Gjilan, 30 mars, 2017 –
Fondacioni “Behgjet Pacolli” i ka dhuruar spitalit të Gjilanit një donacion me shtretër, tavolina dhe pajisje të tjera.
Në këtë donacion janë përfshirë shtretër, dollapë, tavolina dhe pajisje të tjera ortopedike. Ditë më parë oriendi të njejta i janë dhuruar edhe spitalit të qytetit të Pejës.
“Në vazhdën e projekteve të saja të vazhdueshme Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka dhuruar me kënaqësi një donacion me shtretër, dollapë e pajisje të ndryshme ortopedike”.

Ndërsa mjekë nga ky spital kanë konfirmuar donacionin dhe kanë falënderuar Fondacionin “Behgjet Pacolli” për këtë gjest human që do të shkojë në favor të pacientëve të këtij qyteti.
Fondacioni “Behgjet Pacolli”, është i përkushtuar të ndihmojë intitucionet që ofrojnë shërbime shëndetësore për qytetarët e Kosovës.

Gjakovë, 17 maj 2017 –
Fondacioni “Behgjet Pacolli”, ka bërë të ditur se i kanë dhuruar Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovës, shtretër dhe invertarë.
Në ceremoninë e pranim –dorëzimit e këtij donacioni mori pjesë edhe drejtori i Spitalit Ahmet Asllani.
“Ne jemi falënderues fondacionit Behgjet Pacolli që ka zgjedhur spitalin tonë për të na ndihmuar me inventar. Me këtë donacion do të rehabilitohemi sa i përketë shtretërve në spitalin tonë” tha ai.
Prizren, 17 maj 2017 –
Fondacioni “Behgjet Pacolli” në bashkëpunim me shtetin gjerman ka sjell kontingjentin e dytë me shtretër dhe inventarë për spitalin rajonal të Prizrenit.
Përfaqësuesja e fondacionit ka thënë se ndjehet e lumtur që së bashku me shtetin e Gjermanisë po e ndihmojnë spitalin e Prizrenit që të ketë kushte sa me të mira për pacientë.
“Arsyeja pse kemi zgjedhur ta ndihmojmë spitalin e Prizrenit është se ai përballet me mungese të gjerave elementare për pacient, ky donacion ka ardh pasi qe presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli i ka bërë një vizitë Prizrenit dhe i ka parë kushtet e vështira në spital. Ne do të vazhdojmë të iu ndihmojmë edhe spitaleve tjera ne komunat e Kosovës duke e parë gjendjen e vështir të tyre”
Donacionin e pranoi drejtori i spitalit regjional të Pejës, Shyqeri Hasani. “Ne jemi falënderues fondacionit Behgjet Pacolli që ka zgjedhur spitalin tonë për të na ndihmuar me inventar” tha ai.
Ndërsa Shefajet Berisha, zyrtar i komunikimit i spitalit rajonal Prizren tha se së shpejti do ti vënë në shërbim të pacientëve shtretërit.
“Kjo është një ndihmë në kuadër të ndihmave qe vinë në spitalin e Prizrenit me herët Behgjet Pacolli ka kërkuar të sjell një donacion dhe ne e kemi përkrahur dhe se shpejti do to vëmë ne shërbim të pacienteve”, tha Berisha.
Pejë, 17 Maj 2017 –
Fondacioni “Behgjet Pacolli” i ka dhuruar spitalit të Pejës një donacion me shtretër, tavolina dhe pajisje të tjera. Përfaqësuesja e Fondacionit “Behgjet Pacolli”, Vana Jerliu Ramadani, ka thënë se fondacioni ka dhuruar një donacion me paisje ortopedike.
“Në Pejë në spitalin e përgjithshëm ka arritur një donacion kryesisht donacioni me paisje ordopetike, duke pasur parasysh se spitalet kanë nevojë për donacione të tilla”, ka thënë Ramadani.
Ajo më tejë shtoi se ka vizituar spitalet dhe mjerisht nuk janë në gjendje që i plotësojnë kushtet dhe si fondacion kanë vendosur të japin këso lloj donacione edhe në disa pjesë tjera të Kosovës.
Fondacioni “Behgjet Pacolli” është duke dhuruar donacione edhe në Komunën e Prizerenit dhe në disa spitale tjera, në komuna të ndryshme, kishin dhuruar edhe më parë donacione.



PRISHTINË, 15 KORRIK 2018 –
18 vjeçarja Aurora Krasniqi, vajzë nga Prishtina, e cila kishte komplikime shëndetësore pasi I ishte shfaqur një komplikim shëndetësor pas transplantimit të palcës kockore në vitin 2017, ku donator ishte vëllau i saj.
Familjarët e saj kanë shkruar se Aurora ka nevojë urgjente për ndihmë financiare për shërim jashtë vendit.
18 vjeçarja me autorizim ligjor aktualisht është nën kujdesin e tezes së saj, pasi nëna e saj ka ndërruar jetë para 10 vjetësh ndërsa babai i saj është pensionist.
Familja Krasniqi nga Prishtina, është duke kërkuar ndihmë për vajzën e tyre Aurora Krasniqin e cila vuan nga sëmundja (Leukemia Acute Lymphoblastice).
Pas komplikimit që iu është shfaqur Aurorës, duhet bërë pastrimi i gjakut lloji (Plasmafereze ose Fotofereze), të cilat trajtime nuk bëhen në Kosovë ndërsa kostoja e gjithë kësaj arrin shumën deri në 150 mijë euro, shifër kjo e papërballueshme për familjen.
Për rastin e saj, Deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri ka mbledhur para për të mundësuar shërimin e Aurorës jashtë vendit për shkak se në Kosovë nuk bëhet pastrimi i gjakut ose plasmafereza që i duhet asaj.
Tahiri përmes një postimi ka bërë të ditur se Ministri i Punëve të Jashtëm, Behgjet Pacolli ka dhuruar 20 mijë euro për shërimin e saj.
Lexoni më poshtë shkrimin e Tahirit:
Aurora Krasniqi!
Jam shumë krenarë me popullin tonë.
I jam shumë mirnjohës Z. President Behgjet Pacollit, dhe të gjithëve për ndihmën dhuruar Aurora Krasniqit.
Sonte, Z. Behgjet Pacolli, i’u bashkangjit aksionit për rastin e Aurora Krasniqit Sonte, Z . Pacolli, për atë vajzë, i dhuroi; shumën 20.000 EURO.
Tani janë të grbulluara 100.000 euro! Edhe 50.000 te tjera uroj qe gjate javes do ti tubojmë, edhe pse e kemi parasyshe se jeni nëpër pushime.
Respekt për ju, nga ana e të gjithë qytetarëve.
Labi
TIRANE, 18 dhjetor, 2015 –
Behgjet Pacolli dhe Fondacioni i themeluar nga ai renditet ndër personazhet me kontributin më të madh monetar në Ballon Presidenciale, para këto që shkuan për fëmijët që vuajnë nga Sindroma Down.
Në njoftimin e publikuar nga themeluesja e fondacionit “Down Syndrome Albania”, Emanuela Pepkola Zaimi, Fondacioni “Behgjet Pacollli” renditet i pari në listë për dhurimet e asaj nate, ku pas tij pastaj vijnë dhe biznesmen të njohur si Samir Mane etj.
Pas këtij kontributi nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”, themeluesja e ondacionit “Down Syndrome Albania”, Emanuela Pepkola Zaimi, në Janar të vitit 2016 i ka dhuruar Mirënjohje z.Behgjet Pacolli.

Njoftimi i bërë publik nga themeluesja Zaimi:
Më datë 18 Dhjetor 2015, në Ballon Presidenciale Shqiptare 2015, të organizuar nga Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Brigadave, përfaqësuesit e biznesit dhe personalitetet e ftuara u informuan dhe u ndërgjegjësuan dhe për kauzën e fëmijëve dhe individëve me sindromën Down.
Me dt 2 Shkurt 2015, pranë llogarisë së Fondacionit “Down Syndrome Albania” është derdhur dhe kontributi i fundit i pritur në kuadër të Ballos Presidenciale. Shuma në total e mbledhur nga kjo ballo është 2,666,850 Lekë dhe 23,284 euro. Fondet u mblodhën në formën e dhurimeve, nga shitja e pikturave të piktores 18 vjeçare me sindromën Down nga Bulqiza, Irma Nika (e ftuar speciale ne Ballo bashkë me Emmanuel Joseph Bishop, violinistin me sindromën Doën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili luajti në violinë bashkë me orkestrën e RTSH në ballo, për të përshëndetur të pranishmit), nga shitja e fotove të ekspozitës “Edhe unë jam vepër arti”, një projekt i fotografes Soela Zani, stilistes Lilo Shehu dhe Fondacionit “Doën Syndrome Albania” (DSA).
Donatorët e Ballos Presidenciale 2015, të renditur sipas vlerës më të lartë të dhuruar dhe rendit alfabetik brenda të njejtës:
- Fondacioni “Behgjet Pacolli”
Samir Mane, Albchrome sh.p.k (Balfin Group), Alpha Bank Albania, Zj.Armina Mevlani, Delirium Shop, Z.Behar Male, Tirana International Development, Z.Myftar Lymeshi… (vazhdon)

Fondacioni “Behgjet Pacolli” edhe sot vazhdon t’i mbështesë personat që kanë nevojë për trajtim mjekësor brenda dhe jashtë vendit. Një numër i madh njerëzish janë mbështetur nga Fondacioni në klinika të specializuara jashtë vendit.
Tek lista e kontributeve të Fondacionit janë shënuar vlerat e sakta milionëshe që janë shpenzuar për shëndetin e shumë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Fondacioni “Behgjet Pacolli” i ka dhuruar spitalit të Pejës një donacion me shtretër, tavolina dhe pajisje të tjera.
Këto donacione janë në vazhdën e shumë ndihmave që Fondacioni “Behgjet Pacolli”, ka në plan programin e tij për të ndihmuar spitalet me paisje ortopedike.




Qytetarët e komunës së Kamenicës si edhe të komunave të tjera janë solidarizuar dhe kanë ndihmuar vogëlushin Omer Mehmeti për të cilin janë mblidhur fonde për shërim.
Vullnetarët e organizuar për të mbledhur fonde për shërimin e Omerit trevjeçar kanë bërë të ditur se për pak ditë janë grumbulluar rreth 16 mijë euro. Omerit i kanë dalë në ndihm edhe bashkatdhetarët kamenicas, Besim Rexhepaj, njëri nga ta I cili ka ndihmuar me 5000 euro.
Me nje vlerë prej 5 mijë euro ka ndihmuar edhe Fondacioni “Behgjet Pacolli”, i cili në vazhdimësi ka ndihmuar raste të tilla në tërë Kosovën.
Omer Mehmeti i shtrirë në QKUK dhe vuante nga sëmundja e tumorit në tru.