Në qendër të veprimtarisë së Fondacionit “Behgjet Pacolli” kanë qenë edhe memorialet e dëshmorëve të lirisë. Njëri nga donacionet është ky në fshatin Penuhë, ku janë të varrosur 112 dëshmorët nga Zona Operative e Llapit.
Penuhë, janar 2015

Fondacioni mbështeti ndërtimin e memorialit të dëshmorëve, në fshatin Penuh të Komunës së Podujevës, ka ndarë mjete në vlerë milionëshe, që hapsira prej 5 hektarësh të ketë infrastrukturë dhe qasje moderne deri tek varrezat e dëshmorëve.
Në këtë park memorial janë varrosur dëshmorët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, nga zona e Llapit.

Ky kompleks Memorial u ndërtua në nderim të Dëshmorëve dhe Veteranëve të UCK-së, që kanë shërbyer në Zonën Operative të Llapit.


Pas investimit të Fondacionit në infrastrukturën e këtij kompleksi, u krijuan kushtet që 112 dëshmorët nga Zona Operative e Llapit të rivarrosen në Kompleksin Memorial në fshatin Penuhë që gjendet buzë magjistrales Prishtinë-Podujevë.
Më 5 maj (të shtunën) e vitit 2018 në ditën e dëshmorëve të Llapit nën patronatin e kryeministrit të Kosovës është mbajtur një manifestim kushtuar këtyre dëshmorëve.




Fondacioni “Behgjet Pacolli” është i përkushtuar edhe për përmirësimin e kushteve në arsimin fillor dhe infrastrukturën e dëmtuar rëndë gjatë luftës.
Në këtë kontekst, disa shkolla fillore janë mbështetur me infrastrukturë. Ndër shkollat e rinovuara janë; “Shkëndija” në Hajvali të Prishtinës, shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.

Familjet e pastreha kanë qenë gjithmonë në fokus nga z.Pacolli dhe Fondacioni. Ai ka ndërtuar dhe rinovuar një numër të madh të shtëpive dhe të objekteve për këtë kategori sociale.
Ndër ndërtesat e rinovuara në Komunën e Mitrovicës janë: “Rrokaqiell blu”, “Pallatit nr. 1” si dhe financimi i dhjetra shtëpive për familjet e pastreha.