Yakutia, 1999 –

Presidenti i Republikës së Jakutisë dekreton me mirënjohjen më të lartë të kësaj Republike për themeluesin e Fondacionit “Behgjet Pacolli” për të gjitha kontributet humanitare në këtë republikë.

• Ndërtimin e shtëpisë për jetimët dhe të gjitha kontributet për shërimin e tyre, brenda dhe jashtë vendit.

• Bursat për 12 studentë të Jakutisë, për riaftësimin e tyre nëpër shkolla profesionale dhe universitetet në Zvicër.

• Sponzorizimin e shumë konferencave të lidhura me ngritjen sociale dhe profesionale të shoqatave të ndryshme të republikës së Jakutisë, dhe shumë kontributeve tjera.

Yakutia – Banorët e shtëpisë (fëmijët jetima) dhe disa prej stafit shërbyes.

Fondacioni “Behgjet Pacolli”, në republikën Saha – Jakutia, ka dhuruar këtë shtëpi për strehimin e jetimëve gjerësisht fëmijëve me të mbetura fizike (të cilët shumëherë refuzoheshin nga prindërit e tyre dhe u braktisëshin).

Kjo shtëpi kishte kapacitet prej 220 krevetësh me të gjitha orendit për jetesë, kuzhina dhe hapësira për qëndrimin ditor, hapësira rekreative, hapësira për kujdes midicinal, klasë mësimi e çdo gjë tjetër në shërbim të këtyre fëmijëve.

Shtëpia e jetimave në Jakuti, kontribut i fondacionit “Behgjet Pacolli”.

Kjo shtëpi ishte ndërtuar për një afat rekord dhe jetohej nga 220 fëmijë nga ku organizohej edhe trajtime medicinale si për brenda republikës ashtu edhe jashtë shtetit.

Shumë operacione u kryen nga spitalet Europiane si, San Raffaele në Milano dhe në klinika tjera Europiane, kosto të cilat i bartej nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.

nga Behgjet Pacolli | nëntor 28, 2021 –

Mëngjesin e 26 nëntorit 2019 një tërmet i fortë u regjistrua në Shqipëri, i cili dëmtoi rëndë qarqet e Durrësit, Lezhës dhe Tiranës.

Termeti la shumë të vdekur dhe të plagosur ndërsa shkatërroj shumë shtëpi dhe banesa.

I prekur thellë nga kjo tragjedi që i ndodhi popullit shqiptarë, menjëher ditën e nesërme u nisa drejt zonave të prekura për t’i mbështetur njerëzit dhe familjet e prekura nga tërmeti.

Të gjendësha afër në këto momente të vështira për ta.

Në Thumane vizitova komunitetet e prekura. Unë shpreha mbështetjen institucionale dhe private(ne koordinim me autoritetet perkatese aty) për qytetarët e Thumanes dhe të Shqipërisë.

Kjo është situata më tragjike në 20 vjet për të gjithë kombin shqiptar dhe unë do të qëndroj në mbështetje me ata. Vlerësova ndihmën e ushtarëve të Kosovës dhe të zjarrefikësve që po japin gjithqka nga profesionalizmi i tyre.

Jam shumë krenar për ndihmën dhe solidaritetin nga Kosova në Shqipëri në orët e fundit. Solidariteti dhe mbështetja masive tregon lidhjet vëllazërore.

Ne duhet të vazhdojmë dhe të sigurohemi që të gjitha familjet e prekura do të kenë së shpejti një çati për t’u rikthyer jetës normale. Ky është një mision kombëtar tani.

Kurse në mesditë vazhdova në Durrës ku vizitova zonën e prekur nga tërmeti shkatërrues.

Takova gjithashtu kryeministrin Edi Rama dhe i shpreha atij në emër të popullit të Kosovës ngushëllimet për vdekjen e civilëve.

Unë e sigurova atë për mbështetjen institucionale dhe atë të qytetarëve të Kosovës.

I’a bëra me dije se do të punojmë ngushtë në kapacitete institucionale për të ndihmuar komunitetin.

I tronditur nga ajo çfarë pash dhe e lash mbas, me 28 nëntor kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.

Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur në ato ditë të vështira për ta.

Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet.

Unë pres po ashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë.

Pas dy vitesh më 28 nëntor të vitit 2021, në një pritje madhështore nga banorët e zonës dhe kryeministri i shtetit shqipëtar Edi Rama, së bashku me vëllëzërit e mi dhe ekipen bashkëpunuese kam dorëzuar çelësat e banesave për familjet e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të 2019-s.

Në emër të Fondacioni “Behgjet Pacolli” falënderojë të gjithë kontribuuesit të cilët mbështetën ndërtimin e banesave në Thumanë.

Kontribut në këtë punë kanë dhënë: Banka Ekonomike, Mabetex Lugano, M Technologie, IMK, Driton Gërbeshi, Valon Ademi, Ibrahim Thaqi, Valon Lluka, Sefedin Pacolli. Të gjithë këta kontribuan me punën e tyre të palodhur.

Marec, qershor 2021 –

Asfaltimi i rrugës, ndërtimi i shtratit të lumit, ndërtimi i shkollës-muze, rregullimi i varrezave dhe i xhamisë së lagjes Modripotok të Marecit janë projektet që janë ndërmarr nga iniciativa e Fondacionit “Behgjet Pacolli” në mbështetje të familjes Isa dhe Ruhan Pacolli.

Asfaltimi i rrugëve në fshatin Marec, mjetet nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”

Investimi i fundit nga Fondacioni “Behgjet Pacolli” është asfaltimi i rrugës 3 kilometra në lagjen Modripotok.

Në këtë lagje Fondacioni “Behgjet Pacolli”, së bashku me kompaninë “Mabetex Group” dhe me anëtarët e familjes Pacolli, investuan mjete financiare dhe vun në shërbim gjithë fuqinë puntore të kompanisë “Mabetex”.

Rrugë tjetër e projektuar, ndërtuar dhe asfaltuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”
Rruga e cila të dërgon në njëren nga lagjet e fshatit Marec.

Hajvali, 13 dhjetor, 2014

Ndërtimi i rrugës “Brigada” 153 në Hajvali, në gjatësi prej 3.4 km, në dy faza, është ndërtuar dhe financuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.

Deçan, qershor 2014 –

Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka zhvilluar dukshëm aktivitetin e përmirësimit të infrastrukturës rrugore në Kosovë. Në kuadër të këtij aktiviteti Fondacioni ka kontribuar në ndërtimin e rrugëve në fshatrat e Deçanit, Strellc dhe Prekoluk.

Pejë, 14 nëntor 2007 – Falë projektit që financohet nga fondacioni “Behgjet Pacolli”, katër fshatra të komunës së Pejës, Poçesta, Vragoci, Pishtani dhe Kerstovci brenda 15 ditësh do të bëhen me rrjet të ujësjellësit dhe do të pinë ujë të kthjellët nga burimi i Drinit të Bardhë.

I tërë projekti i ujësjellësit, për këto katër fshatra, në vlerë prej 30 mijë eurove, është financuar nga fondacioni “Behgjet Pacolli”.

Punët në realizimin e projektit kanë filluar të mërkurën, me hapjen e kanalit të ujësjellësit, i gjatë 5.400 metra, i cili nga fshati Poçestë, do të bartë tutje ujin për tre fshatrat e tjerë.

Canë Kuçi, nga Poçesta, tha se kjo është dita më e lumtur në jetën e tij.

Kemi pirë ujë bunari, për të cilin të gjitha analizat kanë vërtetuar se është i dëmshëm. Na janë helmuar familjet dhe fëmijët me këtë ujë. Këmi marrë uë pastaj më bucela në qytet dhe kemi hequr të zitë e ullirit. Na kishin premtuar pushtetarët shumë herë, por kot. Shkuam të Behgjet Pacolli me një kërkesë dhe ai na është përgjigjur pozitivisht. E falënderojmë shumë për ndihmën e madhe që po u bën banorëve të këtyre fshatrave”.

Pejë, 14 nëntor 2007 – Gazeta ditore “Lajm” kishte raportuar për donacionin e Fondacionit “Behgjet Pacolli” në fshatrat e Pejës.

Kontribut në Ndërtimin e Trepçës

Kontribut në Ndërtimin e Trepçës

Menjëherë pas përfundimit të luftës Fondacioni “Behgjet Pacolli” sponsorizoi një konferencë për rindërtimin e Kosovës në Lugano të Zvicrës (ku mori pjesë edhe Qeveria e Kosovës).

Në këtë konferencë Fondacioni ka sponsorizuar një punëtori se si të bëhet privatizimi në Kosovë.

Ekspertët nga Polonia ishin të pranishëm dhe qëndruan katër ditë në Kosovë. Sipas konkluzioneve të këtij takimi, ekspertët thanë se Pa investime milionëshe, kombinati metalurgjik “Trepça” në Kosovë, nuk mund të rimëkëmbet dhe vështirë se do të mund të funksionojë tutje.

Fondacioni kishte marrë përsipër verifikimin e gjendjes në të gjitha fabrikat e Kosovës dhe tekniko-financiare me mbështetjen e kompanisë “Mabetex” dhe me angazhimin e tridhjetë inxhinierëve për gjashtë muaj.

Mjete financiare Fondacioni “Behgjet Pacolli”, kishte ndarë edhe për ndërmarrjen “Trepça”.