Në qendër të veprimtarisë së Fondacionit “Behgjet Pacolli” kanë qenë edhe memorialet e dëshmorëve të lirisë. Njëri nga donacionet është ky në fshatin Penuhë, ku janë të varrosur 112 dëshmorët nga Zona Operative e Llapit.

Penuhë, janar 2015

Fondacioni mbështeti ndërtimin e memorialit të dëshmorëve, në fshatin Penuh të Komunës së Podujevës, ka ndarë mjete në vlerë milionëshe, që hapsira prej 5 hektarësh të ketë infrastrukturë dhe qasje moderne deri tek varrezat e dëshmorëve.

Në këtë park memorial janë varrosur dëshmorët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, nga zona e Llapit. 

 

Pamje që tregojnë investimin e Fondacionit “Behgjet Pacolli”, në parkun memorial në fshatin Penuhë.

Ky kompleks Memorial u ndërtua në nderim të Dëshmorëve dhe Veteranëve të UCK-së, që kanë shërbyer në Zonën Operative të Llapit.

Pas investimit të Fondacionit në infrastrukturën e këtij kompleksi, u krijuan kushtet që 112 dëshmorët nga Zona Operative e Llapit të rivarrosen në Kompleksin Memorial në fshatin Penuhë që gjendet buzë magjistrales Prishtinë-Podujevë.

Më 5 maj (të shtunën) e vitit 2018 në ditën e dëshmorëve të Llapit nën patronatin e kryeministrit të Kosovës është mbajtur një manifestim kushtuar këtyre dëshmorëve.

“Mabetex Project Engineering”, Lugano (Zvicër), sponsor kryesor

Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka zhvilluar një aktivitet shumë të rëndësishëm jashtë kufijve të Kosovës. Projektet u zbatuan në kujdesin e fëmijëve në nevojë, pasojat e niveleve të larta të radioaktivitetit dhe të braktisura nga prindërit e tyre. Gjithashtu, ata marrin kujdes mjekësor për fëmijët që kanë nevojë për trajtim të veçantë mjekësor etj.

Me këto kontribute, Fondacioni ka kryer aktivitetet si ndërtimi qendrës për fëmijët jetimë me aftësi të kufzuara në Yakutsk, Republika e Jakutsk, në qytetin e Yakutsk shumë vite ka pasur teste bërthamore të cilat kanë ndikuar në lindjen e fëmijëve, ku një numër i madh i tyre kanë lindur me pasoja të rënda shëndetësore.

Një numër i madh i fëmijëve janë braktisur nga prindërit e tyre në Yakutsk dhe as nuk kanë pasur mundësi të jetojnë. Duke parë nevojën e madhe për krijimin e një qendre për t’u siguruar strehim, Fondacioni ka bërë zgjidhje të shpejtë për ta. Në vitet 1992-1993 Fondacioni ka ndërtuar një qendër spitalore me 120 shtretër, me të gjitha orenditë dhe pajisjet e nevojshme. Qendra është ende duke funksionuar.

Një numër i fëmijëve trajtohen jashtë me shpenzimet e Fondacionit, disa janë birësuar ndërkombëtarisht, por numri i fëmijëve në këtë spital ka qenë gjithmonë 100-120. Fëmija më i madh në qendër tani është 26 vjeç. Deri në vitin 2001 Fondacioni ka kontribuar në mbarëvajtjen e qendrës. Sponsorizimi i konferencës së UNESCO-s në Yakutsk më 1993, në të cilën morën pjesë dy delegatë nga Kosova, Edita Tahiri dhe Edi Shukriu.

Më 1995 ndodhi një sulm terrorist në spitalin e fëmijëve në Budjanovck të Dagestanit, i cili vrau dhe plagosi shumë fëmijë pacientë. Fondacioni “Behgjet Pacolli” ndihmoi familjet e të plagosurve dhe kontribuoi në rindërtim të spitalit.

Ndihma e drejtpërdrejtë për organizimin dhe financimin e ngjarjeve kulturore, të tilla si shënimi i përvjetorit të lindjes dhe vdekjes së Aleksandër Moisiut, Ibrahim Kodra.

Shpenzimet e financimit në spitalin e Milanos dhe organizimi dhe financimi i shpenzimeve të varrimit, transporti nga Milano në Tiranë dhe ceremonia e varrimit të të ndjerit, piktorit Ibrahim Kodra më 2006.

Ndërtimi i tri shtëpive të familjeve të dëshmoreve në regjionin e Prizrenit

Fondacioni “Behgjet Pacolli”, ka kontribuar shumë drejt ndihmës së familjeve në nevojë në forma të ndryshme, kryesisht si rezultat i luftës duke lënë njerëz të pastrehë.

Në këtë drejtim, gjatë kësaj periudhe Fondacioni “Behgjet Pacolli”, ka ndërtuar një numër të shtëpive për këtë kategori shoqërore.

Ndër shtëpitë e ndërtuara janë tri shtëpitë e familjeve të dëshmorëve (19.10.2007) në rajonin e Prizrenit.