Lufta në Siri tërhoqi qindra të rinj nga vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe Kosovën. Të ndikuar nga ideologji të ndryshme, shumë prej tyre morën vendime që do t’u ndryshonin jetën përgjithmonë. Një nga këto histori është ajo e Sadriut, një djalë i ri nga Hasi, i cili, si shumë të tjerë, e gjeti veten të përfshirë në një konflikt të huaj, larg familjes dhe jetës që njihte. I lindur dhe rritur në Has, Sadriu, njihej si një djalë inteligjent, në moshë të re, ai kaloi disa vite në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, ku u njoh me kultura dhe mënyra të ndryshme jetese.

Gjatë kësaj periudhe, ai takoi një boshnjak, përmes të cilit filloi të interesohej për fenë islame. Me kalimin e kohës, ai u angazhua gjithnjë e më shumë në praktikimin e rregullt të fesë. Në të njëzetat e tij ai u martua dhe së bashku me bashkëshorten e tij, Vildanen, vendosën të largohen drejt Suedisë. Nga atje, në rrethana ende të paqarta, ata morën vendimin për të udhëtuar drejt Irakut, duke hyrë kështu në një rrugë të rrezikshme dhe të panjohur për ta.

Vajza që rrëfen historinë është Fjolla Nerjovaj, motra e Sadriut. Ajo tregon me emocion dhe dhimbje që i përjetuan për një dekadë gjatë rrugëtimit të vëllait të saj dhe familjes së tij. Në vitin 2014, Sadriu dhe Vildana u nisën fillimisht për në Suedi, por pas disa muajsh ata vendosën të udhëtojnë drejt Irakut. Aty qëndruan për disa muaj, derisa në vitin 2015 u futën në Siri, një vend tashmë i shkatërruar nga lufta.

Gjatë katër viteve qëndrimi në Siri, Sadriu punoi në një furrë buke, ndërsa familja e tij u rrit – gjatë kësaj periudhe, atij i lindën tre fëmijë. Por jeta në një zonë lufte ishte gjithnjë e më e rrezikshme. Në vitin 2019, i detyruar nga rrethanat, ai vendosi të dorëzonte gruan dhe fëmijët e tij në një kamp refugjatësh, pasi ishte e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar. Ndërkohë, ai, si pjesë e grupit “Al Nusra”, ra në duart e një grupi kurd, i cili e burgosi.

Në atë moment të vështirë, ndërhyrja humanitare e Presidentit Behgjet Pacolli bëri që Vildana dhe tre fëmijët e saj të shpëtoheshin dhe të ktheheshin në Kosovë në vitin 2019. Ndërsa Sadriu mbeti në burg deri në vitin 2021, kur sërish falë angazhimit të Presidentit Pacolli, ai u lirua dhe u rikthye në atdhe. Megjithatë, ai duhej të përballej me pasojat ligjore të veprimeve të tij – në Kosovë, ai vuajti një dënim prej tre vitesh burg, sipas ligjit që parashikon ndëshkime për ata që i bashkohen konflikteve të huaja.

Kjo histori është një dëshmi e fuqisë së ndërhyrjes humanitare dhe e vështirësive që përballin individët e përfshirë në konflikte të largëta. Rrëfimi i Fjollës sjell në pah dhimbjen e familjes, sakrificat dhe shpresën që e mbajti të gjallë deri në kthimin e vëllait të saj në shtëpi.

Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka njoftuar se gjatë vizitës së tij na Nairobi ka vizituar Misionarët e Bamirësisë së shtëpisë së Nënë Tereza.

Zyberaj, përmes një postimi në facebook bëri të ditur se në emër të Behgjet Pacolli, ka nisur me krenari një projekt për emërtimin e një sheshi të madh në Nairobi në nder të Nënë Terezës, ku do të vendoset edhe shtatorja.

Ndërsa theksoi se kjo iniciativë forcon imazhin e shqiptarëve jashtë vendit, duke treguar historinë tonë të pasur të bujarisë, qëndresës dhe përkushtimit ndaj përmirësimit të shoqërisë.

Postimi i plotë:

Sot në Nairobi pata privilegjin të vizitoj Missionaries of Charity Mother Teresa Home, një vend ku shkëlqen fryma e humanizmit dhe sakrificës. Ky institucion, i frymëzuar nga puna e jashtëzakonshme e Nënë Terezës, qëndron si një testament i trashëgimisë së saj të dashurisë dhe kujdesit për më të dobëtit.

Këtu takova edhe një shqiptare, motër Marjetën që shërbente aty.

Si shqiptar, ndihem jashtëzakonisht krenar duke ditur se kjo grua e mrekullueshme, një bijë e kombit tonë, është bërë një simbol i dhembshurisë dhe shpresës në mbarë botën.

Në emër të Presidentit Behgjet Pacolli, kemi nisur me krenari një projekt për emërtimin e një sheshi të madh në Nairobi në nder të Nënë Terezës, ku do të vendoset edhe shtatorja. Ky do të jetë një simbol i përhershëm i vlerave të saj humanitare dhe një kujtesë për kontributin e shqiptarëve në humanizmin global.

Është një mënyrë e vogël për të siguruar që mesazhi i saj për dashuri dhe paqe të jetojë për brezat që vijnë.

Kjo iniciativë forcon imazhin e shqiptarëve jashtë vendit, duke treguar historinë tonë të pasur të bujarisë, qëndresës dhe përkushtimit ndaj përmirësimit të shoqërisë. Nënë Tereza nuk është vetëm një thesar shqiptar—ajo është një ikonë globale, dhe përmes emrit të saj, synojmë të ndërtojmë ura edhe më të forta miqësie midis Shqipërisë dhe botës.

Mitrovicë, 2 shtator 2024 –

Në kuadër të angazhimeve tona për të mbështetur arsimin dhe të rinjtë, Fondacioni “Behgjet Pacolli”, ka ndërmarrë një iniciativë të veçantë për shpërndarjen e çantave shkollore për nxënësit e shkollave të zonës së Shalës.

Ky aksion humanitar filloi në shkollën e fshatit Bistricë dhe vazhdoi me sukses në shkollat e fshatrave Vllahi, Melenicë, Bajgorë, Rahovë dhe Qabër. Çantat e shpërndara përmbanin mjete shkollore esenciale, duke siguruar që çdo nxënës të ketë mjetet e nevojshme për të nisur vitin shkollor me entuziazëm dhe të përgatitur.

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “TREPCA” në fshatin Melenicë, duke pranuar donacionin e dhuruar nga fondacioni “Behgjet Pacolli”.

Ky është vetëm fillimi! Aksioni i shpërndarjes së çantave do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke synuar të mbulojë edhe më shumë shkolla dhe fëmijë në nevojë në zonat përreth. Ne besojmë se investimi në arsim është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për zhvillimin e vendit tonë.

Në këtë fillim të ri shkollor, Fondacioni “Behgjet Pacolli” i’u dëshirojnë të gjithë nxënësve një vit të mbarë, të mbushur me shëndet, suksese në mësime dhe përmbushje të ëndrrave. Ne jemi krenarë që mund të jemi pjesë e udhëtimit të tyre arsimor dhe të mbështesim të ardhmen e tyre.

Në shkollën “Jashar Begu” në Vllahi ku u dhuruan çanta dhe pajisje tjera shkollore nga fondacioni “Behgjet Pacolli”.

Faleminderit të gjithëve që na mbështesin në këto iniciativa dhe që ndihmojnë në përmbushjen e misionit tonë për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Shoqatën “Bereqeti” – dega Mitrovicë.

Donacioni u pranua edhe nga stafi i shkollës “Mehë Uka” në Shalë të Bajgorës.

Prishtinë, 2010 –

Ndërtesa e pallatit të shtypit “Rilindja”, është një ndërtesë e lartë 20-katëshe në qendër të Prishtinës.

Ky objekt pas pavarsisë së Kosovës, u mor në shfrytëzim nga Qeveria e Kosovës, e njejta përmes një kontrate punën për rikonstruktim i’a besoi “Mabetex Group”, e cila konsiston në rinovimin e të gjitha zyrave dhe sallës qendrore të Qeverisë.

Auditoriumi nuk ishte përfshirë në planin e projektit të miratuar. Fondacioni “Behgjet Pacolli” vendosi ta punojë atë për qeverinë si një dhuratë për përpjekjet e tyre të ardhshme.
Podiumi është strukturë e ngritur në pjesën e përparme të skenës, shpesh e përdorur për leksione ose prezantime.

Ndërtesa e Rilindjes fillimisht u ndërtua në vitin 1978 nga qeveria e atëhershme e Krahinës Autonome të Kosovës. Mabetex ishte i vetmi biznes kombëtar që konkurroi në tender, i cili përfshinte firma të ndryshme evropiane të ndërtimit.

300 anëtarë të stafit kanë punuar në tre turne të ndara për 24 orë në ditë për të përfunduar ndërtesën që të përfundojë në kohë. Mabetex punësoi qindra kosovarë, duke rritur mirëqenien sociale të shumë familjeve.

Auditori nuk ishte përfshirë në planin e projektit të miratuar. Fondacioni “Behgjet Pacolli” vendosi ta punojë atë për qeverinë si një dhuratë për përpjekjet e tyre të ardhshme.

Auditoriumi nuk ishte përfshirë në planin e miratuar të projektit. Në vend të kësaj, Fondacioni “Behgjet Pacolli” vendosi ta dhurojë atë për qeverinë si një dhuratë për përpjekjet e tyre të ardhshme.

Një auditor është një hapësirë e dizajnuar posaçërisht për mbajtjen e ngjarjeve të ndryshme, si leksione, konferenca, koncerte, teatro, etj.

Katër ashensorë sjellin në hapësirën e zyrës, e cila është e rrethuar me dritare që shfaqin pamje të pastër të kryeqytetit të Kosovës. Ceremonia e prerjes së shiritit u mbajt në vitin 2010.

Ulëset zakonisht të vendosura në rreshta dhe shpesh të pjerrëta për të siguruar një pamje të qartë për të gjithë të pranishmit.
Katër ashensorë sjellin në hapësirën e zyrës, e cila është e rrethuar me dritare që shfaqin pamje të pastër të kryeqytetit të Kosovës. Ceremonia e prerjes së shiritit u mbajt në vitin 2010.
Ndërtesa e pallatit të shtypit “Rilindja”, është një ndërtesë e lartë 20-katëshe në qendër të Prishtinës.

Gjenevë, 28 Qershor 2024-

Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe bashkëshortja e tij, Maria Pacolli, janë dekoruar me titullin “Doctor Honoris Causa” dhe respektivisht, “Master Honoris Causa”, për meritat e jashtëzakonshme në krijimin e miqësive të Kosovës me shtetet e botës dhe kontributin humanitar ndërkombëtar.

Shkolla e Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Gjenevë (Geneva School Of Diplomacy & International Relations), në praninë e qindra pjesmarrësve, kryesisht akademikë, ambasadorë dhe autoritete zvicerane, dekoroi dhe nderoi ish-preisidentin dhe ish-shefin e diplomacise kosovare, z.Behgjet Pacollin, me çmimin “Doctor Honoris Causa”. Një çmim i ngjashë (Master Honoris Causa) i’u dha po ashtu edhe bashkëshortës së tij, Maria Pacolli, presidente e Fondacionit zviceran “Ibrahim Kodra”. Këto çmime zakonisht i’u jepen personaliteteve botërore për rolin dhe kontributin e tyre për paqe, dialog dhe humanizëm në vendin e tyre si dhe në rajon.

Prof. Dr. Colum Murphy, themelues dhe president i (GSD), duke i dhuruar presidentit Behgjet Pacolli Certifikaten me titullin “Doctor Honoris Causa” .
Prof. Dr. Colum Murphy, themelues dhe president i (GSD), duke i dhuruar Maria Pacollit, Certifikaten me titullin “Master Honoris Causa”.

Prof. Dr. Colum Murphy, themelues dhe president i Shkollës së Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Gjenevë (GSD), tha se krenar duhet të ndihen kosovarët, shqiptarët dhe zviceranët me çiftin Behgjet dhe Maria Pacolli. Prof. Dr. Colum Murphy, fillimisht para të pranishmëve foli për veprën në fushën diplomatike, të biznesit dhe humanitare të Behgjet Pacollit.

“Zotëri dhe zonja Pacolli janë një qift shembullor dhe inspirues për diplomaci, biznes, kulturë dhe humanizëm. Këta dy sot janë mysafirët tanë kryesore të organizuar nga Shkolla e Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Gjenevë. Zotëri Pacolli është një lobues i shkëlqyeshem në favor të njohjeve të Kosovës, njëherit, njëri ndër themeluesit e shtetit të Kosovës dhe nga nënshkruesit e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Pacolli është lider i AKR-së dhe biznesmen i njohur në botë, si dhe humanist në Kosovë dhe Ballkan. Thenë shkurt, z.Pacolli kurrë nuk e ka larguar shikimin nga të varfërit, fëmijët e dëshmorëve, invalidëve e njerzëve të tjerë me nevoja për të i’u ndihmuar. Bujaria dhe humanizmi i këtij burrështeti nga Kosova është bërë legjendare…“, deklaroi para të parnishmëve Dr. Colum Murphy.

Presidenti Behgjet Pacolli dhe bashkëshortja e tij Maria, gjatë ceremonisë së dekorimit me titullin “Doctor Honoris Causa” dhe respektivisht, “Master Honoris Causa”.

Ne vazhdim Dr. Murphy, president i GSD-së tha se se zonja Maria Pacolli, si presidente e “Ibrahim Kodra Swiss Foundation”, ka merita të mëdha në fushën e kulturës dhe humanizmit.

“Maria e ka shëndërruar storjen e saj në legjendare. Znj. Pacolli është një grua e fortë e cila punon shumë por në heshtje dhe pa zhurmë. Për të më shumë flet puna e saj se sa fjalët. Ajo vlerësohet lartë me angazhimin e saj me vajzat/gratë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Puna e saj është shumë diskrete por me shumë peshë dhe bujari. Njëkohesisht, angazhimi i saj për fëmijët e braktisur është gjthashtu një mision humanitar dhe shembull i famshëm. Zonja Pacolli të gjitha këto i bënë me zemër e vullnet e asesi për aplaudime e as për reklamë. Thjeshtë, për humanizëm për popullin e Kosovës. Mbetemi me shpresë se Shkolla e Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Gjenevë do te vazhdojë të bashkëpunojë me zonjën Pacolli; e kjo na bën të privilegjuar”, ka përfunduar fjalën e tij Dr. Murphy.

Përmes kësaj video mund të shikoni fjalimin e Presidentit Pacolli dhe të znj.Maria.
Presidenti Pacolli duke prezantuar para të pranishmëve Certifikaten e cila i jep titullin “Doctor Honoris Causa”.

Pacolli: Faleminderit luftëtarëve tanë dhe ndërkombëtarëve, sidomos SHBA-ve dhe NATO-s për lirinë dhe demokracinë që e gëzojmë sot!

Në fjalën e tij para të pranishmëve ish-presidenti, Behgjet Pacolli, u fokusua në situatën në Kosovë, para, gjatë dhe pas luftës, deri tek pavarësia e saj. Presidenti Pacolli, drejtoi akuza ndaj regjimit të gjakatarit Milosheviq për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë.

Në vazhdimin e fjalës së tij presidenti Pacolli, tha se Kosova në këto dy dekadat e fundit ka avancuar në proceset demokartike dhe në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit. Po ashtu, presidenti Pacolli potencoi se përparimi vërehet edhe në funksionimin e shtetit juridik, falë liderëve dhe qeverive të pas-luftës deri më sot. “Faleminderit luftëtarëve tanë dhe ndërkombëtarëve, sidomos SHBA-ve dhe NATO-së për lirinë dhe demokracinë që qytetarët e Kosovës e gëzojnë sot!”

Certifikatat e Presidentit Behgjet Pacolli dhe bashkëshortes së tij Maria, të cilat tregojnë se bartin titullin “Doctor Honoris Causa” dhe respektivisht, “Master Honoris Causa”.
Certifikatat e Presidentit Behgjet Pacolli dhe bashkëshortes së tij Maria, të cilat tregojnë se bartin titullin “Doctor Honoris Causa” dhe respektivisht, “Master Honoris Causa”.

Në cermenoninë e dhënies së çmimit të nderit “Doktor/Master Honoris Causa” të çiftit Pacolli morën pjesë, pos stafit nga Shkolla e Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Gjenevë (Geneva School Of Diplomacy & International Relations), edhe ambsadorë dhe përfaqësues nga Misioni Shqiptar në OKB, ambasadorë e diplomatë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nga Republika e Kosovës. Prezentë ishin edhe Vasilika Hysi, Ilir Neza, Teuta Agai-Demjaha, Rexhep Bajraktari, Adnan Beqiri, Bukurije Gjonbalaj, dhe Festina Kurteshi – vajza e posadiplomuar në këtë eveniment.

Maria Pacolli, presidente e “Ibrahim Kodra Swiss Foundation”, duke adresuar para të pranishmëve pasi u dekorua me titullin “Master Honoris Causa”.
Ambsadorë dhe përfaqësues nga Misioni Shqiptar në OKB, ambasadorë e diplomatë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nga Republika e Kosovës, pjesmarrë në ceremoni.
Ambsadorë dhe përfaqësues nga Misioni Shqiptar në OKB, ambasadorë e diplomatë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nga Republika e Kosovës, pjesmarrë në ceremoni.

Pjesë e këtij organizimi, dhe pjesë e stafit akademik të shkollës, është edhe Adnan Beqiri nga Kosova. Për pothuajse 11 vite tani, z.Beqiri është ligjërues dhe Menagjer Akademik i Shkollës së Diplomacisë në Gjenevë. Kontributi i tij për këtë organizim të ceremonisë së diplomimit dhë ndarjes së këtij çmimi, si dhe për mbarëvajtjen e proceseve akademike ishte krucial. Ky kontribut i tij u vlerësua dhe u potencua disa herë gjatë fjalimeve të studentëve nga vende të ndryshme të botës.

Pas përdundimit të ceremonisë “Doctor Honoris Causa” dhe respektivisht, “Master Honoris Causa”, fotografi me pjesmarrësit.

Para Pacollit, çmimi “Doctor Honoris Causa” i’u kishte ndarë Nelson Mandelas, Ibrahim Rugovës, Sadaka Ogatas, Angela Merkelit, Kofi Annanit, dhe personaliteteve të tjera botërore që i kontribuan paqës, stabilitetit dhe avancimit të proceseve demokratike në botë.

Festina Kurteshi – vajza e posadiplomuar në këtë eveniment duke realizuar një fotografi me Presidentin Behgjet Pacolli dhe bashkëshorten e tij Maria, gjatë ceremonisë së dekorimit me titullin “Doctor Honoris Causa” dhe respektivisht, “Master Honoris Causa”.

Ju lutem, në vazhdim gjeni fjalimin e plotë të Presidentit Pacolli:

Të ndëruar Maturant,

I nderuari President Murphy, I nderuari komunitet i GSD, Te nderuar miq, zonja dhe zotërinj:

Është kënaqësi dhe privilegj për mua dhe gruan time që jemi këtu me ju, mes jush, në mes të këtij publiku të mrekullueshëm. Herë pas here, më kërkohet të them disa fjalë për veten time, për sukseset dhe per njerëzit tonë të përbashkët dhe përvojat e mia të jetës. Unë vij nga një fshat në malësinë lindore të Kosovës që në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë. Përvojat e mia si i ri në vendlindjen time zgjatën plot 17 vjet kur sfidova frikën time për t’i dhënë fund një që la gjurmë të pashlyeshme tek unë, një jete pa ujë të rrjedhshëm. pa televizor apo energji elektrike, pa libra, ose rroba te reja. Nga kjo situatë, Sfidova dhe e mposhta frikën për t’u përballur me një realitet krejtësisht të ri, tashmë me një mjedis, kulturë, gjuhë dhe qytetërim që nuk e njihja më parë. Gjithçka ishte kurioze për mua qe kërkonte eksplorim. Më vonë, si adoleshent, e pashë më qartë se si jetonte familja ime, komuniteti im, si jetonin njerëzit tanë, gjithmonë me frikën e uniformës së policisë, represionit të ashpër të regjimit të asaj kohe dhe shumë çështjeve të tjera ku diferencimi etnik dhe padrejtësitë ishin në krye. Si të rinj, ne kërkuam të drejta, por në vend të kësaj morëm dënime, burgime, lëndime, dhe madje vrasjet. Më kujtohet qartë kur në vitin 1969, në një protestë paqësore për arsimin e lartë në gjuhën shqipe, u plagosa rëndë nga një polic me bajonetë dhe nuk pata guximin të kërkoja ndihmë mjekësore sepse duhej të shmangëja burgun Perspektiva ime për jetën po pjekej gradualisht, ashtu siç bëri vendosmëria ime për t’i rezistuar padrejtësisë dhe për të ndërtuar botën time të arritjeve më pak të cenueshme.

Ndërtimi i diçkaje të fortë, diçka që nuk mund të dërrmohej nga shtypja dhe padrejtësia. Nga të gjitha këto fatkeqësi mësova se e vetmja derë e hapur për mua ishte ajo që thoshte: “ketu punojmë”. Kjo, kjo derë më kushtëzoi që të largohesha nga vendlindja ime, ku do të kerkoja kete dere dhe isha gadinte punoja çdo punë për të financuar studimet e mia dhe për të ndihmuar herë pas here prindërit e mi në vendlindje. Kështu, në vitin 1973 përfundova gjashtë semestra të arsimit të lartë në Hamburg të Gjermanisë, para se të kthehesha në Kosovë për të kryer shërbimin ushtarak dhe për të rifilluar kërkimi për të gjetur atë derë të etiketuar “Këtu punojmë” Gjatë gjithë viteve 1980, kam punuar në pozicione menaxheriale për dy kompani ndërkombëtare, ne Austri e Zvicer, (kam maxhistruar 1982 ne Zuerich) për të filluar biznesin tim në fillim të viteve 1990, këtu në këtë vend të bukur, në Zvicër. Në vitet 1990, edhe një herë, ne pamë spektrin e luftës në Evropë kur Sllobodan Millosheviç erdhi në pushtet në Jugosllavi. Koncepti i tij për Kosovën ishte një koncept i persekutimit, një koncept i shkatërrimit dhe i vrasjeve masive. Më kujtohet qartë kur në vitin 1969, në një protestë paqësore për te kërkuar arsimin e lartë në gjuhën shqipe, u plagosa rëndë nga një polic me bajonetë dhe nuk pata guximin të kërkoja ndihmë mjekësore sepse duhej të shmangeja burgun. Nga të gjitha këto fatkeqësi mësova se e vetmja derë e hapur për mua ishte ajo ku shkruente “këtu punojmë”. Kjo, (nevoja për te gjetur një derë të till) më kushtëzoi që të largohesha nga vendlindja ime, ku do të punoja çdo punë për të financuar studimet dhe për të ndihmuar herë pas here prindërit e mi në vendlindje. Kështu, në vitin 1973 përfundova gjashtë semestra të arsimit të lartë në Hamburg, para se të kthehesha në Kosovë për të kryer shërbimin ushtarak dhe për të rifilluar kërkimi për të gjetur atë derë të etiketuar “Këtu punojmë” Gjatë gjithë viteve 1980, kam punuar në pozicione menaxheriale për dy kompani ndërkombëtare.

Ne vitin 1982 kam mbrojtur maxhistraturen ne Zuerich dhe Businessin tim e kam filluar ne fillim të viteve 1990, këtu në këtë vend të bukur, në Zvicër. Në vitet 1990, edhe një herë, ne pamë spektrin e luftës në Evropë kur Sllobodan Millosheviç erdhi në pushtet në Jugosllavi. Koncepti i tij për Kosovën ishte një koncept i persekutimit, një koncept i shkatërrimit dhe i vrasjeve masive. Pas një suksesi të konsiderueshëm timin në një ane dhe shkatërrimeve të shkaktuara nga lufta në vendin tim, nga ana tjetër, nuk munda të qëndroja indiferente ndaj një situate të tillë. Jam kthyer në Kosovë për të ndihmuar kudo që kam mundur. E gjithë kjo u kurorëzua me nënshkrimin e Deklaratës se Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Mundësia që më ofrohet me nënshkrimin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës ishte arritja më e madhe për të cilën jam përjetësisht mirënjohës miqve tanë ndërkombëtarë që ndaluan gjenocidin në Kosovë dhe popullit të Kosovës që sakrifikuan gjithçka për të arritur këtu ku jemi sot.

Po, sot jam këtu me ju, dua të fokusohem në atë që do të thotë të ndjekësh suksesin në biznes apo politikë, duke mos harruar gjërat që kanë rëndësi. Me kalimin e kohës, me të drejtë, intensiteti i politikës po kalon te brezat e rinj, por intensiteti i biznesit po rritet dhe detyrimet e mia i ndjej më thellë, jo si një domosdoshmëri, por si një lloj trashëgimie ( kauze) që nuk mund të kalojë pa u vënë re. Vazhdimi i shtetndërtimit për Kosovën mbetet sfidë e madhe si per çdo ke, ashtu edhe për mua, duke pa nevojen për të ndërtuar një shtet modern me ekonomi të fortë dhe me shumë miq në mbarë botën. Së fundi, ajo që duhet t’ju them ju të diplomua, “Arsimi është thelbësor për progresin e vërtetë, por nëse harrojmë humanizmin dhe vlerat tona , atëherë suksesi mund të bëhët vetëm një fjalë boshe”. “Respektoni veten dhe gjithçka që është e juaja si parakusht për të dashur ose respektuar të tjerët”! “Bëni për të tjerët vetëm atë që dëshironi që të tjerët të bëjnë për ju” Një tjetër këshillë e qartë nga unë, së bashku me urimet e mia të përzemërta, është që “të mos harroni kurrë dhe të jeni gjithmonë mirënjohës ndaj atyre që ju sollën në këtë vend të lumtur sot” urime!

Faleminderit shumë!

Hajvali, 14 mars 2024 –

Në muajin e bekuar të Ramazanit, një numër i madh i besimtarëve në të gjithë botën shprehin solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për nevojat e familjeve të varfëra.

Në këtë kontekst, themeluesi i Fondacioni ‘Behgjet Pacolli’ ka organizuar një iniciativë të veçantë për të shërbyer agjeruesit me ushqime të nevojshme për të ndjekur agjërimin e tyre në këtë muaj të shenjtë.

Një numër realativisht i madh i agjeruesve janë shërbyer nga Fondacioni në 30 ditët e Ramazanit. Kjo nisme është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të fondacionit për të ndihmuar komunitetet në nevojë.

Për të arritur këtë qëllim, Fondacioni ka organizuar një ekip punëtor të përkushtuar dhe të përgatitur, i cili ka punuar me zell dhe dedikim për të siguruar që shujtat të jenë të përgatitura dhe të shpërndara në mënyrë efikase dhe të drejtë.

Për të reflektuar suksesin e kësaj nisme dhe për të falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e saj, Fondacioni ‘Behgjet Pacolli’ po publikon këtë video reportazh dhe foto nga disa prej iftareve.

Video reportazh ku jane permbeldhur momente nga 30 iftaret e shtruara nga Fondacioni.

Presidenti dhe themeluesi i Fondacioni, z.Behgjet Pacolli, thirrjen e kishte bërë për qytetarët që të ndajnë “gëzimin e Iftarit” së bashku. Presidenti ka njoftuar përmes platformës Facebook, se Fondacioni “Behgjet Pacolli” po organizon iftar në Hajvali për të gjithë të interesuarit gjatë tërë muajit të ramazanit.

Thirrjes së presidentit i janë përgjigjur qytetarër në numër të madh. Fondacioni gjatë Ramazanit ka shtruar 4.864 shujta, të shoqëruara me pije freskuese, hurma, fruta dhe ëmbëlsira.

Ai ka ftuar qytetarët që të ndajnë “gëzimin e Iftarit” së bashku, duke njoftuar se pjesëmarrja do të jetë e lirë dhe pa asnjë procedurë paraprake.

“Iftari masiv” po organizohet në Hajvali, në hallën e Tenisit, te qendra Diamond residence.

Fondacioni “Behgjet Pacolli”, me themeluesin e tij edhe vitin e kaluar kishin organizuar iftarin më të madh ndonjëher në Kosovë, me mysafir në numër mbi 1500 persona.

Kurse ndërvite fondacioni dhe presidenti Pacolli, ka shpërnda ushqime, pako me ushqime, e në forma tjera ndihma për të gjitha familjet në nevojë në mënyrë që në sofrën e tyre të kenë ushqime gjatë muajit të shenjt të Ramazanit.

Një familje e gjërë duke mbajtur këtë fotokujtim nga iftari i shtruar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.

Gjilan, 30 mars, 2017 –

Reportazh e përgatitur në ditën kur donacioni i është dorëzuar stafit mjekësor në spitalin e Gjilanit.

Fondacioni “Behgjet Pacolli” i ka dhuruar spitalit të Gjilanit një donacion me shtretër, tavolina dhe pajisje të tjera.

Në këtë donacion janë përfshirë shtretër, dollapë, tavolina dhe pajisje të tjera ortopedike. Ditë më parë oriendi të njejta i janë dhuruar edhe spitalit të qytetit të Pejës.

“Në vazhdën e projekteve të saja të vazhdueshme Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka dhuruar me kënaqësi një donacion me shtretër, dollapë e pajisje të ndryshme ortopedike”.

Ndërsa mjekë nga ky spital kanë konfirmuar donacionin dhe kanë falënderuar Fondacionin “Behgjet Pacolli” për këtë gjest human që do të shkojë në favor të pacientëve të këtij qyteti.

Fondacioni “Behgjet Pacolli”, është i përkushtuar të ndihmojë intitucionet që ofrojnë shërbime shëndetësore për qytetarët e Kosovës.

Gjakovë, 17 maj 2017 –

Fondacioni “Behgjet Pacolli”, ka bërë të ditur se i kanë dhuruar Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovës, shtretër dhe invertarë.

Në ceremoninë e pranim –dorëzimit e këtij donacioni mori pjesë edhe drejtori i Spitalit Ahmet Asllani.

“Ne jemi falënderues fondacionit Behgjet Pacolli që ka zgjedhur spitalin tonë për të na ndihmuar me inventar. Me këtë donacion do të rehabilitohemi sa i përketë shtretërve në spitalin tonë” tha ai.

Reportazh e cila tregon pajisjet e donacionit dhuruar spitalit të Gjakovës.

Prizren, 17 maj 2017 –

Fondacioni “Behgjet Pacolli” në bashkëpunim me shtetin gjerman ka sjell kontingjentin e dytë me shtretër dhe inventarë për spitalin rajonal të Prizrenit.

Përfaqësuesja e fondacionit ka thënë se ndjehet e lumtur që së bashku me shtetin e Gjermanisë po e ndihmojnë spitalin e Prizrenit që të ketë kushte sa me të mira për pacientë.

“Arsyeja pse kemi zgjedhur ta ndihmojmë spitalin e Prizrenit është se ai përballet me mungese të gjerave  elementare për pacient, ky donacion ka ardh pasi qe presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli i ka bërë një vizitë Prizrenit dhe i ka parë kushtet e vështira në spital. Ne do të vazhdojmë të iu ndihmojmë edhe spitaleve tjera ne komunat e Kosovës duke e parë gjendjen e vështir të tyre”

Donacionin e pranoi  drejtori i spitalit regjional të Pejës, Shyqeri Hasani. “Ne jemi falënderues fondacionit Behgjet Pacolli që ka zgjedhur spitalin tonë për të na ndihmuar me inventar” tha ai.

Ndërsa Shefajet Berisha, zyrtar i komunikimit i spitalit rajonal Prizren tha se së shpejti do ti vënë në shërbim të pacientëve shtretërit.

“Kjo është një ndihmë në kuadër të ndihmave qe vinë në spitalin e Prizrenit me herët Behgjet Pacolli ka kërkuar të sjell një donacion dhe ne e kemi përkrahur dhe se shpejti do to vëmë ne shërbim të pacienteve”, tha Berisha.

Pejë, 17 Maj 2017

Fondacioni “Behgjet Pacolli” i ka dhuruar spitalit të Pejës një donacion me shtretër, tavolina dhe pajisje të tjera. Përfaqësuesja e Fondacionit “Behgjet Pacolli”, Vana Jerliu Ramadani, ka thënë se fondacioni ka dhuruar një donacion me paisje ortopedike.

“Në Pejë në spitalin e përgjithshëm ka arritur një donacion kryesisht donacioni me paisje ordopetike, duke pasur parasysh se spitalet kanë nevojë për donacione të tilla”, ka thënë Ramadani.

Reportazh e realizuar në ditën kur donacioni i është dorëzuar stafit mjekësor të Pejës.

Ajo më tejë shtoi se ka vizituar spitalet dhe mjerisht nuk janë në gjendje që i plotësojnë kushtet dhe si fondacion kanë vendosur të japin këso lloj donacione edhe në disa pjesë tjera të Kosovës.

Fondacioni “Behgjet Pacolli” është duke dhuruar donacione edhe në Komunën e Prizerenit dhe në disa spitale tjera, në komuna të ndryshme, kishin dhuruar edhe më parë donacione.

Ekipet logjistike duke bartur pajisjet e dhuruara donacion për spitalin e Pejës.
Ekipet logjistike duke bartur pajisjet e dhuruara donacion për spitalin e Pejës.
Stafi mjekësor i spitalit regjional të Pejës duke evidentuar çdo pajisje të dhuruar donacion nga fondacioni.