Lufta në Siri tërhoqi qindra të rinj nga vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe Kosovën. Të ndikuar nga ideologji të ndryshme, shumë prej tyre morën vendime që do t’u ndryshonin jetën përgjithmonë. Një nga këto histori është ajo e Sadriut, një djalë i ri nga Hasi, i cili, si shumë të tjerë, e gjeti veten të përfshirë në një konflikt të huaj, larg familjes dhe jetës që njihte. I lindur dhe rritur në Has, Sadriu, njihej si një djalë inteligjent, në moshë të re, ai kaloi disa vite në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, ku u njoh me kultura dhe mënyra të ndryshme jetese.

Gjatë kësaj periudhe, ai takoi një boshnjak, përmes të cilit filloi të interesohej për fenë islame. Me kalimin e kohës, ai u angazhua gjithnjë e më shumë në praktikimin e rregullt të fesë. Në të njëzetat e tij ai u martua dhe së bashku me bashkëshorten e tij, Vildanen, vendosën të largohen drejt Suedisë. Nga atje, në rrethana ende të paqarta, ata morën vendimin për të udhëtuar drejt Irakut, duke hyrë kështu në një rrugë të rrezikshme dhe të panjohur për ta.

Vajza që rrëfen historinë është Fjolla Nerjovaj, motra e Sadriut. Ajo tregon me emocion dhe dhimbje që i përjetuan për një dekadë gjatë rrugëtimit të vëllait të saj dhe familjes së tij. Në vitin 2014, Sadriu dhe Vildana u nisën fillimisht për në Suedi, por pas disa muajsh ata vendosën të udhëtojnë drejt Irakut. Aty qëndruan për disa muaj, derisa në vitin 2015 u futën në Siri, një vend tashmë i shkatërruar nga lufta.

Gjatë katër viteve qëndrimi në Siri, Sadriu punoi në një furrë buke, ndërsa familja e tij u rrit – gjatë kësaj periudhe, atij i lindën tre fëmijë. Por jeta në një zonë lufte ishte gjithnjë e më e rrezikshme. Në vitin 2019, i detyruar nga rrethanat, ai vendosi të dorëzonte gruan dhe fëmijët e tij në një kamp refugjatësh, pasi ishte e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar. Ndërkohë, ai, si pjesë e grupit “Al Nusra”, ra në duart e një grupi kurd, i cili e burgosi.

Në atë moment të vështirë, ndërhyrja humanitare e Presidentit Behgjet Pacolli bëri që Vildana dhe tre fëmijët e saj të shpëtoheshin dhe të ktheheshin në Kosovë në vitin 2019. Ndërsa Sadriu mbeti në burg deri në vitin 2021, kur sërish falë angazhimit të Presidentit Pacolli, ai u lirua dhe u rikthye në atdhe. Megjithatë, ai duhej të përballej me pasojat ligjore të veprimeve të tij – në Kosovë, ai vuajti një dënim prej tre vitesh burg, sipas ligjit që parashikon ndëshkime për ata që i bashkohen konflikteve të huaja.

Kjo histori është një dëshmi e fuqisë së ndërhyrjes humanitare dhe e vështirësive që përballin individët e përfshirë në konflikte të largëta. Rrëfimi i Fjollës sjell në pah dhimbjen e familjes, sakrificat dhe shpresën që e mbajti të gjallë deri në kthimin e vëllait të saj në shtëpi.

Hajvali, 14 mars 2024 –

Në muajin e bekuar të Ramazanit, një numër i madh i besimtarëve në të gjithë botën shprehin solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për nevojat e familjeve të varfëra.

Në këtë kontekst, themeluesi i Fondacioni ‘Behgjet Pacolli’ ka organizuar një iniciativë të veçantë për të shërbyer agjeruesit me ushqime të nevojshme për të ndjekur agjërimin e tyre në këtë muaj të shenjtë.

Një numër realativisht i madh i agjeruesve janë shërbyer nga Fondacioni në 30 ditët e Ramazanit. Kjo nisme është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të fondacionit për të ndihmuar komunitetet në nevojë.

Për të arritur këtë qëllim, Fondacioni ka organizuar një ekip punëtor të përkushtuar dhe të përgatitur, i cili ka punuar me zell dhe dedikim për të siguruar që shujtat të jenë të përgatitura dhe të shpërndara në mënyrë efikase dhe të drejtë.

Për të reflektuar suksesin e kësaj nisme dhe për të falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e saj, Fondacioni ‘Behgjet Pacolli’ po publikon këtë video reportazh dhe foto nga disa prej iftareve.

Video reportazh ku jane permbeldhur momente nga 30 iftaret e shtruara nga Fondacioni.

Presidenti dhe themeluesi i Fondacioni, z.Behgjet Pacolli, thirrjen e kishte bërë për qytetarët që të ndajnë “gëzimin e Iftarit” së bashku. Presidenti ka njoftuar përmes platformës Facebook, se Fondacioni “Behgjet Pacolli” po organizon iftar në Hajvali për të gjithë të interesuarit gjatë tërë muajit të ramazanit.

Thirrjes së presidentit i janë përgjigjur qytetarër në numër të madh. Fondacioni gjatë Ramazanit ka shtruar 4.864 shujta, të shoqëruara me pije freskuese, hurma, fruta dhe ëmbëlsira.

Ai ka ftuar qytetarët që të ndajnë “gëzimin e Iftarit” së bashku, duke njoftuar se pjesëmarrja do të jetë e lirë dhe pa asnjë procedurë paraprake.

“Iftari masiv” po organizohet në Hajvali, në hallën e Tenisit, te qendra Diamond residence.

Fondacioni “Behgjet Pacolli”, me themeluesin e tij edhe vitin e kaluar kishin organizuar iftarin më të madh ndonjëher në Kosovë, me mysafir në numër mbi 1500 persona.

Kurse ndërvite fondacioni dhe presidenti Pacolli, ka shpërnda ushqime, pako me ushqime, e në forma tjera ndihma për të gjitha familjet në nevojë në mënyrë që në sofrën e tyre të kenë ushqime gjatë muajit të shenjt të Ramazanit.

Një familje e gjërë duke mbajtur këtë fotokujtim nga iftari i shtruar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.

TIRANE, 18 dhjetor, 2015 –

Behgjet Pacolli dhe Fondacioni i themeluar nga ai renditet ndër personazhet me kontributin më të madh monetar në Ballon Presidenciale, para këto që shkuan për fëmijët që vuajnë nga Sindroma Down.

Në njoftimin e publikuar nga themeluesja e fondacionit “Down Syndrome Albania”, Emanuela Pepkola Zaimi, Fondacioni “Behgjet Pacollli” renditet i pari në listë për dhurimet e asaj nate, ku pas tij pastaj vijnë dhe biznesmen të njohur si Samir Mane etj.

Pas këtij kontributi nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”, themeluesja e ondacionit “Down Syndrome Albania”, Emanuela Pepkola Zaimi, në Janar të vitit 2016 i ka dhuruar Mirënjohje z.Behgjet Pacolli.

Njoftimi i bërë publik nga themeluesja Zaimi:

Më datë 18 Dhjetor 2015, në Ballon Presidenciale Shqiptare 2015, të organizuar nga Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Brigadave, përfaqësuesit e biznesit dhe personalitetet e ftuara u informuan dhe u ndërgjegjësuan dhe për kauzën e fëmijëve dhe individëve me sindromën Down.

Me dt 2 Shkurt 2015, pranë llogarisë së Fondacionit “Down Syndrome Albania” është derdhur dhe kontributi i fundit i pritur në kuadër të Ballos Presidenciale. Shuma në total e mbledhur nga kjo ballo është 2,666,850 Lekë dhe 23,284 euro. Fondet u mblodhën në formën e dhurimeve, nga shitja e pikturave të piktores 18 vjeçare me sindromën Down nga Bulqiza, Irma Nika (e ftuar speciale ne Ballo bashkë me Emmanuel Joseph Bishop, violinistin me sindromën Doën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili luajti në violinë bashkë me orkestrën e RTSH në ballo, për të përshëndetur të pranishmit), nga shitja e fotove të ekspozitës “Edhe unë jam vepër arti”, një projekt i fotografes Soela Zani, stilistes Lilo Shehu dhe Fondacionit “Doën Syndrome Albania” (DSA).

Donatorët e Ballos Presidenciale 2015, të renditur sipas vlerës më të lartë të dhuruar dhe rendit alfabetik brenda të njejtës:

  1. Fondacioni “Behgjet Pacolli”

Samir Mane, Albchrome sh.p.k (Balfin Group), Alpha Bank Albania, Zj.Armina Mevlani, Delirium Shop, Z.Behar Male, Tirana International Development, Z.Myftar Lymeshi… (vazhdon)

Lavdi Kukësit dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen vëllazërore! Duhet ta kujtojmë historinë që ajo të mos përsëritet dhe viktima të barazohet me dhunuesin!

Nga Behgjet Pacolli| Lugano, Mars, 1999 –

15 vjetori i eksodit të bashkatdhetarëve tanë që ikën nga vatrat e tyre stërgjyshore nga tmerret e luftës dhe të ndjekur nga njësitë ushtarake serbe, do të përkujtohet çdo vit në Kukës. Është shumë mirë të mos harrojmë këtë krim të madh të konsumuar në mes të Europës në fundin e shekullit të 20- si genocid dhe spastrim etnik të shqiptarëve!

Ky përkujtim ngjan i qëlluar sot, kur për shkak të njëlloj apatie që ne kemi treguar për të dokumentuar krimet e serbëve, po ndërron statusi i viktimës me atë të kriminelit! Dik Marti dhe Karla del Ponte, kanë arritur njëfarë suksesi me ngritjen e Tribunalit të Posaçëm, vendim që do diskutohet javën që vjen.

I kam vuajtur shumë skemat e atyre krimeve megjithëse kam qenë jashtë Kosovës. Shumë familjarë të mi janë vrarë, shtëpi të tyre janë granatuar apo djegur. U mobilizova për të çuar ndihma së bashku me aktiviste të mëdha humanitare europiane në kampet e Kukësit ku qëndronin bashkëvendasit e mi, gra, pleq, fëmijë. Kam punuar për të sensibilizuar diplomacinë ndërkombëtare, kam marrë pjesë në shumë emisione të rëndësishme të mediave europiane për ta treguar tragjedinë e popullit tim.

Kukësi u bë monument i bujarisë njerëzore universale dhe mbarë bota kishte sytë tek Kukësi.

Kukësi dhe Shqipëria penguan realizimin e planit të Milosheviqit, që duke nxjerrë afro gjysmën e popullsisë jashtë, mendonte se ata nuk do ktheheshin më. Bashkëvendasit tanë që ishin afër vatrave të tyre, u kthyen menjëherë pas mbarimit të luftës dhe kjo ishte një fitore e madhe strategjike e kombit shqiptar.

Mirënjohje të përjetshme për këtë vepër të madhe!

Prishtinë – Qershor 2012 – Të hënën mbrëma në Hotel “Emerald” është mbajtur natë humanitare “Ndihmo edhe Ti”, si pjesë e thirrjes për ndërtimin e shtëpive në pjesën veriore të Mitrovicës.

Kësaj thirrje I janë përgjigjur me zemërgjerësi qindra shqiptarë të punësuar në vendet evropiane, pastaj ata në SHBA, si dhe në Kosovë.

Në këtë natë humanitare ishte themeluesi i Fondacionit “Behgjet Pacolli”, ishte ai i cili edhe njëherë tregoi përkushtimin dhe humanitetin kur bëhet fjalë për mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.

Ish – presidenti i Kosovës në këtë natë dhuroi 100.000 (një qind mijë), euro dhe ndihma të tjera për të cilat tha se nuk do t’i bënë publike.

Kjo ndihmë ishte në vazhdën e shumë donacioneve që Fondacioni i z.Pacolli, ka bërë dhe vazhdon të përgjigjet thirrjeve për ndihmë, duke përfshirë shërimin e femijëve jashtë vendi, ndihmesa për të varfërit, ndërtim e rindërtim të shtëpive për të pastrehët etj.

Fondacioni “Behgjet Pacolli”, në Nairobi të Kenyas, ka organizuar darkën për një numër të madh të popullatës për natën e Bajramit.

Aty morën pjesë shumë njerëz nga të gjitha nivelët e shoqërisē dhe nga Institucionet. Në këtë darkë nuk munguan simbolet e Republikës së Kosovës.

Rodgers Mogaka Mogusu, miku I madh I Kosovës dhe themeluesit të fondacionit, z.Behgjet Pacolli, ka falënderuar këtë të fundit për kontributin e parezerve në Kenya.

“Mabetex Project Engineering”, Lugano (Zvicër), sponsor kryesor

Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka zhvilluar një aktivitet shumë të rëndësishëm jashtë kufijve të Kosovës. Projektet u zbatuan në kujdesin e fëmijëve në nevojë, pasojat e niveleve të larta të radioaktivitetit dhe të braktisura nga prindërit e tyre. Gjithashtu, ata marrin kujdes mjekësor për fëmijët që kanë nevojë për trajtim të veçantë mjekësor etj.

Me këto kontribute, Fondacioni ka kryer aktivitetet si ndërtimi qendrës për fëmijët jetimë me aftësi të kufzuara në Yakutsk, Republika e Jakutsk, në qytetin e Yakutsk shumë vite ka pasur teste bërthamore të cilat kanë ndikuar në lindjen e fëmijëve, ku një numër i madh i tyre kanë lindur me pasoja të rënda shëndetësore.

Një numër i madh i fëmijëve janë braktisur nga prindërit e tyre në Yakutsk dhe as nuk kanë pasur mundësi të jetojnë. Duke parë nevojën e madhe për krijimin e një qendre për t’u siguruar strehim, Fondacioni ka bërë zgjidhje të shpejtë për ta. Në vitet 1992-1993 Fondacioni ka ndërtuar një qendër spitalore me 120 shtretër, me të gjitha orenditë dhe pajisjet e nevojshme. Qendra është ende duke funksionuar.

Një numër i fëmijëve trajtohen jashtë me shpenzimet e Fondacionit, disa janë birësuar ndërkombëtarisht, por numri i fëmijëve në këtë spital ka qenë gjithmonë 100-120. Fëmija më i madh në qendër tani është 26 vjeç. Deri në vitin 2001 Fondacioni ka kontribuar në mbarëvajtjen e qendrës. Sponsorizimi i konferencës së UNESCO-s në Yakutsk më 1993, në të cilën morën pjesë dy delegatë nga Kosova, Edita Tahiri dhe Edi Shukriu.

Më 1995 ndodhi një sulm terrorist në spitalin e fëmijëve në Budjanovck të Dagestanit, i cili vrau dhe plagosi shumë fëmijë pacientë. Fondacioni “Behgjet Pacolli” ndihmoi familjet e të plagosurve dhe kontribuoi në rindërtim të spitalit.

Ndihma e drejtpërdrejtë për organizimin dhe financimin e ngjarjeve kulturore, të tilla si shënimi i përvjetorit të lindjes dhe vdekjes së Aleksandër Moisiut, Ibrahim Kodra.

Shpenzimet e financimit në spitalin e Milanos dhe organizimi dhe financimi i shpenzimeve të varrimit, transporti nga Milano në Tiranë dhe ceremonia e varrimit të të ndjerit, piktorit Ibrahim Kodra më 2006.

Fondacioni “Behgjet Pacolli”, në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, kanë nisur për Turqi disa kamiona (mauna) me ndihma për banorët që kanë shpetuar nga termeti. Veshmbathje, batanije dhe produkte higjenike për fëmijë janë vendosur në këto mauna.

Në këtë kontekst themeluesi I fondacionit z.Behgjet Pacolli, së bashku me z.Halil Kastrati kanë takuar ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë z. Sabri Tunç Angılı, Konsullin e pergjithshem z. Celal Doğan, Komandantin e Kforit Turk z. Recai Yılmaz me të cilët kanë biseduar për situatën dhe për veprimet urgjente që duhen të mirren për tu dal në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Ish-presidenti i Kosovës, z. Pacolli, tha se “ne jemi bashkë me popullin turk” dhe e ndiejmë dhimbjen e tyre.

“Garantova se ne jemi bashkë me popullin turk dhe e ndjejmë shpirtërisht këtë dhimbje edhe këtu dhe i garantova ambasadorit se ne nuk do të ndalemi”, theksoi në takim themeluesi i Fondacionit “Behgjet Pacolli”.

Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka qëndruar vazhdimisht pranë pensionistëve dhe kategorive të tjera të cenueshme të shoqërisë. Në kuadër të këtyre kontributeve, Fondacioni ka zhvilluar aktivitete për mirëmbajtjen e ambientit, ku ka ndarë mjete për pastrimin e lumenjëve, fushave dhe largimin e deponive të ndryshme.

Ka ndihmuar kategoritë e dala nga lufta, duke financuar eskursione për Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, ndihma mjekësore për Shoqatën e Veteranëve të Luftës.

Zotëri Pacolli dhe Fondacioni që mban emrin e tij, u ka qëndruar pranë sa herë kanë pasur nevoj për mjete financiare edhe Shoqatës për të Verbërit.

Ka ndihmuar pa rezerve edhe Shoqatën e Personave me Aftësi të Kufizuara. Asnjëher nuk e ka lënë anash sportin, kulturen, organet e rendit dhe sigurisë. U ka dalur në ndihm me mjete financiare dhjetra familjeve të policëve që kanë ndërruar jetë.

Z. Pacolli, as gjatë kohës kur ishte president i Republikës së Kosovës, nuk i harroi familjet nevojtare, ai pagat e tij i dha për këtë kategori. Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka kontribuar shumë në ofrimin dhe financimin e mbrojtjes ligjore për të pandehurit që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës.

Dje në qytetin e Shkodrës, një konvoj me ndihma humanitare i Fondacionit “Behgjet Pacolli”, i’u dorëzua autoriteteve lokale. Konvoji prej 4 kamionësh të tonazhit të rëndë, përmbante 100 ton koncentrat ushqimor për bagëtinë.

Prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu, njëherësh kryetar i komisionit të emergjencave, e falënderoi përfaqësuesin e këtij Fondacioni, Rrahim Pacolli, për ndihmën e dhënë dhe e njohu atë me ecurinë e situatës në këtë rreth të prekur rëndë nga përmbytjet, dhe veçanërisht me gjendjen e bagëtisë në këtë qark.

Përfaqsuesi i Fondacionit “Behgjet Pacolli”, z. Rrahim Pacolli tregoi për arsyet e iniciativës së ndërrmarrë për t’i ardhur në ndihmë në këtë mënyrë blegtorëve të këtij qarku.

“Ne vendosëm ta ndihmojmë popullin vëlla të Shqipërisë me rastin e vërshimeve. Për më shumë zoti Pacolli që ka lidhje shpirtërore me fshatin, duke ditur rëndësinë e kafshëve për një familje blegtorësh, duke ditur humbjet e rënda në bagëti dhe nevojat për ushqimin e tyre, vendosi të sillte këtë  ngarkesë me koncentrat ushqimor”.

Qarku i Shkodrës është nga qarqet më blegtoralë të vendit. Ai ka rreth 50000 lopë, të organizuar dhe në ferma të mëdha. Ndihmat u shpërndanë në disa fshatra, mes të cilëve Dajçi, komuna më e prekur për humbjet në bagëti dhe u vlerësua shumë në ceremoninë e organizuar me këtë rast.

Në takim merrnin pjesë autoritete lokale të qarkut të Shkodrës, kryetari i komunës së Lezhës, z. Viktor Tusha, komunë që e ka shpallur z. Behgjet Pacolli, qytetar nderi,  vetëm para pak muajsh.  Ai e konsideroi këtë kontribut të z. Pacolli, si të parin në bashkëpunimin e kësaj zone me këtë personalitet të rëndësishëm të Kosovës.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]