Behgjet PacolliBehgjet Isa Pacolli

Data, vendi i lindjes, familja:
30 gusht 1951, Marec, Prishtinë. I biri i Isës dhe Nazmijes, i dyti nga 10 fëmijët, i martuar me znj. Masha Pacolli. Prind i pesë fëmijëve, tri vajzave dhe dy djemve (Arbreshës, Selenës, Hanës, Isës dhe Diarit).

Edukimi
fillestar: Edukimi fillor në Marec – Kosovë.

I mesëm: Edukimi i mesëm në Prishtinë.

I lartë: 1970-1973 Instituti i Tregëtisë së jashtme Hamburg, Gjermani

Specializimi: 1982-1983 Master në Marketing dhe Menaxhment – Instituti Mösinger Zurich.

Profili profesional,
eksperienca:

1974-1975 Korrespondent për gjuhë të huaja dhe zëvendësdrejtor për zhvillim pranë Kombinatit të Tekstilit, Gjilan.

1976 Drejtor komercial për zhvillim rajonal i Kompanisë Peter Zimmer, Kufstein Austri.

1977-1980
Drejtor komercial në kompaninë Interplastica Project Engineering në Morbio Inf. Zvicër.

1980-1990 Drejtor Gjeneral Interplastica Project Engineering në Morbio Inf. Zvicër.

1990 Themelues, President dhe titullar i Mabetex Project Engineering, Lugano Zvicër.

1992-2009 President i CRS-Credito per lo sviluppo e ristrutturazione, Lugano Zvicër;
President i Mabco Construction, Lugano Zvicër
President i Swiss Diamond Hotel Management, Bermuda;
Titullar i Korporatës Interfin Finance Londër;
Titullar i Mabetex International (i shtrirë 18 vende të botës);
Titullar i kompanise së sigurimeve Siguria, Prishtinë;
Aksionar mazhoritar në Bankën Ekonomike, Prishtinë;
Titullar i Saranda Properties, Astana Kazakistan;
Titullar i Sine Tempore International ;
Titullar i agjensionit Diamond Travel;
Titullar i Nuova Bernasconi – Lugano
Anëtar i bordit në disa kompani nëpër botë

Veprimtaritë tjera humanitare:

Sponsor kryesor i Fondacionit Aleksandër Moisiu;
Themelues i Fondacionit dhe jetimoreve “Bambini Di Sakha
1993 - Themelues dhe sponsor i spitalit për strehimin dhe përkujdesjen e fëmijëve të braktisur që lindin me probleme fizike në Sakha);

1999
- Në bashkëpunim me Fondacionin “Insieme per la pace” dhe zonjën Fanfani, intervenon masivisht në ofrimin e ndihmave në Kukës, Ivangrad, për të dëbuarit nga Kosova;
Mbështetje spitaleve në Kosovë me barna dhe preparate medicinale;

Themelues i Fondacionit Ibrahim Kodra,Lugano;

2000-2004 - Mbështetje për ngritjen e infrastrukturës së TMK-së në Prishtinë dhe kontribut në pajisjet profesionale të saj;

2005 – Mbështetje për ngritjen e Qendrës memoriale në Penuhë të Podujeves;

2004 – Ndërmjetësimi dhe lirimi i pengjeve në Afganistan (pas një qëndrimi trejavor me sukses arrin të lirojë tre pengjet, punëtorë të OKB-së, Shqipe Hebibit, Annete Flaninghan dhe Angjilito Najan;

2006
– Ndërmjetësimi dhe lirimi i gazetarit të marrë peng në Afganistan, Gabrielle Torsello;

2006 Fondacioni Behgjet Pacolli, Prishtinë (bursa studimore, asistencë sociale për njerëzit në nevojë, ndërtimi i shtëpive për skamnorët dhe kontribute tjera në jetën sociale dhe kulturore);

2007 – Kontribut në ndërmjetësimin dhe lirimin e 23 pengjeve koreanë në Afganistan;

2008-2011 – Lobim permanent për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran;

2007 Projektues, sponsor dhe financues i gjithë infrastrukturës së Universitetit Amerikan në Kosovë AUK;

2009 Financon ndërtimin e zgjerimit të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës;

2008 Financon projektin e rindërtimit dhe restaurimit të xhamisë së Llapit në Prishtinë (objekt në kuadër të trashëgimisë kulturore të Kosovës); 1

Sponsorizues i sportit dhe kulturës në Kosovë;

Kontribut tërësor në ndërtimin e strehimoreve dhe shtëpive për familjet skamnore; (në vazhdim e sipër)

Asistencë në dërgimin për shërim jashtë vendit të dhjetëra pacientëve në vit; (në vazhdim e sipër)

Asistencë sociale invalidëve dhe personave në nevojë (pagë mujore); (në vazhdim e sipër)

Veprimi dhe angazhimi politik

Promovues dhe Themelues

1999 FORK – Fondacioni për Rindërtimin e Kosovës, Prishtinë;
2000 Themelues i UASH, Unioni i Afaristëve Shqiptarë, Lugano;
2004 Themelues i SEED, Fondacioni për zhvillim ekonomik të Evropës Juglindore, Washington (Fondacioni promovues dhe lobues i pavarësisë së Kosovës);
2005 Themelues i organizatës New Kosova Alliance, Washington (organizatë lobuese për pavarësinë e Kosovës, 2005-2007);
2006 Themelues dhe Kryetar i Partisë Politike Aleanca Kosova e Re, AKR (parti politike që në zgjedhjet e para në vitin 2007, renditet si partia e tretë politike në vend);
Anëtar i Center for International and Strategic Studies CSIS (Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare), Washington, Këshilltar permanent i Komitetit të udhëhequr nga Henry Kissinger;
2007-2010 Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës ;
2011 Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës (mandati i dytë)
2011 PRESIDENTI i Republikës së Kosovës 2
2011 Inicues dhe nënshkrues i marrëveshjes së koncensusitpolitik për reformat kushtetuese dhe zgjedhore.
2011 ZËVENDËS KRYEMINISTËR I PARË i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përgjegjës për politikën e jashtme dhe investimet e huaja.

Vlerësime:
Dekoratat e TMK;
Vlerësime dhe tituj nderi nga Universiteti i Teknologjisë së Roçester (Rochester);
Dekorata nga AUK (Universiteti Amerikan në Kosovë)
Dekoratat e larta të Shtetit të Perusë, Presidentit të Perusë;
Dekorata më e lartë shtetërore e Federatës Ruse (vlerësimet në arkitekturë), qytetari i dytë i huaj pas amerikanit Armand Hammer që e merr këtë dekoratë;
Qytetar nderi i Astanës, Republika e Kazakistanit;
Konsull nderi global i Liberisë (2002-2008);
Ambasador i Paqes (Universal Peace Federation);
Kalorës i Paqes Globale i Mijëvjeçarit; dhënë nga Centro Internazionale per la Pace fra i Popoli (Qendra Ndërkombëtare për paqen mes popujve) çmim i dhënë dhe Michail Gorbaciov, Perez De Cuellar, S.S. Giovanni Paolo II, Luciano Pavarotti, Helmut Kohl, Nënë Tereza e Kalkutës, Kofi Annan, Bill Gates, etj;
Mirënjohja nga Fondacioni Nelson Mandela;
Mirënjohja nga Fondacioni Clinton Global Initiative.
Qytetar nderi i qytetit të Lezhës – Shqipëri
Titulli Doctor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës
Nderohet me “Çelësin e Tiranës

Gjuhët:
Gjuhë amtare: Shqip
Gjuhë të huaja: Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Rusisht, Spanjollisht, Serbo-Kroate, etj.

Publikimet:
Publikime të ndryshme nga sfera socio-ekonomike, politike dhe kulturore;
Themelues dhe botues i revistës “Albanica”.
Themelues i gazetës ditore “Lajm”
Autor i librit autobiografik “Nga sfida në sfidë, Jeta Behgjet Pacolli, 2010.

Të dhëna tjera:

www.behgjetpacolli.com
http://www.mabetex.com/
http://www.ks-siguria.com/ks-siguria/
http://www.swissdiamondhotel.net

Forumet në gjuhën angleze
http://www.pacollikosovo.com/
http://pacolliafghanistan.com/
http://www.pacollimabetex.com/
http://www.pacollidiamond.com/
http://www.pacolligroup.com/
http://www.mabetexconstruction.com/
www.balkanwelfare.org

në gjuhën gjermane
http://www.behgjetisapacolli.de/
http://www.behgjetpacolliafghanistan.de/
http://www.behgjetpacollikazakhstan.de/
http://www.behgjetpacollikosovo.de/
http://www.behgjetpacollimabetex.de/
http://www.behgjetpacollirussia.de/
http://behgjetpacolliswitzerland.de/
http://www.behgjetpacolliusa.de/
http://www.bpacolli.de/
http://www.bpacolli.ch/
http://www.behgjetisapacolli.ch/
http://www.pacolligroup.ch/
http://www.mabetexconstruction.ch/
http://www.pacollikosova.ch/
http://www.pacollibalkan.ch/
http://www.pacollimabetex.ch/

në gjuhën shqipe

http://behgjetpacollirussia.al/
http://www.behgjetpacolliusa.al/
http://www.behgjetpacollimabetex.al/
http://www.behgjetpacollikazakhstan.al/
http://behgjetpacolliitaly.al/
http://www.behgjetpacolliafghanistan.al/
http://behgjetpacolliswitzerland.al/

në gjuhën ruse
http://behgjet-friends.ru/
http://behgjet-pacolli.ru/
http://behgjetbiography.ru/
http://behgjetbusiness.ru/

1 Xhamia e Llapit në Prishtinë u ndërtua në vitin 1470 gjatë Perandorisë Osmane dhe është një ndër ndërtimet më të lashta në Prishtinë.
2 Gjatë mandatit të shkurtër presidencial, inicion dhe promovon reformat kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga populli, dhe tërhiqet nga posti i presidentit, duke mundesuar kohezionin politik në mes partive politike duke evituar zgjedhjet e parakohshme.