Banka Ekonomike edhe këtë vit po vazhdon me mbështetjen e organizimit të 3×3 Prishtina International Tournament. Sporti inkurajon zhvillimin e vlerave të rëndësishme siç janë lojaliteti, këmbëngulësia dhe miqësia, si dhe ndikon drejtpërdrejt në shëndetin fizik dhe mendor.
Mbështetja për sportin është një dimension i veçantë për të cilin Banka Ekonomike ka qenë e përkushtuar gjithmonë dhe vazhdon të mbështes projektet sportive të cilat ndikojnë drejtpërdrejt tek të rinjtë.
3×3 Prishtina International Tournament do të zhvillohet të dielën, me 27 Qershor në Amfiteatrin e Gërmisë, duke filluar nga ora 15:00. Gjatë turnirit do të përballen gjithsej 12 ekipe nga Kosova dhe jashtë Kosovës.
Banka Ekonomike
Mendon për ty!
Në kuadër të mbështetjes së aktiviteteve kulturore dhe sportive, së fundi banka ka vendosur të mbështes aktivitetin kulturor tradicional Prite n’Shesh, i cili organizohet nga Komuna e Prishtinës dhe Kanal10.
Festat e fund vitit na sjellin energji pozitive, andaj edhe ne si Banka e vetme me kapital 100% vendor jemi kujdesur të mbështesim aktivitete të cilat ngjallin optimizëm dhe festë në shoqërinë tonë.
Konferenca një ditore e sigurisë kibernetike u organizua për herë të parë në Kosovë si pjesë e frameworkut të Security Bsides me seli në Amerikë, me qëllim që të mblidhen entuziastët e sigurisë kibernetike që të shpërndahet dija përmes prezantimeve. Gjatë konferencës përveç prezantuesve nga Kosova, pati prezantues edhe nga Amerika, Bishop Fox, Microsoft, SpecterOps si dhe Mandiant.
Një nga prezantuesit ishte edhe Arian Sheremeti -Zyrtar Kryesor për Çështje të Sigurisë & Teknologjisë të Informacionit në Bankën Ekonomike, i cili prezantoi “Të kuptuarit e kërcënimeve dhe sfidave të sigurisë kibernetike në mbrojtjen e infrastrukturës kritike”.
Banka Ekonomike vë theks të veçantë në sigurinë kibernetike duke qenë se bankimi çdo ditë e më shumë gjenë shtrirjen në platforma digjitale, prandaj do të mbesim përkrahës aktiv në aktivitete që i kontribuojnë avansimit të sigurtë të digjitalizimit.
Banka Ekonomike
Mendon për ty
Për 20 vite, si Banka e vetme me kapital 100% vendor kemi qenë partner dhe mbështetës i shumë kategorive shoqërore, e një nga këto edhe sporti.
Duke parë nevojën për mbështetje të klubeve sportive, me qellim të krijimit të kushteve sa më të mira për punë, veçanërisht me talentet e rinj, së fundi kemi mbështetur edhe Klubin e Futbollit FC 2 Korriku, një nga klubet e vjetra dhe me traditë, veçanërisht në nxjerrjen e talenteve të rinj.
Sporti përveç shumë benefiteve tjera, ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në shëndetin fizik dhe mendor, andaj do të mbetet një nga fokuset tona edhe në të ardhmen.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, Kryeshefi Ekzekutiv i Bankës Ekonomike, Shpend Luzha ka përgëzuar klubin e 2 Korrik-ut për punën me talentet e rinj dhe në njëjtën kohë ka siguruar se mbështetja e Bankës Ekonomike nuk do të mungoj edhe në të ardhmen për projekte të cilat ndikojnë tek të rinjtë.
Banka Ekonomike
20 vite – Besim dhe Partneritet!
Futbolli është sporti më i popullarizuar, me ndikim të drejtpërdrejt tek të rinjtë, duke përmirësuar mirëqenien dhe shëndetin e të rinjve.
Në kuadër të mbështetjes për sportin, Banka Ekonomike së fundi ka vendosur të mbështes Klubin e futbollit Ferizaj, i cili aktualisht zhvillon garat në Ligën e parë.
Kjo mbështetje është në funksion të mbështetjes së klubit për organizim edhe më të mirëfilltë dhe krijim të kushteve më të favorshme për talentet e rinj dhe rinin e qytetit të Ferizajt.
Përmes mbështetjes së sportit, përveç tjerash synojmë të ndihmojmë masivizimin e mëtejmë të sportit.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, Zv/ Kryeshefi Ekzekutiv Arijan Haxhibeqiri dhe Menaxheri i Degës së Ferizajt Bestor Syla, përgëzuan klubin për organizimin dhe rezultatet e këtij gjysmë stinori dhe në të njëjtën kohë konfirmuan vazhdimin e mbështetjes së bankës edhe në të ardhmen.
Një tjetër klub të cilin kemi vendosur t’a mbështesim përmes sponsorizimit është edhe klubi i Super Ligës së Kosovës, FC Malisheva.
Banka Ekonomike po vazhdon të jetë afër sportit dhe sportisteve nga rajonet e ndryshme, duke mbështetur klubet me qellim të krijohen kushte sa më të favroshme për zhvillim dhe rritje të cilësisë.
Së fundi, Banka Ekonomike ka mbështetur edhe Klubin e futbollit Malisheva, klub ky i inkuadruar rithtazi në elitën e futbollit kosovar.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, Kryeshefi Ekzekutiv, Shpend Luzha konfirmoj se Banka Ekonomike duke qenë e vetmja bankë 100 përqind vendore, e ndjen përgjegjësinë e vazhdimit të mbështetjes së sportit dhe të rinjve.
Banka Ekonomike
20 vite – Besim dhe Partneritet![/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]
Mbështetja e Bankës Ekonomike ka vazhduar për projektet sportive, kështu së fundi në kuadër të përgjegjësisë sociale, kemi mbështetur organizimin e Kampionatit shtetëror të Kosovës në Golf Federata e Golfit e Kosovës të mbajtur në Gjermani, në të cilin morën pjesë 54 lojtar të Kosovës.
Banka Ekonomike do të vazhdoj mbështetjen për sportin dhe kulturën edhe në të ardhmen.
Banka Ekonomike
20 vjet Besim dhe Partneritet[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]
Duke qenë se basketbolli si një nga sportet më të popullarizuara në vendin tonë, ndikon përveç tjerash edhe në shëndetin fizik dhe psiqik të të rinjve, kemi vazhduar të mbeshtesim edhe Klubin e basketbollit Rahoveci, klub ky pjesë e elitës së basketbollit kosovar dhe ligës unike poashtu.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, Zv/ Kryeshefi Ekzekutiv, Arijan Haxhibeqiri theksoi se fokusi i Bankës Ekonomike është që përmes mbështetjeve të tilla të ndihmojmë klubet në organizim dhe transformim më të mirëfilltë më qellim të krijohen kushte më të mira për të gjithë talentet e rinj.
Banka Ekonomike
20 vite – Besim dhe Partneritet![/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]
Po vazhdon mbështetja e Bankës Ekonomike për sportin. Një nga ambasadoret më të mirë të vendit tonë, pa dyshim se është dëshmuar se është edhe futbolli, andaj për ngritjen e mëtejme të kapaciteteve nevojitet mbështetje institucionale.
Në këtë drejtim, së fundi Banka Ekonomike ka vendosur të mbështes edhe një nga klubet më të vjetra, KF Llapi nga Podujeva, klub ky i cili zhvillon garat në Super ligen e Kosovës dhe është fitues i kupës dhe super kupës në edicionin e fundit.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, Zv/ Kryeshefi Ekzekutiv, Arijan Haxhibeqiri theksoi se përmes kësaj mbështetje, synojmë të ndihmojmë klubin e Llapit dhe të rinjtë e qytetit të Podujevës të kenë mundësi më të mira për punë dhe zhvillimin e talentit të tyre si futbollist.
Banka Ekonomike do të vazhdoj të ofroj kujdesin institucional për sportin dhe rinin.
Banka Ekonomike
20 vite – Besim dhe Partneritet!
Sporti femëror pa dyshim se ka nevojë për mbështetjen dhe promovimin institucional, andaj, në drejtim të kësaj, me qëllim që të përmirësimit të kushteve për zhvillimin e aktivitetit dhe masivizim të sportit femëror, e në këtë funksion, Banka Ekonomike ka vendosur të mbështes Klubin e basketbollit të femrave PENZA përmes sponsorizimit.
KBF PENZA është një nga klubet më të suksesshme. Puna profesionale dhe angazhimi shumëvjeçar ka prodhuar edhe shumë talente dhe rezultate kulminante.
Në emër të Bankës Ekonomike, Zëvendës Kryeshefja Ekzekutive, Hamide Pacolli Gashi është zotuar për vazhdim të mbështetjes së mëtejme të sportit, veçanërisht sportit femëror.
Banka Ekonomike
Mendon për ty![/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]