Gjatë viteve 2014-2018 ka shërbyer për dy mandate si kryetare e Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Gjilan, organit më të lartë në komunë të udhëhequr nga fëmijët.
Për suksesin e treguar në drejtimin e këtij organi të rëndesishëm komunal, kryetari i komunës së Gjilanit në mënyrë simbolike i mundësuar të ushtroj pozitën e tij për 24 orë, kështu që në moshën 16 vjeçare, ka qenë për një ditë kryetare e komunës së Gjilanit.
Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, duke i’a dorëzuar postin e të parit të qytetit, Festina Kurteshit.
Kjo është Festina Kurteshi, bursiste e fondacionit “Behgjet Pacolli”, e cila ka mbaruar studimet Bachelor në fakultetin e Administratës publike, programi shkencë politike dhe diplomaci në Kolegjin AAB.
Kjo është Festina Kurteshi, bursiste e fondacionit “Behgjet Pacolli”
Festina në aspektin akademik do të vazhdojë në shtator studimet e nivelit Master në Marrdhënie Ndërkombetare në Geneva School of Diplomacy në Gjenevë të Zvicrës.
Përgjatë studimeve bachelor, krahas notës mesatare 10.00, ky rrugëtim u përcoll me punë hulumtuese dhe studime të thella për çështje të ndryshme të karakterit publik.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connelli, dhe Festina Kurteshi në një nga aktivitetet e klubit të debatit.
Për më tepër, Festina ka udhëhequr me klubin e debatit dhe aktiviteteve, ku ka ftuar për ligjerata interaktive përfaqësues të profileve të fushës së studimit si ambasadorë e përfaqësues të institucioneve të nivelit qëndror dhe lokal në Kosovë.
“Kam zgjedhur të studioj poltikën – apo artin e qeverisjës, ngase politika është një veprimtari e pashmangshme e jetës njerëzore. Njohja e politikës na nidhmon të njohim të drejtat dhe përgjegjësitë tona si qytetar. Krahas kësaj, studimi i marrdhënieve ndërkombëtare është një mënyrë e shkëlqyer për të fituar një kuptim më të thellë të çështjeve globale dhe marrdhëniet mes shteteve”, tha Kurteshi.
Momente emocionuese pas diplomimit në fakultetin e Administratës publike, programi shkencë politike dhe diplomaci në Kolegjin AAB.
Ajo thotë se për krijimin e urave diplomatike, kruciale është njohja e kulturës dhe gjuhës së shteteve të tjera. Krahas gjuhës amëtare shqipe, Festina fol rrjedhshëm edhe tri gjuhë të huaja, gjuhën angleze, gjermane dhe gjuhën frënge.
Në janar të vitit 2021, në kuadër të kampanjës #AskthePresident të organizuar nga Komisioni Europian, Festina ka komunikuar me presidenten e Komisionit europian znj. Ursula von der Leyen me ç’rast ajo ishte përgjigjur në pyetjen e saj për pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në politikë, video kjo e shpërndarë në faqën zyrtare të Komisionit dhe vetë Presidentes von der Leyen.
Video e shpërndarë në faqën zyrtare të Komisionit dhe vetë Presidentes von der Leyen.
“Mbarësia e rrugëtimit lidhet pashmangshmërisht me përkushtimin, kohën, dashurinë dhe shpirtin që ne investojmë në të, por padyshim edhe me mbështetjen që ne marrim nga familja, miqtë, dhe personat e tjerë zemërmirë që na rrethojnë”, shprehet Kurteshi.
Festina vazhdon të shpreh mirënjohen për themeluesin e fondacionit z.Behgjet Pacolli, për mbështjetjen e përhershme nga fillimi i rrugëtimit të saj akademik.
“Dhe jam shumë krenare me kontributin madhështor humanitar që ky fondacion ka dhënë në mbështetje të segmenteve të ndryshme shoqërore. Veprimet e tilla fisnike krijojne themelin e humanizmit dhe mbështetjes altruiste”, deklaron Festina.
Momente gjatë prezantimit të punimeve në Universitetin AAB.
Kurteshi thotë se e ardhmja do të krijohet nga fëmijët e sotëm. Prandaj është e domosdoshme për ne të kujdesemi për ta dhe ti kushtojmë vëmendje të veçantë edukimit të tyre. Rritja e brezave me fokus primar edukimin dhe arsimimin do të krijojë liderët e së ardhmës të cilët do të pjekin kushtet për bërjën realitet të utopive të cilat i kemi per ideal. (Thomas More)
“Duke pasur një edukim të mirë, qytetarët nuk do të kenë nevojë për shumë ligje, konsideron babai i politikës. Aristoteli, mirëpo që edhe ligjet më të mira nuk do të kishin vlerë nëse të rinjtë nuk stërviten nga zakoni dhe edukimi në shpirtin e kushtetutës.
Prishtinë, 4 gusht, 2023 –
Të pasionuarit pas teknologjisë, respektivisht për Shkencat Kompjuterike, është edhe fitimprurëse në këtë kohë të zhvillimit të teknologjisë.
Aftësia e fituar për inteligjencën artificiale, sistemet e bazës së të dhënave, gjuhët e programimit, bioinformatikën dhe teorinë e kompjuterit janë mozaiku i cili në tërësi përbënë atë që quhet “Shkenca Kompjuterike”.
Në shtetet në zhvillim rëndësi të veçantë i kanë kushtuar shkencave kompjuterike, për arsye se shumica e mjeteve të punës kanë shkuar drejt digjitalizimit dhe nuk bëhën në mënyrë manuale si më herët. Zhvillimi i teknologjisë ka prekur thuasje në të gjitha fushat e jetës. Duke pare këtë trend themeluesi i fondacionit z.Behgjet Pacolli, ka ndarë fonde të veçanta që të financojë student të pasionuar në këto drejtime.
Njëri nga ta është Amir Rashica, i cili tani është një profesionist me përvojë në IT me një karrierë dhjetëvjeçare.
Profesori i Inxhinierisë së IT-së, bursist i fondacionit, Amir Rashica, një histori e veçantë suksesi.
Amiri ishte bursistë i Fondacionit “Behgjet Pacolli” gjatë viteve 2007 deri 2010, në Kolegjin Riinvest, dhe ka diplomuar në drejtimin Inxhinierisë Kompjuterike.
Ai tregon për përvojën e tij si përfitues i bursës së plotë nga fondacioni “Behgjet Pacolli”, dhe lehtësime që ka pasur në studime.
Ai është aktualisht Shefi i Operacioneve dhe Inxhinierisë në Borek Solutions. Para kësaj, ai ka shërbyer si Zhvillues Softuerësh për disa vite në industri të ndryshme si banka, arsim, shitje me pakicë, logjistikë etj.
Bursisti Amir Rashica është aktualisht Shefi i Operacioneve dhe Inxhinierisë në Borek Solutions.
Gjithashtu, Amir ka punuar si asistent mësimdhënës për më shumë se 10 vjet në Kolegjin Riinvest dhe Universitetin AAB Riinvest.
Ekspertiza e tij në zhvillimin e softuerit dhe menaxhimin e projekteve e bën atë një aset të vlefshëm në industrinë e IT.
Amiri në kolegjin Riinvest duke spjeguar para studentëve rezultatet e pyetësorit.
Prishtinë, 1 gusht, 2023 –
2008 – Viti i shpalljës së Pavarësisë së Kosovës. Jam e nderuar qe po atë vit performova në Moskë – Rusi, ku në broshurën e programit pranë emrit tim, u vendos flamuri i ri i Republikës së Kosovës, në mesin e flamujve nga e mbarë bota.
Marigona Qerkezi është një soprano e dalluar e lindur dhe e rritur në Zagreb. Ajo ka diplomuar në Akademinë e Arteve të Prishtinës në flaut dhe këndim.
Marigona ishte bursiste e Fondacionit “Behgjet Pacolli”, në Universitetin Staffordshire në Britani të Madhe, dhe ka diplomuar në bachelor në Menaxhim Biznesi.
Ajo tregon se bursa i kishte dhënë një shtytje shumë të madhe, ndihmesë, qetësi edhe mendore që të mos kishte nevojë të punonte dy – tre fish që të siguronte mjetet monetare që të mbulonte koston e studimeve.
“Një dorë që të jep ndihmë është një dorë duhet ta keshë cdo herë parasysh”, thotë Marigona plot mirënjohje për z. Behgjet Pacolli.
“Janë lehtësuar shumë edhe janë mbështetut shumë nga fondacioni, për cka jam falënderuese edhe nismë filantropike e rëndësishme për të gjithë të rinjët, dhe bën diferencën pasi një dorë që të jep ndihmë është një dorë duhet ta keshë cdo herë parasysh”, thotë Marigona.
Në moshën 6-vjeçare Qerkezi dha shfaqjen e saj të parë në Lubjanë. Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare. Qerkezi ka performuar në Slloveni, Itali, Britani të Madhe, Holandë, Kroaci, Gjermani, Shqipëri, Zvicër, Turqi, Mal të Zi, Spanjë, Oman, Japoni dhe SHBA.
Qerkezi është fituese e çmimeve të shumta në garat ndërkombëtare të operës, duke përfshirë: çmimin e parë në konkursin e operës Leyla Gencer dhe çmimin special nga Accademia Teatro alla Scala, çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar “Magda Olivero”, fitues në kategoria debutuese në Konkursin e 66-të Ndërkombëtar për Këngëtarët e Rinj të Operas të Evropës AsLiCo, çmimi special “Më i miri nën 25 vjeç” në Konkursin Ndërkombëtar të Operas Portofino.
Shumë e lumtur të debutoj një rol kaq të bukur në një teater të mrekullueshëm si Teatri i Operas në Tokyo.
Profili i saj është përfshirë në librin “Il Soprano Rossiniano” në mesin e interpretuesve të shquar Rossini dhe ka luajtur në dokumentarin “Dante in Musica” me rastin e promovimit të kulturës dhe gjuhës italiane në botë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë. Qerkezi bëri debutimin e saj profesional operistik në një moshë shumë të re si Königin der Nacht në Die Zauberflöte (AsLiCo Opera Domani) në turne në Shtëpinë e Operës Mbretërore në Muscat në Oman dhe si La Contessa d’Almaviva në Le nozze di Figaro në Teatrin Kombëtar të Operas në Tiranë.
Ajo filloi menjëherë një karrierë të suksesshme, duke performuar si Lucia di Lammermoor në Teatro Lirico në Cagliari dhe në Teatro Petruzzelli në Bari, ku më pas u kthye për të performuar si Rosalindein Die Fledermaus, Adina në L’Elisir d’amore, Madama Cortese në Il. viaggio a Reims për Operën e Lombardias (ku luajti edhe rolin solistik të flautit), në Festivalin e Operas Rossini dhe në Gran Teatre del Liceu në Barcelonë; Rigoletto (Gilda) në Teatro Lirico në Cagliari; Don Giovanni (Donna Anna) në Teatrin e Ri Kombëtar në Tokio; Guillaume Tell (Mathilde), Il Trovatore (Leonora) dhe Der Messias (Handel/Mozart) për Opera Lombardia, Il Trovatore (Leonora) dhe Erste Dame (Die Zauberflöte) në Teatrin Kombëtar në Zagreb; Lucia di Lammermoor në Teatro Verdi di Pisa dhe Teatri Kiel.
Në skenën e mrekullueshme të Teatrit Donizetti në Bergamo në rolin fantastik të Leonoras.
Qerkezi ka bashkëpunuar me dirigjentë si Beltrami, Bonato, Boncompagni, Finzi, Goldstein, Güttler, Kabaretti, Lacombe, Montanari, Brusa, Morandi, Pirolli, Pitrenas, Rolli, Sagripanti, Dinić, Spotti, Axelrod dhe regjisorët Bernard Defloin, Garattini, Krief, Maestrini, Martone, Horakova, Sagi, Vizioli, Znaniecki. Ndër angazhimet e saj të fundit janë Ernani (Elvira) dhe Messa da Requiem i Verdit në Teatro Lirico di Cagliari, Giovanna d’Arco në St. Galler Festspiele, Il Trovatore në Festivalin Verdi në Parma. Angazhimet e saj të ardhshme do të jenë debutimi i Anna Bolena në Operën dhe Baletin Kombëtar të Lituanisë në Vilnius, Ernani në Ópera de Oviedo, I due Foscari (Lucrezia Contarini) në Teatro Carlo Felice di Genova dhe Mimi (La Bohème) në Teatro Lirico. nga Cagliari.
Ish-Shkolla Fillore “Liria” në Marec, ndërtuar në vitin 1958, ku z. Pacolli kreu arsimin fillor, u shemb nga përmbytjet e shirave në vitin 1983.
Edhe pse nuk dihet data e sakt se kur janë ndërtuar as xhamia as mejtepi, por kanë funksionuar gjatë Perandorisë Osmane dhe gjatë Mbretërisë Jugosllave. Në këtë mejtep talebexhitë (nxënësit) i kanë mësuar, Mulla Xhafa, Mulla Hysen Rama nga Vitia-Marec, Mulla Sefa i Zllashit, pas Mulla Sefës, si imam në xhaminë e Marecit, ka punuar Mulla Rama, nga Janjeva edhe ky, për pos detyres se imamit u ka dhanë mësim talebexhive të mejtepit.
Shkolla e parë katërklasëshe me mësim në gjuhën shqipe, punimet i filloi në vitin 1946/47, në objektin e ish mejtebit që gjindej në oborrin e xhamisë së fshatit Marec.
Shkolla mbeti e lidhur ngushtë me nostalgjinë dhe emocionet e z. Behgjet Pacolli, i cili ishte nxënës i kësaj shkolle dhe banorëve të fshatit Marec.
Për të kujtuar sakrificat deri te arritja e dijës të banorëve të fshatit Marec, z. Pacolli u përkujdes personalisht që Fondacioni financoj rindërtimin e kësaj shkolle, duke e shndërruar në shkollë muze.
Shkolla e Mudri Potokut tani më e rindërtuar dhe e shndërruar në shkollë muze. E gjitha u mundësua me iniciativën dhe financimin nga z.Behgjet Pacolli, përmes fondacionit të tij. Fotografi e realizuar në oborrin e shkollës fillore “Liria” në Marec. Në fotografi është mësuesi me nxënësit e klasës pjesë e së cilës ishte edhe z.Behgjet Pacolli.Ish-Shkolla Fillore “Liria” në Marec, tani më e rindërtuar dhe e hapur si Muze.
Në këto hapësira janë të ekspozuara shumë dokumente që tregojnë për punën e palodhur të mësuesve dhe nxënësve të asaj kohe.
Rindërtimi i kësaj shkolle dhe themelimi i këtij muzeu është financuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.
Dokumente të rëndësishme të shkollës “Liria”, të konservuara tani në shkollën muze. Njëra nga klasat e shkollës muze “Liria” në Marec.Dokumente të ekspozuara të shkollës “LIRIA”, tani e hapur muze.Ditari i shkollës “LIRIA” nga gjenerata e viteve 50-ta. Pllaka që bartë mbishkrimin se shkolla u rindërtua nga Fondacioni.
Historiku i shkollë së parë fillore në gjuhën shqipe në Mudri Potok
Shkolla e parë katërklasëshe me mësim në gjuhën shqipe, punimet i fillon në vitin 1946/47, në objektin e ish mejtebit që gjindej në oborrin e xhamisë së fshatit Marec. Mësues i parë ka qenë Ahmet Sllamniku, nga Gjilani. Ndihmës i tij, i cili ka punuar edhe si punëtor teknik, ishte Ramiz Tafë Gërbeshi nga Mareci, i cili më parë e kishte përfunduar mësimin në mejtep në këtë objekt shkollor, ndërsa shkrim leximin në gjuhën shqipe e kishte mësuar nga Rizah Gërbeshi – Hafuzi. Pastaj, kanë qenë Isuf Shala, nga Kishnareka – Drenicë dhe Azem Sopi, nga Butoci i Prishtinës. Në këtë objekt shkollor mësimet janë zhvilluar deri në vitin 1955.
Mësuesit e parë të shkollës së parë fillore në gjuhën shqipe në Mudri Potok.
Nxënësit të cilët kanë vijuar mësimet në këtë shkollë kreysisht ishin nga lagjet: Mudri Potok, Golemivadë, Gërbesh i Poshtëm, Kodralitë, Vakoc e Llapashticët.
Në vitin shkollor 1955/56, shkolla u vendos në lokalet e kësaj ndërtese, (tani të renovuar), që më parë kishte qenë Kuvendi Popullor i Komunës së Marecit, në lagjen Mudri Potok. Ky objekt edhe pse nuk ishte ndërtuar dhe nuk kishte destinimin për shkollë, u adaptua disi dhe u kriju një hapsirë e mjaftueshme për zhvillimin e mësimit në klasë të kombinuara.
Ky objekt edhe pse nuk ishte ndërtuar dhe nuk kishte destinimin për shkollë, u adaptua disi dhe u kriju një hapsirë e mjaftueshme për zhvillimin e mësimit në klasë të kombinuara. Mësuesit që dhanë mësim në shkollën e Mudri Potokut.
Në këtë shkollë, mësuesit të cilët dhanë mësim ishin: Hamëz Krasniqi – nga Makoci i Prishtinës, Feriz Hoxha – nga fshati Domanek i Drenicës, Zejnullah Jakupi, nga fshati Nishec, Sylejman Berisha – nga fshati Sllatinë e Madhe, Rexhep Boroci – nga Mareci, ndërsa punëtor fizik – shërbëtor i shkollës, ka punuar Ramadan Gërbeshi (Ladushi) – nga Mareci.
Këshilli i shkollës tetëvjeçare “LIRIA” në Mudri Potok, përbehej nga:
Isa Osman Pacolli, kryetari i këshillit, lagjja Mudri Potok,
Sheqir Llapashtica, anëtar, lagjja Llapashticëve,
Mehedin Bajram Pacolli, anëtar, lagjja Kodrali,
Ramadan Zeqir Pacolli, anëtar, lagjja Galmivadë,
Ruhan Azem Makolli, anëtar, lagjja Vakovc,
Elez Asllan Gërbeshi, anëtar, lagjja Gërbesh,
Shaip Isuf Vitia, mësues, anëtar i këshillit,
Rafet Bajrami, arsimtar dhe anëtar i këshillit,
Në vitin shkollorë 1959/1960, në shkollën fillore në Mudri Potok, për herë të parë u hap klasa e V-të, në të cilën u regjistruan nxënës nga Vitia, Gërbeshi, Mudri Potoku, por edhe nga lagjet tjera të Marecit, të cilët kishin përfunduar klasën e IV-të, në shkollat fillore në Viti, Bullaj, Vakoc, e Nizhnokollë, kishte edhe nga fshatrat Kukaj (Kukavicë) dhe nga Vllasalitë.
Në fillim, përgjejgjës i shkollës ishte Zejnullah Jakupi, pastaj Shaip Vitia, emrohet drejtor. Disa nga arsimtarët, të cilët dhanë mësim prej klasës së V-të deri në të VIII-të.
Zejnullah Jakupi, Shaip Vitia, Isak Shema, Halil Dermaku, Hajrush Dema, Ramadan Kallaba, Rafet Bajrami, Sinan Makolli, Sabit Gashi, Idriz Pecani, Rrahman Bejta, Beqir Bejta.
Disa nga arsimtarët të cilët dahnë mësim prej klasës së V-të deri në të VIII-të.
Në vitin shkollorë 1962/63, në këtë shkollë vijonin mësimet nga klasa e I-rë – VIII-të, 162 nxënës. Në vitin 1962, në bazë të vendimit të Gjykatës Ekonomike në Prishtinë, kjo shkollë mori statusin e shkollës së plotë fillore dhe quhej me emrin, Shkolla fillore “LIRIA” në Marec.
Klasa e VIII-të, (1965/66) së bashku me ca arsimtarë.
Gjenerata e pestë e klasës së VIII-të – 1966/67 – Fllotacion.
Behgjet I. Pacolli,
Imer Sh. Llapashtica,
Remzi M. Vitia,
Ismajl S. Vitia,
Nazmi B. Gërbeshi,
Zenel R. Gërbeshi,
Habib I. Pacolli,
Nezir M. Pacolli,
Nezir B. Llapashtica,
Miradije I. Llapashtica,
Veli K. Vllasaliu,
Emrush Vllasaliu,
Bajrush Vllasaliu,
Sheqir H. Makolli,
Qamil Z. Makolli,
Nezir A. Makolli,
Nazmi J. Kllokoqi,
Rafete R. Kllokoqi,
Sejdi Z. Kllokoqi,
Habib Xh. Kllokoqi,
Zenel Q. Gërbeshi,
Në këtë objekt shkollor, mësimet e para në vitin shkollor 1959/60 në klasë të parë i fillon edhe Behgjet Pacolli, afarist dhe menaxher i suksesshëm, humanist i veçant, themelues dhe financues i fondacionit humanitar “Behgjet Pacolli”.
Pllaka falënderuese për të gjithë ata që kontribuan në ngritjen e kësaj shkolle muze.
Tregues mjaft i suksesshëm edhe në sferën politike si, kryetar i partisë poltike Aleanca Kosova e Re (AKR), si deputet i Kuvendit të Kosovës, është nënshkrues i deklaratës së Pavarsisë së Republikës së Kosovës, në vitin 2011 ishte zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës edhe President i Republikës së Kosovës. Po ashtu, ka qenë edhe zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, në institucionet e Kosovës.
Në vitin shkollorë 1964/65, u ndërtua objekti i shkollës së re, në koloninë e minatorëve në Flatacion të Marecit. Në kuadër të drejtorisë së kësaj shkolle ishin edhe shkollat fillore në Bullaj, Viti dhe Vllasali, si paralele të ndara fizike, deri në vitin 1973, kur shkolla fillore në Viti dhe ajo në Bullaj u pavarsuan si shkolla amë dhe drejtori në veti.
Mësuesit të cilët punuan në këtë objekt shkollor edhe pas kalimit të drejtorisë dhe klasave të larta në Fllotacion.
Në hyrje të shkollës është vendosur kjo pllakë që tregon shkurtimisht historikun e ngritjes shkollës Muze në Mudri Potok.
Prishtinë, 15 qershor 2009 –
Vinçat e vendosur në oborrin e Kampusit të UP-së, duke shtuar katin e 3-të, të objektit të Fakultetit Filozofik.
Me qëllim të rritjes së cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë, i cili për më shumë se një dekadë ishte dëmtuar nga politikat e ndryshme të masave të dhunshme në vitet e 90-ta, Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka mbështetur ndërtimin e objektit të Universitetit të Prishtinës, nga ku tani dalin breza të rinj mirë të edukuar dhe shkolluar.
Fakulteti Filozofik është fakulteti i parë në Kosovë, i themeluar më 30 tetor 1960, dhjetë vjet para themelimit të vetë Universitetit të Prishtinës.
Ndërtesa e Fakultetit Filozofik pas ngritjes së katit të 3-të, renovimit të brendshëm dhe fasadimit të ndërtesës.
Ky institucion fillimisht përbëhej nga katedrat e Albanologjisë, Matematikës, Biologjisë, Fizikës, Kimisë, Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe Gjuhës e Letërsisë Serbokroate, para se më 1961 të hapeshin edhe katedrat e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze dhe Gjuhës dhe Letërsisë Ruse.
Një vit më pas, atij iu shtuan edhe katedrat e Historisë, Gjeografisë dhe Pedagogjisë.
Pllaka nga mermeri e vendosur në koridoret e Kampusit të UP-së.Koridoret e Fakultetit Filozofik pas renovimit. Studentët tani kanë infrastrukturën e nevojshme për studime.
Prishtinë, 10 tetor 2005 –
Siç konfirmohet, që në vitin 2005, unë kisha ide të qarta për të arritur nëpërmjet ndërtimit të Universitetit Amerikan të Prishtinës, tek krijimi i një vatre elitare të arsimit të lartë.
Kjo vatër do duhej të reflektonte tek cilësia e gjithë universiteteve të tjerë – kjo ishte ideja ime. Nëpërmjet këtij universiteti unë doja të promovoja lidhjet e mia dhe të Kosovës me politikanë me ndikim në SHBA.
Me qëllim të rritjes së cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë, i cili për më shumë se një dekadë u dëmtua rëndë nga politikat e ndryshme në kohën e masave të dhunshme, Fondacioni “Behgjet Pacolli” kontribuoi për themelimin e kampusit të Universitetit Amerikan në Prishtinë (AUK).
Foto e realizuar me studentët e parë të Universitetit Amerikan të Kosovës.
Në ambientet moderne të universitetit edhe sot vazhdojnë t’i ndjekin studimet studentë të kuadrit elitar nga Kosova, falë renovimit infrastrukturor që i është bërë objektit të këtij Universiteti nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.
Histori, si erdhi deri tek hapja e Universitetit Amerikan në Kosovë
Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një miqësi të përbashkët. Pasi lufta e Kosovës përfundoi në vitin 1999 pas ndërhyrjes së NATO-s, kosovarët e shquar dhe diaspora shqiptare kërkuan një mënyrë për të nderuar dhe përkujtuar rolin madhor të Shteteve të Bashkuara gjatë konfliktit.
Ata kishin idenë për të krijuar një Universitet privat jofitimprurës me një model të arsimit të lartë ekuivalent me një universitet në Shtetet e Bashkuara.
Hyrja kryesore në Universitetin Amerikan të Kosovës.
Kosova kaloi nëpër rindërtim pas luftës, përgatitja e studentëve për karrierë u konsiderua kritike.
Diskutimet e mëdha çuan në një donacion të madh në emër të Fondit të Unionit për Rindërtimin e Kosovës (UFORK) duke financuar fillimin e Fondacionit të Universitetit Amerikan të Kosovës në vitin 2002.
Fondacioni UFORK themeloi Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), tani ri -e markës RIT Kosovo në mbështetje të Kosovës dhe vendeve fqinje për zhvillimin e ekonomive, shoqërive dhe institucioneve të tyre demokratike.
Një video ku shfaqën ambientet moderne të universitetit ku edhe sot vazhdojnë t’i ndjekin studimet studentë të kuadrit elitar nga Kosova.
UFORK-u ishte fondet e bilancit të pasluftës të mbledhura nga diaspora e Kosovës gjatë viteve të 90-ta për të mbështetur shkollat paralele dhe institucionet e tjera paralele në Kosovë.
Ambiente pune në AUK.Dy student duke shijuar ambientin e ngrohtë në AUK.
Në atë kohë, qeveria e Kosovës në mërgim udhëhiqej nga z. Bujar Bukoshi. Këto mjete ishin donacione nga mijëra familje kosovare që jetojnë në mbarë botën.
Sot, RIT Kosova është e ndërgjegjshme për fondet e kontributeve të fituara me mund nga populli i Kosovës.
Kampusi RIT në Kosovë
RIT Kosova mund të reflektojë me krenari për arritjet e saj institucionale dhe sukseset e studentëve dhe të diplomuarve tanë.
Nga lagjet e përkohshme të mbushura me njerëz në lagjen Kodra e Diellit të Prishtinës, RIT Kosova u zhvendos në objektet e saj të tanishme të rinovuara në Gërmi në vitin 2005.
Pllaka e vendosur në murin tek hyrja kryesore në AUK.Pllaka nga mermeri e vendosur në oborrin e Kampusit të AUK.
Prona u dha me qira pa pagesë nga Komuna e Prishtinës, dhe ndërtesa kryesore e kampusit u rindërtua me bujarinë e z.Behgjet Pacolli dhe fondacionit të tij.
Vendndodhja e përshtatshme e kampusit i përshtatet shumicës së studentëve, ndërsa ndërtesat janë të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat themelore të programeve tona akademike.
Shtimi i një ndërtese të dytë në vitin 2006, që aktualisht strehon kafenenë e gjallë, Laboratorin e R&D dhe një konvikt të vogël studentor, i përmirësoi ndjeshëm ambientet tona.
Kafeneja e inkorporuar brenda Kampusit AUK ku studentët gjejn kohë për relaks.
Kampusi RIT Kosova tani është një mjedis i gjallë me një atmosferë rinore dhe dinamike.
Ç’është lobimi?
“Lobimi është një proces që përdoren për influencimin dhe ndryshimin e opinioneve dhe të politikave. Ai përfshin kontakte të drejtpërdreja me hartuesit e politikave dhe vendim marrësit. Lobimi mund të ketë efekt më pozitiv kur përdoret si pjesë e një fushate të gjithanshme sensibilizimi”
Në jetë kam pasur shumë ligjerata para studentëve, por kjo në kampusin Universitar Amerikan në Kosovë, për mua ishte e veçantë, pasi po flisja para studentëve të cilët po ngriteshin intelekualisht në një ambient të cilin e ngrita me donacion përmes fondacionit tim.
Në prani të Ministrit të Jashtëm të Republikës së Maldiveve, dr. Ahmed Shaheed, studentëve u ligjerova për lobimin tim në shumë shtete të botës për njohjen e pavarsisë së Kosovës.
Kjo është ajo që u thashë atyre:
Këshillat diplomatike që u dhash studentëve të AUK në prani të Ministrit të Jashtëm të Republikës së Maldiveve, Dr. Ahmed Shaheed.
Prishtinë, maj 2021 –
Jemi në periudhën e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit që kryesisht simbolizon shpërndarjen e dhuratave dhe urimeve.
Prandaj, Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka shpërndarë për fëmijët e shkollave fillore 2 mijë dhurata për festën e Bajramit.
“Dhurata e Bajramit”, synon gëzimin e sa më shumë fëmijëve në këtë kohë të pandemisë.
Dhuratave i janë gëzuar fëmijët e çerdhes në Hajvali, ata të shkollave fillore “Shkëndija” dhe “Afrim Gashi”, si dhe fëmijët e shkollës fillore “Iliria” në Kodrën e Diellit.
Pakot e dhuratave në shkollën fillore “Shkëndija” në Hajvali.
E falënderues ndaj këtyre dhuratave u shpreh drejtoresha e Minire Berisha nga shkolla fillore “Shkëndija” në Hajvali.
“Kanë mbërri gjithsej 774 dhurata nga Fondacioni ”Behgjet Pacolli”. Nuk është hera e parë që ky fondacion dhuron donacione në shkollë. Fëmijët kanë qenë shumë të lumtur”.
Momente gëzimi nga fëmijët me pranimin e dhuratave nga Fondacioni.
Sot, në një vizitë të mrekullueshme në Kamenicë, kam pasur kënaqësinë të takoj dhe të njoh një nga talentet më frymëzuese të kohës sonë, Gëzim Morina – një nxënës i shkollës së mesme, por një inxhinier i shquar në botën e elektro-energjetikës.
Gëzimi ka treguar një aftësi jashtëzakonisht inovative në fushën e teknologjisë elektro-energjetike duke krijuar makineri robotike të jashtëzakonshme dhe duke lënë gjurmë të mëdha në botën e teknologjisë. Ai është pionier në krijimin e teknologjive të reja, duke sjellë ide të pazakonshme në realitet dhe shfaqur një talent të rrallë në inxhinieri.
Duke u frymëzuar nga shembuj të tilla, ne të gjithë mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme dhe më inovative për gjeneratat e ardhshme.
Në takimin tonë, ai na tregoi për projektet e tijë mahnitëse, duke përfshirë krijimin e një varg makinerish robotike që kanë ndryshuar paradigmat e fushës së energjisë.
Ai ka sfiduar status quo-në duke shndërruar ide të pamundura në sukses të padiskutueshëm. Krijimtarinë e tijë dhe përkushtimin ndaj fushës së tijë të studimit e bëjnë atë një udhëheqës të ardhshëm në inxhinieri.
Përveç aftësive teknike të jashtëzakonshme, Gëzimi shquhet edhe për vendosmërinë e tij për të ndihmuar të tjerët. Ai ka një vizion për të ndikuar në komunitetin dhe industrinë në mënyra që nuk janë parë më parë, duke përdorur teknologjinë si një mjet për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri.
Krijimtarinë e tijë dhe përkushtimin ndaj fushës së tijë të studimit e bëjnë atë një udhëheqës të ardhshëm në inxhinieri.
Unë, së bashku me të gjithë ekipin tim, do të mbështesim me krenari dhe entuziazëm tërë rrugëtimin e Gëzimit në fushën e elektro-energjetikës dhe në arritjen e ëndrrave të tij. Kjo është një histori frymëzuese që na bën të besojmë se talenti dhe inovacioni vazhdojnë të rrisen nga brezi në brez.
Gëzim Morina është shembulli i qartë i atij që mund të arrihet kur pasionit dhe aftësive teknike i shtohen ndjenja e përgjegjësisë shoqërore. Duke u frymëzuar nga shembuj të tilla, ne të gjithë mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme dhe më inovative për gjeneratat e ardhshme.
Gëzimin po e mbështes përmes Fondacionit “Behgjet Pacolli”. Ai tani po vazhdon vitin e fundit të studimeve në UBT me mbështetjen e Fondacionit “Behgjet Pacolli”.
Gëzimi përmes një statusi në Facebook, ka falënderuar fondacionin dhe Behgjet Pacollin.
Postimi i plotë:
Falënderoj Fondacionin “Behgjet Pacolli” që për vitin e tretë radhazi i paguan shpenzimet e mia të regjistrimit në kolegjin UBT.
Vazhdimi i studimeve do të ishte sfidues në këtë kohë dhe në këtë situatë po të mos ishte vullneti dhe ndihma që më ka ofruar Behgjet Pacolli.
Nga vizita ime në familjen e bursistit Gëzim Morina
Qëllimi i programit të gjithëpërfshirjes të Fondacionit “Behgjet Pacolli” është të punojë drejt fuqizimit të të rinjve për një përfshirje më të madhe në sport, ekonomi dhe shoqëri.
Për më tepër, grupet e margjinalizuara, pakicat etnike dhe grupe të tjera të nën përfaqësuara janë në zemër të Fondacionit “Behgjet Pacolli”.
Në kuadër të kësaj themeluesi i Fondacioniit, z. Behgjet Pacolli, në bashkëpunim me Mustafa Domin kanë themeluar Akademinë e futbollit.
Fondacioni “Behgjet Pacolli” është i përkushtuar edhe për përmirësimin e kushteve në arsimin fillor dhe infrastrukturën e dëmtuar rëndë gjatë luftës.
Në këtë kontekst, disa shkolla fillore janë mbështetur me infrastrukturë. Ndër shkollat e rinovuara janë; “Shkëndija” në Hajvali të Prishtinës, shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.
Bashkohu me ne për një jetë më të mirë dhe një të ardhme të ndritur për të gjithë.
Dhuroni në Fondacion
Mbajtësi i llogarisë
Fondacioni Behgjet Pacolli
Numri i llogarisë
XK051401000000912949
Kodi SWIFT
EKOMXKPRXXX
Adresa
rr. UÇK (Kompleksi QAFA), nr.231, Prishtinë 10000 KOSOVË