Behgjet Pacolli, me këtë rast ka thënë se ndihet i lumtur që në emër të fondacionit, aksionarëve dhe menaxhmentit të Bankës Ekonomike, të dorëzoj këtë veturë.

Të pranishëm në ceremoninë e dorëzimit ishin edhe bashkpuntorët e ngushtë të z.Pacolli, drejtori ekzekutiv i Mabetex Holding në Prishtinë, Valon Lluka, dhe drejtori i Bankës Ekonomike, Shpend Luzha.

Edhe drejtori i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, z.Halil Kastrati, tha se pranimi i një donacion special “Makine Benz VITO krejt e re me zero kilometra nga Banka Ekonomike e Kosoves”, është lehtësim për punën e stafit të shoqatës.

Vetura Mercedes VITO e cila nga tani do të sherbëj për stafin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

“I nderuar z. Behgjet Pacolli është donator i hershëm në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, tani përveç personalisht edhe Kompanit e tij janë donatore të Shoqata jonë”, ka thënë Kastrati.

Vlenë të theksohet se z.Behgjet Pacolli vetëm gjatë këtij viti ka pasur bashkpunim të ngusht me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, në disa aktivitete humanitare si shtrimi i Iftarit me 1500 veta në muajin e shenjt të Ramazanit, fillimin e ndërtimit të shtëpive në Skenderaj dhe Mitrovicë, për familjet që kanë pësuar nga vërshimet.

Furgoni Mercedes VITO me kilometra zero i cili u bë donacion nga z.Behgjet Pacolli për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Ndihma financiare për grupe të kategorive të ndryshme

Lista e kontributeve në shifra e Fondacionit “Behgjet Pacolli”:

• Mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në nevojë € 449.468.00
• Mbështetje financiare për grupe të ndryshme € 445.380.00
• Ndërtimi i strukturës së Universitetit Amerikan € 4.200.000.00
• Ndërtimi i objektit Administrative € 460.000.00
• Ndihmë ushtrisë dhe mbrojtjes ligjore të UÇK-së € 1.621.203.00
• Asistencë për objektet e kultit dhe trashigimisë, xhamia e Llapit, Hajvalisë, Marec, Zllatar € 2.251.450.00
• Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka kontribuar në rinovimin e Fakultetit Filozofik €1.300.000.00
• Rinovimi i sallës multifunksionale “Rilindja” € 680.000.00
• Renovimi i objektit të Kuvendit të Kosovës € 478.000.00
• Restaurimi i objektit të Presidencës së Kosovës € 250.000.00
• Ndërtimi dhe renovimi i shkollave në Kosovë € 132.000.00
• Ndërtimi i shtëpive për familjet në nevojë € 820.000.00
• Ndërtimi i sheshit “Ali Podrimja” në Gjakovë € 87.000.00
• Infrastruktura rrugore në Kosovë € 1.657.000.00
• Ndërtimi kompleksi memorial në Penuh dhe rinovimi i varrezave në Marec € 1.262.000.00
• Mbështetje financiare të rimëkëmbjes ekonomike në Kosovë € 1.505.370.00
• Përkushtimi i z.Pacollit për lobimin e pavarësinë e Kosovës € 8.000.000.00
• Bursa për studentë brenda dhe jashtë Kosovës € 416.000.00
• Fondacioni “Behgjet Pacolli” me mbështetjen financiare të “Mabetex Proj, Ing”, Lugano, Fondi i Kosovës për Rindërtim  8.080.000.00
• Angazhimi i z. Pacolli për lirimin e pengjeve z. James Berisha € 3.430.000.00
• Angazhimi i z. Pacolli për lirimin e Shqipe Hebibit, Gabriele Torsello, përkrahur nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”  2.310.000.00
• Transformimi i hapësirave në Ministrin e Punëve të Jashtme € 750.000.00
• Ndërtimi i vendbanimeve të shkatërruara nga tërmeti në Thumanë € 1.250.000.00

TOTAL: € 41.834.871.00

Kontribut në Ndërtimin e Trepçës

Kontribut në Ndërtimin e Trepçës

Menjëherë pas përfundimit të luftës Fondacioni “Behgjet Pacolli” sponsorizoi një konferencë për rindërtimin e Kosovës në Lugano të Zvicrës (ku mori pjesë edhe Qeveria e Kosovës).

Në këtë konferencë Fondacioni ka sponsorizuar një punëtori se si të bëhet privatizimi në Kosovë.

Ekspertët nga Polonia ishin të pranishëm dhe qëndruan katër ditë në Kosovë. Sipas konkluzioneve të këtij takimi, ekspertët thanë se Pa investime milionëshe, kombinati metalurgjik “Trepça” në Kosovë, nuk mund të rimëkëmbet dhe vështirë se do të mund të funksionojë tutje.

Fondacioni kishte marrë përsipër verifikimin e gjendjes në të gjitha fabrikat e Kosovës dhe tekniko-financiare me mbështetjen e kompanisë “Mabetex” dhe me angazhimin e tridhjetë inxhinierëve për gjashtë muaj.

Mjete financiare Fondacioni “Behgjet Pacolli”, kishte ndarë edhe për ndërmarrjen “Trepça”.

Pavarësia e Kosovës

Shpenzimet janë mbështetur nga Fondacioni jofitimprurës dhe themeluesi z. Behgjet Pacolli, përveç angazhimit të tij së bashku me ekipin e tij të angazhuar në lobimin e tij që nga viti 2004, kur z. Behgjet Pacolli ka filluar angazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës në Uashington dhe ai vazhdoi lobimin për rritjen e njohjes së Republikës së Kosovës.

Behgjet Pacolli, është angazhuar në lobimin e pavarësisë së Kosovës, edhe kur ishte në opozitë si Kryetar i partisë së AKR-së në qeveri, si Zëvendës Kryeministër, dhe kur u zgjodh President i Republikës së Kosovës, pozicion që ai e ka arritur duke u mbështetur vetëm në buxhetin e tij personal.

Shuma e shpenzuar deri më tani është mbi 8 milion euro.

“Mabetex Project Engineering”, Lugano (Zvicër), sponsor kryesor

Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka zhvilluar një aktivitet shumë të rëndësishëm jashtë kufijve të Kosovës. Projektet u zbatuan në kujdesin e fëmijëve në nevojë, pasojat e niveleve të larta të radioaktivitetit dhe të braktisura nga prindërit e tyre. Gjithashtu, ata marrin kujdes mjekësor për fëmijët që kanë nevojë për trajtim të veçantë mjekësor etj.

Me këto kontribute, Fondacioni ka kryer aktivitetet si ndërtimi qendrës për fëmijët jetimë me aftësi të kufzuara në Yakutsk, Republika e Jakutsk, në qytetin e Yakutsk shumë vite ka pasur teste bërthamore të cilat kanë ndikuar në lindjen e fëmijëve, ku një numër i madh i tyre kanë lindur me pasoja të rënda shëndetësore.

Një numër i madh i fëmijëve janë braktisur nga prindërit e tyre në Yakutsk dhe as nuk kanë pasur mundësi të jetojnë. Duke parë nevojën e madhe për krijimin e një qendre për t’u siguruar strehim, Fondacioni ka bërë zgjidhje të shpejtë për ta. Në vitet 1992-1993 Fondacioni ka ndërtuar një qendër spitalore me 120 shtretër, me të gjitha orenditë dhe pajisjet e nevojshme. Qendra është ende duke funksionuar.

Një numër i fëmijëve trajtohen jashtë me shpenzimet e Fondacionit, disa janë birësuar ndërkombëtarisht, por numri i fëmijëve në këtë spital ka qenë gjithmonë 100-120. Fëmija më i madh në qendër tani është 26 vjeç. Deri në vitin 2001 Fondacioni ka kontribuar në mbarëvajtjen e qendrës. Sponsorizimi i konferencës së UNESCO-s në Yakutsk më 1993, në të cilën morën pjesë dy delegatë nga Kosova, Edita Tahiri dhe Edi Shukriu.

Më 1995 ndodhi një sulm terrorist në spitalin e fëmijëve në Budjanovck të Dagestanit, i cili vrau dhe plagosi shumë fëmijë pacientë. Fondacioni “Behgjet Pacolli” ndihmoi familjet e të plagosurve dhe kontribuoi në rindërtim të spitalit.

Ndihma e drejtpërdrejtë për organizimin dhe financimin e ngjarjeve kulturore, të tilla si shënimi i përvjetorit të lindjes dhe vdekjes së Aleksandër Moisiut, Ibrahim Kodra.

Shpenzimet e financimit në spitalin e Milanos dhe organizimi dhe financimi i shpenzimeve të varrimit, transporti nga Milano në Tiranë dhe ceremonia e varrimit të të ndjerit, piktorit Ibrahim Kodra më 2006.

Duke marrë parasysh shkatërrimin e luftës në Kosovë dhe ndryshimin rrënjësor të qeverisë nga ekonomia e planifikuar në një ekonomi të tregut të lirë e duke pasur frikë nga potenciali që drejtimi i ekonomisë së shtetit të pavarur të Kosovës të shkojë në drejtim të gabuar, u organizua konferenca ndërkombëtare për themelimin e “Fondit për Rindërtimin e Kosovës” (Fondacioni për Rindërtimin e Kosovës – FORK).

Këto ishin arsyet kryesore pse Fondacioni “Behgjet Pacolli” menjëherë dërgoi një grup inxhinierësh në Kosovë për ta verifikuar situatën në Kosovë përmes organizatave ekonomike. Pas një pune të vështirë për dy muaj, ky grup inxhinierësh hulumtoi mbi gjendjen aktuale në të gjitha organizatat, dha mendimet dhe sugjerimet me shkrim, në formën e studimit, se çfarë dhe sa nevojitet për të rivendosur fabrikat, përkatësisht ndërmarrjet prodhuese dhe të shërbimit në Kosovë.

Ky grup inxhinierësh zbuloi se me një investim prej 16 milionë dollarësh për t’i rindërtuar pothuajse të gjitha fabrikat në Kosovë, pa llogaritur Trepçën dhe KEK-un. Kjo ishte arsyeja pse Fondacioni ftoi një konferencë tri ditë në Lugano, ku ftoi personat kryesorë të qeverisë së përkohshme në atë kohë dhe investitorët e mundshëm të cilët do të shprehnin interesim për investime në fabrika të Kosovës. Organizimi i transportit është bërë me avion privat për përfaqësuesit institucionalë të Kosovës (Jakup Krasniqi, Ahmet Shala dhe të tjerë).

Qëllimi i gjithë kësaj pune ishte krijimi i një Fondacioni funksional qeveritar që do të organizonte dhe mbikëqyrte, duke trajtuar në mënyrë profesionale ndërtimin ekonomik, rikomisionimin e vlerësimit të vlerës së tyre të drejtë dhe për të përgatitur gjithçka për ta filluar procesin e transformimit të tyre në ekonomi të tregut të lirë.

Pas konferencës u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi për përgatitjen dhe mënyrën e procedimit. Qëllimi kryesor nuk do të ishte shitja e menjëhershme e pronës, por rikuperimi dhe dorëzimi i tyre te njerëzit e duhur për ta vazhduar punën.

Në kohën e transferimit të ndërmarrjeve te privatet, Fondacioni FORK do të siguronte që personi që merr një objekt ekonomik ta ketë vlerën minimale të garantuar monetare të investimit fillestar, mjetet për fillimin e punës dhe angazhimin e punëtorëve të nevojshëm për atë objekt ekonomik. Fondacioni do të kujdesej për t’i mbështetur operatorët ekonomikë për forcimin e tyre dhe në momentin kur atyre u kërkohet të gjenerojnë pagesa me këste të të ardhurave për disa vjet pa interes për të paguar për ta.

Sipas llogaritjeve të asaj kohe, vendi kishte shumë profesionistë të interesuar në këtë sipërmarrje (si profesionalisht dhe ekonomikisht), që do të thotë se sot të gjitha fabrikat janë në funksion (megjithëse jo me prodhim të programeve të tjera krahasuar me ato të mëparshmet), punëtorët do të punonin ngadalë dhe shteti ose ndonjë agjenci e formuar në atëkohë do të përfitojë nga çmimi bazë i këtyre ndërtesave. Kjo do të thotë që paratë që qytetarët e Kosovës me forcë dhe të marra përmes llogarive të ndryshme jashtë vendit do të kenë shansin të qarkullojnë në Kosovë për shumë vite dhe do të ndikojnë në një rritje të paparë ekonomike në Kosovë. Fatkeqësisht, në Kosovë ndodhi e kundërta, pronat publike u shitën dhe stërshitën, paratë u tërhoqën nga Kosova dhe në shumicën e rasteve blerësit e këtyre objekteve u kthyen në potencial të dobët, pa asnjë mundësi për të investuar në rikuperimin e objektit të blerë. Historia një ditë do të tregojë për të gjithë këtë krim dhe dëmin e shkaktuar Kosovës.